08/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 janar 1997

Fajdet akuzojnë Qeverinë

Përballë pasigurisë së qytetarëve Fajdet, fenomeni më i përfolur dhe më enigmatik, prej kohësh po shqetëron gjithë shoqërinë shqiptare. Shumë qytetarë të pushtuar nga paniku dhe nga pasiguria e mosmarrjes së parave të vena me fajde dhe brakësur nga Qeveria, e cila dhe hiqet sikur nuk di gjë, ndjehen përfundimisht të zhgënjyer. Për dënimin që mund të pësojë çdo shtetas nga format mashtruese të fajdeve, ndonjë qeveritar është përpjekur të na mbushë mendjen se fajin e kanë vetë qytetarët që besojnë e japin lekë pa garantinë përkatëse. Prandaj sipas tyre, s’kanë pse ta ngrejnë zërin për dëmin që pësojnë. Ka madje nga ata që i referohen neneve të Kodit Civil duke justifikuar kështu qëndrimin indiferent të organeve shtetërore ndaj skenarëve të tilla piramidale që qysh në fillim mbanin erë “pasiguri” dhe “mashtrim”. • Sudja dhe të tjerë pas saj kanë joshuar një pjesë të depozituesve për të krijuar besim tek të tjerët. Edhe kjo është një formë mashtrimi. Më vonë ajo tha se përqindjet nuk do t’i merrni, ndërsa depozitat po. Përse kjo kthesë? Kjo vërteton gjithashtu mashtrimin. U venitën shpresat edhe për kthimin e shumave të depozituara. Dhe njerëzit me ankth pysin ku shkuan lekët tona? Ata revoltohen, demostrojnë, ndonjëri edhe ndalohet se “shkeli rendin”, sepse mori pjesë në “grumbullimet e paligjshme”, sepse “nxiti” të tjerët e ndonjë peticion etj. Si shpjegohet mosangazhimi i organeve kompetente shtetërore duke filluar qysh nga qeveria? Përse parlamenti nuk kërkoi që të raportojë për këtë problem Kryetari i Këshillit të Ministrave apo Ministri i Financave? Komisioni i transparencës u ngrit kur keqja ndodhi. Çfarë masash parandaluese u morën? Përkundrazi, qëndrimi indiferent i organeve shtetërore e inkurajoi këtë fenomen. Nuk është as e drejtë, as e moralshme dhe as e ligjshme që të thuhet shtetasit të mashtruar e të dëmtuar “koka bën, koka pëson”, ose siç është shprehur një kryetar: “Sudja u tregua pëlivanë me njerëzit e dar dhe kështu i merrnin sa më shumë lekë”. Gjithçka ka ndodhur e po ndodh me fajdet akuzon drejtpërdrejt qeverinë, e cila është po aq përgjegjëse sa mashtruesit përpara atyre që u rrëmbejnë jetë fajdet.

Banka Qendrore “denoncon” pasigurinë e huamarrjeve!

Në një përgjigje për “Zërin e popullit” 1.5 miliardë dollarë “fajde” të pasigurta Banka Qendrore liçensoi dje të dytën Bankë private greke, “Alfa Kredit”, por nuk po i jep rrugë prej muajsh kërkesave të firmave huamarrëse për t’u kthyer në Banka Bosët e fajdeve ankohen: Na vonojnë paratë Bashkim Driza: “Fondacioni “Populli” nuk ka asnjë lëkundje” Lexoni në faqet 3 dhe 7

Studentët të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre

Deri me datën 10 janar 1997 pritet caktimi i një takimi të përfaqësuesve të studentëve nga e gjithë Shqipëria me Kryeministrin Meksi Faqe 4

Paralizë në linjat urbane

Tiranë: Faqe 8

Televizioni që gënjen veten

Përsëri skandal: Koncerti i Vitit të Ri 1995-1996, i regjistruar në disko “Meteor”, servirët nga TVSH si koncert për Vitin e Ri 1997 Faqe 9

Në brendësi

Është koha për opozitën PSSH-ka të gjitha potencialet të dëshmojë forcën e saj Faqe 2 Shkodër: Pas 6 vjet prem-timesh, strehimi në gjendje kritike Faqe 8