25/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 korrik 1996

Hajdutët kërkojnë të kapin hajdutët

Parlamenti i votave të vjedhura kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për “të hetuar” vjedhjen e votave Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë çka ndodhi në zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri Nëpërmjet TV dhe shtypit, u dha njoftimi se parlamenti vendosi të krijojë një komision të përkohshëm për të shqyrtuar shkeljet e ligjit të zgjedhjeve më 26 Maj 1996 dhe ankesat për përdorimin e dhunës ndaj politikanëve dhe qytetarëve pas zgjedhjeve... ...Opozitës nuk i mungon aftësia dhe pjekuria për të kuptuar se çfarë fshihet prapa këtij komisioni. Loja “e tërheqjes së vëmendjes” është në dëm të atyre që e organizojnë. Tentativa për të krijuar imazhin se diçka po bëhet kthehet në të kundërtën e asaj që synohet. Krijimi i këtij komisioni parlamentar në fund të fundit është karshillëk ndaj rekomandimeve të KE dhe SHBA-së. Partia Socialiste dhe opozita në tërësi synojnë institucionalizimin e dialogut për daljen nga kriza e Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë çka ndodhi në zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri I ashtuquajturi Komision Parlamentar për të hetuar zgjedhjet e 26 majit dhe rrahjen e politikanëve më 28 maj, të cilat me të drejtë OSBE-ja, Këshilli i Evropës, Departamenti i Shtetit dhe shumë organizma ndërkombëtarë i kanë dënuar si dhunim të votës së lirë e të demokracisë, nuk e nxjerr dot nga udhëheqjet e turpit as Berishën dhe as regjimin e tij Faqe 4 - 5 asa] që synohet. Rrjedhim e përgjithshme politike në të cilën e futi vendin regjimi i Berishës me vjedhjen dhe dhunën barbare të 26 dhe 28 Majit dhe jo lojra berishjane me komisione farsë.

Sot mbërrin në Tiranë komisioneri i lartë i Bashkimit Evropian, Van Den Bruk

Autoritetet e Tiranës duhet ta dinë se zoti Van Den Bruk vjen në Shqipëri pas qëndrimit shumë të qartë që OSBE, BE, KE dhe SHBA etj. kanë mbajtur në lidhje me dhunimin e votës së lirë dhe të dhunës policore të ushtruar kundër opozitës, prandaj në vend të fjalëve duhet të pranojnë publikisht rezultatet e miratuara për këtë qëllim

Fatos Nano, mund të jetë shqiptari i parë që do të dalë i lirë nga Gjykata e Strasburgut

Shqipëria pritet të ratifikojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Faqe 3

Zgjidhja e krizës politike duhet të fillojë me tavolinën e Partive

Pas ekspertëve, takimi i nivelit të lartë PS - PD do të zhvillohet ditën e mërkurë më 31 Korrik 1996 Faqe 2

Zbuten dënimet e rrepta të Gjykatës së faktit

Në Gjykatën e Apelit Burgim i përjetshëm për Zylfytar Ramizin, 25 vjet burg për Aranit Çelën dhe Rrapi Minon ndërsa Haxhi Lleshi dhe Manush Myftiu kthehen në shtëpi të dënuar me nga 5 vjet Burg me kush Faqe 7

Parlamenti i ri i Berishës

Dështim që në fillim të rrugës

Programi i Qeverisë “Meksi 2” Faqe 6

Romani i ri i Dritëro Agollit

“Kalorësi lakuriq” Faqe 11