23/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 nëntor 1996

Politikë me fajde

Shënimi i ditës Në seancën parlamentare të së enjtes u dëshmua se qeveria Meksi dhe obashkësia i saj i quajtur Parlament kanë filluar të bëjnë politikë me fajde. Në emër të transparencës qëllin errësim të plotë. Në emër të përgjegjësisë, lajnë duart si kasapi. Në emër të interesave të qytetarëve, ndihmojnë të garantojnë vetëm interesat e tyre. Me ligj të veçantë Parlamenti aprovoi krijimin e një Komisioni [ndër]parlamentar për të mbikqyrur veprimtarinë e firmave huamarrëse. Një komision në ajër, të cilit nuk i dihet as bishti dhe as koka. Çfarë do të bëjë ai?! Të sigurojë transparencë? Për kë, kur ligji ndalon botimin e të dhënave? Të sigurojë përgjegjësi? Nga kush, kur nuk përcakton asnjë lloj marrëdhënieje ligjore mes komisionit dhe subjekteve ku do të ushtrojë veprimtarinë? Të sigurojë mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të firmave? Në ç’mënyrë, kur edhe Parlamenti e qeveria i bëjnë bisht këtij detyrimi të domosdoshëm? Po pse u bë e gjithë kjo?! Pavarësisht kujdesit të madh për të fshehur mashtrimin, dy më të mençurit e stafit qeveritaro-pediest, Blen Cela dhe Bahri Kocliku kanë zbuluar se ku është pataja që e djeg. Ajo është në duart e qeverisë. Dhe qeveria për të mashtruar FMN-në, për të mashtruar dy herë më shumë firmat shqiptare dhe herë më shumë qytetarët dhe fshatarët që kanë shitur lopë e shtëpi dhe paratë i kanë çuar te firmat, sapo një të ashtuquajtur Komision jashtëparlamentar. Ndoshta qeveria ka dashur që parlamentin dhe gjithë Parlamenti, por spikeri i tij, i mësuar me hiletë e vockla që në kohën e burgut dhe i sofistikuar në jetën parlamentare, ja ka ngecur këtë përgjegjësi komisionit ekonomik të Parlamentit. Por pikërisht kryetari i këtij komisioni, zoti Kopliku e ka kundërshtuar këtë gjë. E ka kundërshtuar se nuk është aq naiv sa deputetët e rinj që dinë të ngrejnë vetëm kartonët. E ka kundërshtuar edhe akoma e djeg pyetja për ekstradimin e Hajdin Sejdës. E ka kundërshtuar se ai çoç di nga punët e qeverisë. Mbase di për shembull se sa kanë fituar deri tani qeveritarë apo ish-qeveritarë në këtë biznes?! Apo ndoshta di se ku i merr paratë qeveria, kur ditën e rrogave e gjen arkën bosh?! Por qeveria Meksi synon që edhe derrin ta zerë më gerre. Ajo ka bërë manovër të tillë që nesër, çfarëdo që të ndodhë, të bërtasë: “Ne s’kemi përgjegjësi! Komisioni! Ne ju dhamë një Komision, ai le t’ua gjejë paratë”. Kështu edhe firmat e lihura dhe mijëra qytetarë, ndodhen të tradhëtuar nga manovrimet e papërgjegjshme të qeverisë dhe të Parlamentit. Kjo është një lojë e ndyrë e qeverisë dhe e parlamentit me problemin më akut ekonomiko-social që kërcënon mijëra shqiptarë. Qeveria dhe parlamenti, pasi morën dhe vodhën votat e shqiptarëve, i trajtojnë ato si të faqe-dhënjshme më ordinere, që t’i fshihen huadhënësve, deri edhe në vrrimën e miut

Shqetësim për proceset demokratike në Shqipëri

SHBA-vazhdon të punojnë ngushtë me shqiptarët për të ecur së bashku në rrugën e afirmimit të institucioneve demokratike. Intervistë e nësekretarit të shtetit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Timothy Wirth, dhënë BBC. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të madh për zgjedhjet parlamentare në muajin maj, megjithatë ne shpresojmë se rezultati i tyre do të kthehet në krahun tjetër duke ecur drejt demokracisë dhe jo duke ju larguar asaj”. Lexoni në faqen 3

Kriminelët e vranë Besmirin e vogël...

Në vend të kujtesës për Presidentin Berisha: Dhimbja dhe lotët e zisë ende mbajnë të ngrirë gjithë Fushë-Krujën dhe zonën përreth. Krimi makabër i ka vrarë të gjithë. Mungesën e Besmirit të vogël nëntëvjeçar, rrëmbyer nga dora kriminale gati një muaj më parë dhe masakruar në mënyrën më ç’njerëzore ditët e fundit nuk u ndjen vetëm familja e Petrit Tufës dhe e të afërmve të tij, por çdo nënë, çdo shtëpi. Shikojeni fotografinë e djaloshit të vogël që ia rrëmbyen njerëz kriminelë, shikojini sytë e tij të pafajshëm fiksuar gjithë ditët, por të mbyllura tashmë përgjithësisht nga dora vrastare. Ata akuzojnë. Akuzojnë dhe bëjnë apel prindër, ruajini fëmijët, që të mos pësojnë fatin e Besmirit të ndjerë. Ai sot nuk jeton më. Policia megjithëse e vënë në dijeni të vendtakimit ku kriminelët do të merrnin 20

Rikthehen kënetat

Shkodër - Lezhë Faqe 6

Laço - Ministri dhe mediokriteti

Nëvizojmë: “Filma mediokër, që nuk vlejnë të përmenden më”. Kështu është shprehur mbrëmë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Gruas Teodor Laço, alias hibriti Laço-Ministër, teksa është intervistuar nga televizioni shqiptar për festivalin evropian të filmit, që është vendosur të mbahet në Tiranë vjeshtën e vitit të ardhshëm. Sa turp!... Si mundet që një minister kulture të shprehet në këtë mënyrë? Me çfarë guximi një njeri si Laço-Ministri vë fyen patërpësisht breza të tërë artistësh që krijuan artin kinematografik shqiptar? Faqe 9

Thirrje e Amnesty International për Presidentin Shqiptar:

Komiteti Drejtues i PS Gramsh:

Të lirohen të burgosurit e ndërgjegjes

Thirrje e Amnesty International për Presidentin Shqiptar: Faqe 4

Raport më i drejtë midis demokracisë së brendshme në parti, dhe respektimit të vendimeve politike

Komiteti Drejtues i PS Gramsh: Faqe 2

“Jam treguar dhe do të tregohem gjithmonë partner i denjë i qytetarëve që kanë besim në kompaninë tonë, dhe nuk do të ketë asnjë problem shqetësues për ta”

Pas ligjit për komisionin e verifikimit të fajdeve Vehbi Alიმuça, Pres i Kompanisë VEFA Holding: Pas ligjit për komisionin e verifikimit të fajdeve Vehbi Alimuça, Pres i Kompanisë VEFA Holding: “Jam treguar dhe do të tregohem gjithmonë partner i denjë i qytetarëve që kanë besim në kompaninë tonë, dhe nuk do të ketë asnjë problem shqetësues për ta” Faqe 7 Portret i Vehbi Alimuçës.