Dje në mëngjes në Tiranë: PakuJdesi apo veprim i qëllimshëm
Digjen katër vagonë që shërbenin për transportin e udhëtarëve
Dje në mëngjes në Tiranë: PakuJdesi apo veprim i qëllimshëm
Zjarr në stacionin e trenit
Digjen katër vagonë që shërbenin për transportin e udhëtarëve
Flakët e pamëshirshme të zjarrit kanë përfshirë stacionin e trenit në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit. Makinat e repartit të zjarrfikëseve janë nisur menjëherë, por është shumë kohë që të shuheshin flakët që përpinë vagonat. Ndonëse makina e parë ka arritur shumë shpejt, është humbur kohë për furnizimin me ujë, dhe si pasojë kanë rezultuar katër vagonë që shërbenin për transportin e udhëtarëve të dalë përfundimisht jashtë përdorimit.
PakuJdesi apo veprim i qëllimshëm? Ende nuk ka njoftim zyrtar, dhe madje as televizioni nuk gjeti kohë të jepte qoftë edhe një informacion të shkurtër në emisionet informative.
Korresp. “Zërit të Popullit”
Foto A. Babani
Fajdet lindën nga mungesa e sistemit bankar
. “Askush në administratën zyrtare nuk e di se sa para janë depozituar, ku shkojnë ato dhe çfarë ndodh më tej”. Intervistë e zotit Ranjit Texha, shef i grupit të FMN-së që vizitoi vendin tonë dhënë BBC. Faqe 3.
Nëse dikush aplikon interesa shumë të larta, njerëzit duhet të mendohen mirë para se të veprojnë
Fajet lindën nga
Nuk është i lehtë largimi nga Shqipëria
. Na shkruan nga Bostoni: Dudi Ramohito-Pritti. “Çdo gjë që kam shkruar, i kam fjalë zemre. Desha të botoj këtë letër në ‘Zërin e popullit’. Në ‘Zërin e popullit’, të cilin në kohën e Luftës, nëna ime e mbante në gji. ‘Zëri i popullit’ hodhi baltë mbi gjeneralin ‘puçist’. Ju s’jeni fajtorë. E quaj gazetën time të preferuar, sepse stërgjyshët, gjyshërit, prindërit, familja ime kanë punuar për Besë e Atdhe...” (Nga letra përcjellëse). Faqe 12.
144 kioska gjatë brigjeve të Lanës
Tiranë
. 144 kioska gjatë brigjeve të Lanës. Faqe 9.
13 vjet burg për “njeriun bombë”
Dënohet për terrorizëm
. 13 vjet burg për “njeriun bombë”. Me ndërgjegje të plotë ka vëzhguar presidentin. Faqe 5.
Në brendësi
Skrapar
Fuqizimi i partisë, vizioni i qartë politik, detyra emergjente për rikthimin e besimit dhe forcës së PS
Malësi e Madhe
Gjallërimi i PS i rikthen besimin
Nëse dikush aplikon interesa shumë të larta, njerëzit duhet të mendohen mirë para se të veprojnë
Emërohet kryeredaktori i ri i “Zërit të Popullit”
. Llambro Ruci në vend të Thoma Gellçit. Dje rreth orës 10.00, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH, Prof. Dr. Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet Publike Pandeli Majko, prezentuan në redaksinë e “Zërit të popullit” si kryeredaktor të ri të gazetës socialiste, poetin dhe përkthyesin Llambro Ruci, të emëruar më 5.12.1996 nga Kryesia e PSSH, pas dorëheqjes së paraqitur ditë më parë nga Thoma Gellçi, për motive personale. Rexhep Mejdani pasi vlerësoi në emër të Kryesisë punën e ish kryeredaktorit Th. Gellçi dhe të stafit të tij, i uroi suksese kryeredaktorit të ri. Pas mbledhjes disa gazetarë të “Zërit të Popullit” bënë të njohur tekstin e një deklarate, të cilën po e botojmë në faqen 2 të gazetës.
P’S i rikthen besimin elektoratit
. Faqe 2. Ekonomia nxjerr zbuluar politikën elektorale “PD ’96”. Sfida kombëtare e deficitiçit buxhetor. Faqe 8.
Lajmërim
. Lajmërohen anëtarët e Komitetit Drejtues të qytetit të Tiranës, se ditën e mërkure, më datë 11 dhjetor 1996, ora 16.00 në selinë e PSSH zhvillohet analiza për zgjedhjet e 20 tetorit dhe detyrat për të ardhmen. Kryesia e KB të qytetit të Tiranës