Me thirrjet “Duam bukë!”, “Duam kompensim të plotë dhe për të gjithë qytetarët”, “Duam paga më të larta”, “Jo privatizimit total të ekonomisë” sot janë përfshirë në një grevë 1-ditore sindikalistët në gjithë Shqipërinë, duke i shkaktuar një paralizë të rëndë ekonomisë, mësimit në shkolla dhe veprimtarive të tjera sociale e prodhuese.
Vendimi i Qeverisë Meksi për liberalizimin e çmimit të bukës në muajin korrik të këtij viti, ndëshim menjëherë në një reagim të ashpër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila e quajti këtë vendim antiligjor, arbitrar dhe antidemokratik. Pas zgjedhjeve farsë të 26 Majit, ky vendim i Qeverisë Meksi çënoi drejtpërsëdrejti interesat e gjithë popullit dhe i nxori shumë shpejt bojën propagandës së shpallur të PD-së dhe presidentit Berisha, të cilët si devizë për të qëndruar sërish në pushtet patën parullën demagogjike “Me ne fitojnë të gjithë”. Në fakt politika qeverisëse e PD-së ka treguar se është një politikë e mbrapshtë, me shumë të meta, e mbështetur në paaftësinë dhe korrupsionin e pushtetarëve të PD-istë, që me pak se çdo gjë kanë parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë dhe përparimin e vendit. Liberalizimi i çmimit të bukës u pasua pak më vonë me liberalizimin edhe të vajgurit, gazit të lëngshëm, biletave të transportit urban, shërbimeve të telekomit, etj., për kompensimin e të cilave Qeveria nuk ka menduar aspak.
Ishin të gjitha këto vendime dhe qëndrime antipopullore të Qeverisë së PD-së dhe Berishës, të cilat PS i ka kritikuar vazhdimisht, që kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe te të gjithë qytetarët tanë.
Konfederata e Sindikatave
Vijon në faqen 8
Shehu gënjeu!
Nënsekretari i shtetit të SHBA-së Wirth hapi të mërkurën derën për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Tritan Shehu. Berisha kish mbyllur derën për të, pak kohë më parë.
Wirth: Zgjedhje të lira lokale, kushtetuetë e re me referendum, zgjedhje të reja parlamentare si rrjedhë logjike
Faqe 3
DUAM ZGJEDHJE TË REJA
THANKS TO USA
Vlora e vlonjatëve, e kurdeve apo filipinasve?
Klandestinë bëjnë “hop” nga Vlora
Dyndje klandestinësh nga Shqipëria në brigjet e Pulias
Kapen nga policia 70 turq, 25 maqedonas, 15 shqiptarë
Mbi 20 mijë numri i klandestinëve që i drejtohen prej një viti, Italisë nga Shqipëria
Faqe 6 - 7
Aktivitet elektoral intensiv i Partisë Socialiste në të gjithë vendin
Drejtues të Partisë marrin pjesë në takime të gjera elektorale dhe paraqesin kandidatë socialistë.
Kronikat në faqen 2
Njoftim i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
Miting në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të premten më 4 tetor 1996, ora 17.00. Sindikalistë, punonjës të papunë e pensionistë: Merrni pjesë në mitingun e organizuar nga KSSH dhe Këshilli Sindikal i Tiranës në mbështetje të kërkesave drejtuar qeverisë për:
Kompensimin e plotë të liberalizimit të fundit të çmimeve. Deklarimin e minimumit jetik real dhe reflektimin në paga. Kundërshtimin e privatizimit total të ekonomisë.
Të gjithë në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ditën e premte, datë 4 tetor.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
Këshilli Sindikal i Tiranës
Kohët e fundit në Televizionin Shqiptar kanë filluar punë disa qytetarë me shkollë të mesme bujqësore nga fshatra të thella të vendit. Sipas formimit të tyre intelektual, spektakël do të thotë vetëm aheng me saze dhe këngëtare të paguar.