Shpërthejnë eksplozioni i fajdeve
Mbrëmë në ora 18 e 30 minuta kryeprokurori i Tiranës Adnan Xhelili ka marrë në pyetje për rreth 90 minuta presidentin e fondacionit bamirës “Xhaferri”, dhe është interesuar nëse kanë nxjerrë para jashtë shtetit.
Njerëz që presin të marrin paratë tek fondacioni “Xhaferri”
Berisha takon “fajdet e Gjallicës”
Sudja: “Do të shpërndaj para, por... avash, avash”
Dje në mesditë ka mbërritur një furgon me para
Faqe 4
Bashkim Driza fle në zyrë
“Mund të fle i qetë, sepse një dyzinë makina ‘me veshë’ ruajnë në dy anët e rrugës”
Faqe 4
Kriza institucionale dhe konstitucionale në Shqipëri po thellohet
PSSH, PSD dhe PAD i drejtohen Këshillit të Europës mbi realizimin e angazhimeve të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Europës
Faqe 2
Azem Hajdari përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PD-së
Mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë
Tiranë - Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë përjashton nga Grupi Parlamentar i saj, deputetin Azem Hajdari.
Një mbledhje e paralajmëruar dy ditë më parë - e Kryesisë së PD nën drejtimin e zotit Tritan Shehu, i ka dhënë vendimin dhe, kërkesës së paraqitur ditë më parë nga Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së për përjashtimin e deputetit Hajdari nga ky grup. Kryetari të PD-së Shehu, i është dashur fare pak kohë për ta kryer kërkesën në vendim pas të cilit Hajdari që “fitoi” 82 për qind të votave në një zonë elektorale të Bulqizës, nuk është më deputet i PD.
Një muaj më parë ka qenë po kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili çeli serinë e përjashtimeve të Hajdarit nga PD kur e flaku atë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, pasi e kishin shkarkuar më parë nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe SHIK-ut. Flakja e Hajdarit nga PD-ja pason flakjen që kjo parti i bëri “emocionistëve” të gushtit të 1992 të kryesuar nga Pashko e Imami, të dhjetëve “ekstremë” Kalakula e Baleta si dhe kryetarit Eduard Selami. Por, ajo plotëson edhe kuadrin e flakjes së të gjithë themeluesve të Partisë Demokratike.
Dëshmitar për gjithë këtë fushatë spastrimi është Presidenti Berisha.
PSSH në krye të veprimeve masive e demokratike
Deklaratë e Kryesisë së PSSH
“Shteti është përgjegjës për dramën e fajdeve që po përjetojnë mijëra familje shqiptare.
...Shkaktarët e kësaj situate nuk mund të fshihen kokën si struci duke krijuar “komisione transparence” të cilët nuk miratohen as nga vetë parlamentarët e PD e në realitet po merren me biografitë e drejtuesve të firmave.
Shteti duhet të përgjigjet për paratë e shqiptarëve të cilat janë vënë me mundin e djersën e një pune shumëvjeçare si brenda dhe jashtë vendit.”
Faqe 3
Një surprizë e këndshme ju pret në dyqanin “La boutique de Paris”