Zgjedhje të reja në një kohë sa më të shkurtër
Dje në Stokholm: Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) kërkon
Pyetur nga redaktorë i gazetës sonë lidhur me vendimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zëvendëskryetari i PS Dr. Servet Pëllumbi deklaroi:
PSSH mbështet qëndrimet e OSBE dhe mbështetet në to për të përcaktuar qëndrimet e veta politike
Qëndrim konstruktiv në mbështetje të proceseve demokratike
Lajmi mbi sintezën e përfaqësuesve të lënduar në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Amerikës dhe të Hollandës, të komisionit të OSBE-së për Shqipërinë, të zhvilluar në Stokholm, është një lajm shumë i gëzueshëm për Partinë Socialiste dhe të gjitha forcat politike të koalicionit antifashist dhe demokratik, për të gjitha forcat politike që janë të interesuara për realizimin e standardeve demokratike, sidomos atyre zgjedhore, ku vendi ynë ka dalë e po del me sukses. Për këtë lajm, ne kemi ndier sot kënaqësi të jashtëzakonshme. Ky qëndrim konsensual amerikan, i asistuar me të gjithë përfaqësuesit e koalicionit në dyshim e shpresë, është një mbështetje e thellimit të pandërprerë të proceseve demokratike. Pasi Socialiste ka kërkuar dhe kërkon vazhdimisht vendosjen e parametrave demokratikë dhe krijimin e një mjedisi të shëndoshë politik e shoqëror në vend. Për ta realizuar këtë ne kemi kundërshtuar dhe kundërshtojmë me vendosmëri të gjitha veprimet manipuluese dhe shtrembëruese që e nxijnë para botës fytyrën demokratike të vendit tonë. Ne kemi kritikuar dhe kritikojmë masat e papërgjegjshme të qeverisë, që jo vetëm e komplikojnë konfliktin me opozitën por këto veprime të saj e çojnë konfliktin në skaje, ndaj i bëjnë dëm politik dhe ekonomik vendit. Tashmë nga fjala e vetë përfaqësuesve të lartë amerikanë dhe evropianë që kanë ardhur për të vlerësuar e verifikuar drejtpërsëdrejti situatën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri, është e qartë se vendi ynë i afrohet standardeve të papranueshme të një mjedisi konfliktual, të bazuar në parregullsi e teprime. Për ne nuk ka rëndësi sa dëm i kanë bërë këto akte e mosveprime sociale dhe politike qeverisë së djeshme e të sotme, por për ne rëndësi ka që nga këto sjellje të dëmtohet imazhi i Shqipërisë në botën demokratike. Për të shmangur çdo tepërim e konflikt të mëtejshëm, për të parandaluar përplasjen sociale të shoqërisë, PS kërkoi dhe kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të reja në atmosferën e mirëkuptimit, të bashkëpunimit dhe të stabilitetit politik. Askush nga ne nuk pret apo dëshiron që qeveria të legalizojë më 26 Maj rregullat e dëmshme sociale dhe politike. Por ne kemi ngulmuar dhe ngulmojmë që të shkohet te rishikimi nga Stokholmi. Asambleja Parlamentare e OSBE-së e kërkoi rishikimin nga Stokholmi.
"Asgjë nuk mund ta zhbëjë vendimin e Asamblesë së saj."
9.07.1996
Nga mbledhja e KPD të PS-së