As dhuratat elektorale, as kushërinjtë e Arsidit, nuk e shpëtojnë Berishën nga humbja
Entuziazëm i jashtëzakonshëm në mitingjet elektorale të socialistëve në Delvinë, Sarandë dhe Gjirokastër.
6000 eurosocialistë manifestojnë në Tiranë
Speciale. Faqe 4 - 5
Faqe 2 - 3
Procesverbalet e votimit do të firmosën edhe nga antarët e komisionit
Nga perfaqesuesit tane ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mesuam se diten e diel eshte debatuar dhe vendosur perfundimisht, qe procesverbalet e rezultateve te votimit te qendrave te votimit dhe komisionet e zonave, do te firmosen edhe nga antaret e komisioneve dhe jo vetem nga kryetari dhe sekretari.
Përurohet fondacioni “Për Shqipërinë Demokratike”
Ditën e diel tek restorant “Bertini” në Tiranë u zhvillua një takim koktej, ku merrnin pjesë analistë dhe intelektualë të njohur të fushave të ndryshme. Qëllimi i këtij ishte promovimi i fondacionit “Për Shqipërinë Demokratike”. Ky fondacion synon nëpërmjet aktivizimit të mendimit dhe veprimit intelektual të rrisë dhe promovojë ide të reja, lëvizje dhe iniciativa për orientimin e Shqipërisë drejt Europës së Bashkuar, integrimin e Shqipërisë në sistemin e ri të sigurisë botërore, mbrojtjen e parimeve demokratike të Kartës së Helsinkit, të lirisë së shtypit, besimit fetar, mbrojtjen e lirive e të drejtave të njeriut dhe të figurave politico-shoqërore. Fondacioni do të nxisë e mundësojë lëvizjet intelektuale në mbrojtje të shoqërisë së hapur civile dhe në mbështetje të të gjitha lëvizjeve përparimtare shoqërore, politike e kulturore për europianizimin e shoqërisë shqiptare dhe emancipimin e saj, çipimin e marrëdhënieve të bashkëjetesës paqësore dhe të fqinjësisë së mirë.
Në ceremoninë e përurimit foli intelektuali i shquar Rexhep Mejdani. Fatos Lubonja, Moikom Zeqo etj.
Korresi i “Zërit të popullit”
Tortura policore ndaj aktivistëve eurosocialistë në Tiranë e Berat
Rrihen barbarisht në komisariatin Nr. 1 Lame Lamaj, Sajmir Xhunglini, Skënder Lamaj, anëtarë të Kryesisë dhe të Komitetit Drejtues të FRESSH si dhe Kryetari i FRESSH për Beratin Edi Spahiu.
Njoftohen me këtë rast të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë, të mos qëndrojnë indiferente ndaj shkeljeve flagrante jashtë çdo norme njerëzore e ligjore nga xhelatët me uniformë.
Miting në Korçë
Më datë 21.05.1996, në orën 16.00 në sheshin para stadiumit “Skënderbeu”, Partia Socialiste në Korçë organizon mitingun për mbylljen e fushatës elektorale “Pranverë ’96”.
Ftohen të gjithë zgjedhësit korçarë.
Komiteti drejtues i PS, Korçë
Miting në Durrës
Ditën e mërkurë, datë 22.05.1996 ora 18.00 në pallatin e sportit PS në Durrës, organizon një miting të madh elektoral ku marrin pjesë edhe parlamentare eurosocialistë europianë.
Komiteti Drejtues i PS, Durrës
Miting në Pogradec
Më datë 21.05.1996 në orën 18.30 në sheshin para stadiumit në Pogradec, Komiteti Drejtues i PS-së së rrethit organizon mitingun elektoral.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë e simpatizantë të PS-së.
Komiteti drejtues i PS, Pogradec
Ftesës së PS-së për të marrë pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e 26 majit deri tani i janë përgjigjur mbi 130 përfaqësues të partive socialiste e socialdemokrate nga Europa