Ministri Shamata përpara shkarkimit ose dorëheqjes
A do të rishfaqet në skenën qeveritare Agron Musarai?
Bixhozi i pushtetit Meksi - Shehu ka nisur, por nuk ka përfunduar. Dueli Shamata - Musarai, i shpallur hapur nëpër komisariate është edhe shkëndija e parë e krizës qeveritare
Faqe 3
Aleatët e krimit
Editorial
-Partia Demokratike duke lejuar që krimi të pushtojë qytetet e fshatrat tona, kërkon të spostojë vëmendjen nga kriza e rëndë e qeverisjes së saj -
Krimi nuk ka ditë që nuk godet ashpër në Shqipëri. Ai po merr si një kosë njerëzore jetën njerëzish të shumtë, të çdo moshe, në çdo krahinë, në çdo kohë. Asnjëherë në historinë e trazuar të Shqipërisë kriminaliteti nuk ka patur përmasat që ka sot. Pasiguria e njerëzve përballë bandave të armatosura që rivalizojnë më njëra tjetrën dhe kërkojnë të bëjnë ligjin, deri në një fshat a komunë të largët, është bërë tipari më i rëndë i kësaj periudhe tranzicioni.
Pushtetarët kanë kërkuar gjithnjë të fshihen të vërtetën mbi nivelet e kriminalitetit në Shqipëri, madje nuk kanë munguar të theksojnë se në vend lulëzoka liria dhe siguria e qytetarit. Asnjë evidencë nuk ka për kriminalitetin, por statistikat më të mira janë nënat dhe motrat e viktimave të pafundme që vishen me të zeza. Sikur të mos mjaftonin viktimat e emigracionit, që mbytën detra e maleve, që pa asnjë mbrojtje lënë jetën në dhe të huaj, krimi është bërë qytetar nderi në Shqipërinë e sotme.
Rëndë ka goditur kriminaliteti javën e fundit mbi përfaqësuesit e policisë, të atij segmenti të pushtetit që e ka për detyrë luftën kundër kriminalitetit. Janë të njohura tashmë vrast e shefit të policisë në Pogradec, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Tiranë, ngjarje që u pasuan nga vrasja e dy vetëvrerë policë ditë e fundit. Kur vriten njerëz të veshur me pushtet, nga një pakicë e thjeshtë e deri tek shefi më i lartë, kjo është shprehje e
të ... Vjion në faqen 3
Dosja që djeg
Gazeta “Albania” zbulon krizën e thellë në marrëdhëniet e qeveritarëve të Tiranës me SHBA dhe Europën -
Nëqoftëse sot kritikat më të forta për regjimin e Berishës vazhdojnë të vijnë nga SHBA, nuk mund të mendohet që Evropa të lejojë të kalojë pa u ndëshkuar precedent që krijoi 26 maji me vjedhjen e votës së popullit në emër të demokracisë e duke shkelur ligjet e shenjta të saj. Aq më tepër vlen të theksohet kjo tanimë që ka ardhur momenti për të kërkuar llogari se çfarë u bë në Tiranë me dokumentet e saj që penalizuan rëndë farsën e 26 majit.
Faqe 4
Komanda “marsh” e Berishës për manipulimin e radhës
Faqe 6
Eurosocialistët respektojnë dhe nderojnë sakrificat e luftëtarëve të lirisë
Takim i Kryesisë së FRESH me kryesinë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare
Faqe 2
Kolltuku Nr. 1 i Bankës Kombëtare të Kursimeve - dhuratë për martesë?
Zinxhirë skandalesh në financat shqiptare
Përgatiten listat me emrat e rinj që do të drejtojnë bankat shqiptare
Faqe 5