19/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 maj 1996

Të sigurt në fitore dhe të vendosur për ta mbrojtur votën e lirë të popullit

Përfaqësuesit socialistë denoncojnë përpjekjet për manipulim Konferencë shtypi e përfaqësuesve socialistë në Komisionin Qendror të zgjedhjeve Përfaqësuesve të opozitës nuk mund tu mohohet e drejta e firmës në komisionet e votimit Faqe 2

Apel elektoral i Fatos Nanos

Unë ju garantoj se, në këtë rrugë, më 27 Maj 1996, shteti do të jetë në shërbimin tuaj dhe se Shqipëria do të fitojë, më së fundi paqen sociale dhe konsensusin politik të një republike parlamentare pa sundues dhe të sunduar, ju do të fitoni barazinë reale para ligjit dhe çdo individ sigurinë e ushtrimit të iniciativës së lirë në Motra dhe vëllezër shqiptarë! 26 Maj - dita kur ju do të rifitoni ditëtin tuaj përmes votës së lirë - erdhi! Përdoreni dhe administroni votën tuaj që askush të mos ju nëpërkëmbë, as t’ju privojë më të drejtat dhe liritë themelore qytetare si në regjimin aktual! Unë nuk ju kërkoj që të votoni kundër “Republikës së bananeve” të Sali Berishës, sepse ju këtë e keni vendosur tashmë, me vullnet të lirë dhe në mënyrë masive e të pakthyeshme! Unë ju bëj apel, që duke përqafuar pa ngurrim alternativën qeverisëse - “Për një demokraci të vërtetë” - të opozitës së moderuar, socialdemokratët dhe liberal-demokratët (PS, PSD, PAD etj) të shfaqëm gjithë kurajon dhe angazhimin tuaj qytetar për mbrojtjen e votës suaj të lirë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë shpërdorimit të paturpshëm të pushtetit dhe korrupsionit skandaloz të regjimit të Berishës! çdo fushë, pa kushte politike. Askush, përveç të inkriminuarve dhe të korruptuarve, nuk do të humbasë më qetësinë dhe shpresën! Ne, së bashku, do të vrasim përfundimisht frikën nga pushteti dhe do të çlirojmë institucionet demokratike nga tutela e partisë-shtet! Motra dhe vëllezër! Më 26 Maj ju do të keni në dorë fatin dhe të ardhmen tuaj, për të mos i tjetërsuar më kurrë! Vota e lirë për opozitën e moderuar është garanci që ju të gjithë të bëheni në mënyrë të pakthyeshme qytetarë të denjë shqiptarë, të Europës së Bashkuar! Nga ky partneritet do të fitojë edhe Shqipëria, edhe fqinjët dhe aleatët e saj euroatlantikë! Rroftë demokracia e vërtetë! Rroftë Shqipëria Fatos Nano

Shkodra i do

Shkodra i do socialistët

Speciale nga ngjarjet e ditëve të fundit — Faqe 4 - 5 Speciale nga ngjarjet e ditëve të fundit Faqe 4 - 5

Në valët e një operacioni policor të dështuar ose “operacioni Kalaja”

Faqe 6

Respektimi i standarteve të demokracisë është i detyrueshëm për të gjithë

faqe 8

Njoftim

Ditën e hënë, datë 20.05.1996, ora 10, në selinë e PS-së në Tiranë zhvillohet takimi me kryetarët e PS-së së rretheve. Në këtë takim do të raportohet për: 1. Shkeljet e ligjit elektoral deri më datë 20.05.1996 për çdo rreth e zonë elektorale (me shkrim) 2. Numri i zgjedhësve për çdo zonë elektorale dhe qendër votimi (me shkrim) 3. Masat që janë marrë për përballimin e situatës Kryesia e PS

Miting i madh i eurosocialistëve në Tiranë

Rinia eurosocialiste organizon ditën e dielë më datë 19 maj ora 11.00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” (Partizani) një miting të madh për prezantimin e kandidatëve eurosocialistë në zgjedhjet elektorale. Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët FRESSH