12/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 shtator 1996

Berisha ngatërron pushtetet

Pas votimit të djeshëm në Parlament: Parlamenti kthen në ligj propozimin e presidentit në Aktivin Kombëtar të Partisë Demokratike Gjithçka në funksion të ëndrrës së tij për një President me kompetenca pa kufij për shndërrimin e Shqipërisë në republikë presidenciale Kundërshton Tomorr Malasi “Kështu po kthehemi në vitet ’90-të kur pushteti ekzekutiv ishte një me legjislativin” Faqe 3

PD spekullon me tavolinat e rrumbullakta

Opozita përgatitet për zgjedhjet lokale Faqe 6

Kompaktësim përballë diversionit

Kongresi i II i PSSH, për vlerat e tij të mëdha dhe mesazhet e qarta që dha për gjithsejcilin prej nesh, bëri që të dështojë strategjia e PD, për shkatërrimin e PS. Socialistët korçarë dinë t’i respektojnë ndryshimet Intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste të rrethit të Korçës Niko Pandeli Faqe 2

SHBA dhe BE bashkërendojnë qëndrimet për realizimin e kërkesës për zgjedhje të reja në Shqipëri

Në Kongresin e XX të Internacionales Socialiste Faqe 4

Cili do të jetë kandidati socialist për Kryetar Bashkie në Tiranë

Faqe 8

Takim me Sekretarin e Parë të Ambasadës së Greqisë në Tiranë

Dje paradite, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH z. Rexhep Mejdani, dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë z. Maqo Lakrori, pritën në selinë e PSSH-së Sekretarin e Parë të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, z. Andreas Papakostantinou, me kërkesën e këtij të fundit. Në takim u shkëmbyen mendime mbi krizën politike në vendin tonë dhe rrugët për daljen prej saj, përfshirë zgjedhjet e ardhshme lokale. Z. Mejdani dhe z. Lakrori shprehën qëndrimin e Partisë Socialiste për to si dhe e njohën z. Papakostantinou me rezultatet kryesore të Kongresit të II-të të PS. Në takim u fol gjithashtu për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë pune. Zëdhënësi i PSSH

Takim me Këshilltarin e Parë të Ambasadës së Italisë në Tiranë

Dje mbasdite, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i Partisë Socialiste, z. Maqo Lakrori pati një takim pune me Këshilltarin e Parë të Ambasadës së Italisë, z. Kristofoli. Z. Lakrori bëri një ekspoze mbi rezultatet kryesore të debatit publik të Partisë Socialiste të Kongresit që saj të II-të (fazës së dytë) dhe parashtroi vizionin e PSSH për zgjidhjen e krizës politike në vend. Gjithashtu, ai vlerësoi ndihmën që ka dhënë dhe jep Italia për Shqipërinë. Z. Lakrori dhe z. Kristofoli, në frymën miqësore, shkëmbyen mendime mbi rrugët e mundëshme për normalizimin e situatës politike në vendin tonë. Zëdhënësi i PSSH