Shteti i papërgatitur për zgjedhje të lira
Shteti shqiptar nuk është ende i përgatitur për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme për pushtetin lokal, të planifikuara për t’u zhvilluar më 20 tetor.
Në këtë konkluzion të çojnë analiza e gjendjes së sotme të faktorëve politikë e juridikë për kryerjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në kushte normale. Pas tryezës së 13 partive politike të organizuar nga presidenti i Republikës para disa ditësh, u duk sikur u ndez një dritë jeshile rreth atij që quhet, krijim i besimit të nevojshëm për gatishmërinë e pushtetit për zgjedhje të lira e të ndershme. Por që nga ajo ditë asgjë nuk ka ndryshuar në veprimet e pushtetit për të krijuar kushtet e duhura për zgjedhjet. Ndërkohë që ditët po kalojnë, ende nuk po bëhet fjalë për ligjin ku do të sank- sanksionohen ndryshimet e premtuara në tryezën e fundit të partive. Një kërkesë e Kryesisë së PS bërë dje Kryesisë së Kuvendit Popullor për t’u njohur me projektligjin e ri të pushtetit lokal, mbeti pa përgjigje. Po kështu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, nuk është bërë fjalë fare për projektligjin që pritet t’i paraqitet parlamentit për miratim brenda datës 12 shtator, siç u premtoi partive presidenti në tryezën e fundit. Ndërkohë, pa mbaruar ende mbledhja e partive te presidenti, kryetari i komisionit të verifikimit të figurave zoti Mezini, u dërgon shkresë partive politike dhe u vendos afate për paraqitjen e listave të kandidatëve për pushtetin lokal. Një gjë e tillë tregon se, ose shteti nuk ka logjikë në veprimet e tij për zgjedhjet, ose logjika e tij është e mbrapshtë. Mungon transparenca në veprimet e tij për zgjedhjet dhe vazhdohet të veprohet me metodat e imponimit dhe të vënies së partive politike para faktit të kryer. Me njërezë të kallëpit të Mezin[it?], kërkohet t’u imponohet partive hyrja në zgjedhje, pa u garantuar atyre kushtet e nevojshme për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe veprimet e domosdoshme në kuadrin ligjor për zgjedhjet, synohet të bëhen në çastin e fundit, për t’i gjetur të papërgatitura partitë e opozitës. Mosrespektimi i afateve të miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me kompetencat e pushtetit lokal, krijon pamundësinë kohore të partive për të paraqitur kandidaturat e tyre për organet lokale. Kështu, sipas logjikës arit- (Vijon në faqen 2)