23/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 janar 1997

Politika në shesh

Editorial Politika nuk mund të fshehë më kokën si struci. Ka ardhur koha që ajo të flasë me zë të lartë. Politika shqiptare është thirrur të dalë në shesh. Pas një përgjigjeje gati gjashtëmuajore të saj pas zgjedhjeve të dhunuara të 26 majit, ajo po zgjodhet nga gjumi dhe po përpiqet të thotë fjalën e vet për përballimin e situatës së krijuar nga falimentimi i ekonomisë shqiptare. Ajo është thirrur të luajë rolin që i takon në shoqëri dhe kjo është një fitore e madhe e këtyre ditëve. Për muaj me radhë politika shqiptare thuajse kishte vdekur. Në Shqipëri dëgjohej vetëm propaganda e «fitoreve madhështore» të popullit shqiptar nën udhëheqjen e një partie të vetme, që «në zgjedhjet e vitit të shkuar ishte shkëputur një herë e përgjithmonë nga e kaluara», që «kishte përqafuar 90 për-qind demokracinë», që «kishte përcaktuar fatin e tij në perëndim» etj. Pas kësaj retorike fshihej vdekja e vërtetë, e politikës së një shoqërie pluraliste ku zërat du-het të dëgjohen të gjithë si në ... një kor shumëzërësh dhe që nuk mund të kuptohet me një zë të vetëm. Me këtë retorikë vdekjeje u përpoq ta çelë edhe politikën e këtij viti kreu i shtetit shqiptar me fjalimin e tij të mbajtur ditën e shtunë në Këshillin Kombëtar të partisë së vet. Por si fjalim i fundjavës që ishte, ky fjalim zgjati aq sa zgjati edhe dita e shtunë. Sepse të dielën populli i kryeqytetit dhe i gjithë Shqipërisë e grisi këtë retorikë vdekjeje dhe kërkoi ngjalljen e politikës së vërtetë. Është tragjike të mendosh që politikën shqiptare në momentet e tanishme po e zgjon nga gjumi fatkeqësia e qindra mijëra shqiptarëve që humbën djerësën dhe gjakun e tyre nga falimentimi i firmave dhe i fondacioneve fantazmë. Do të ishte shumë më mirë që kjo politikë të kishte qenë e zgjuar dhe të kishte folur me kohë, që të mos kishte lejuar të ndodhte kjo tragjedi. Por ajo tashmë ka ndodhur dhe ne nuk mund të mos pranojmë si një fatalitet të pashmangshëm në kuadrin e fatalitetit të gjithë historisë shqiptare. Por, nga ana tjetër, është gjithashtu ngushëllues fakti që më në fund politika po zgjohet dhe po kërkon të thotë fjalën e saj në problemet me rëndësi të shoqërisë, me qëllim që të mos ndodhin tragjedi dhe fatalitete të tjera të tilla. Sepse në fund të fundit, politika parandaj është krijuar nga njerëzimi, për t’u dalë për zot këtyre problemeve. Zhvillim e politikës shqiptare e filloi i pari pushteti, (Vijon në faqen 2).

Në pranga Xhaferri dhe Driza

Ministria e Brendëshme merr në dorë fajdet: arrestohen 50 nëpunës të dy fondacioneve Sot në gjykatën e Tiranës vendoset për fatin e tyre Faqe 5

Shteti kundër opozitës

Berisha nuk frikëson dot as PSSH e as drejtuesit e saj

Deklaratë e Kryesisë së PSSH Dje organet e prokurorisë së Tiranës thirrën Sek-retarin e Përgjithshëm të PSSH, Prof.Dr.Rexhep Me-jdanin dhe drejtues të tjerë ...

Të dielën më 26 janar miting paqësor proteste

Mbledhje urgjente e opozitës, pas refuzimit të policisë Policia nuk jep leje për mitingun e planifikuar nga opozita për të premten pasdite në orën 16.00. Pretëksi: ka ndjeshje futbolli!... Pas këtij njoftimi janë mbledhur menjëherë përfaqësuesit e PS, PSD dhe PAD të cilët pasi kanë analizuar zhvillimet më të fundit dhe qëndrimin e policisë kanë vendosur që mitingu të zhvillohet në të njëjtin vend, pra në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi” (Dinamo), ditën e diel më 26 janar 1997 ora 11.00.

Miting paqësor proteste

Sot në Durrës: Miting paqësor proteste. Ora 16.30, në sheshin para pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Takim me Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Idajet Hyseni

Dje, Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me jashtë, Maqo Lakrori pritën në selinë e PSSH, Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Idajet Hyseni. Gjatë bisedës vëllazërore, drejtuesit e PSSH dhe drejtuesi i LDK shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve në rajon dhe veçanërisht për situatën tepër të rëndë në Kosovë. Mejdani dhe Lakrori dënuan dhunën në rritje të ushtruar nga regjimi i Millosheviçit dhe ritheksuan qëndrimin e PSSH në mbështetje të zgjidhjes të drejtë të Kosovës. Zëdhënësi i PSSH

Konferencë shtypi

Sot në datën 23.01.1997 ora 12.00 në selinë e PSSH zhvillohet Konferencë Shtypi mbi dhunën e ushtruar në Sheshin “Skënderbej” gjatë zhvillimit të mitingut paqësor dhe terrorin dhe ndalimet gjatë natës pasuese si dhe presionin e ushtruar mbi liderat e opozitës përmes thirrjes në organet e hetuesisë. Ftohen të marrin pjesë gazetarët dhe përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Deklaratë e Kryesisë së PSSH

drejtues të tjerë të Partisë Socialiste. Kjo bëhet pas protestës paqësore popullore në sheshin “Skënderbej”, pjesëmarrësit e së cilës kërkuan kthimin e parave të tyre tashmë të vjedhura, përmes shoqërive të fajdeve, nga vetë shteti. Regjimi i Berishës e ka futur vendin në kolaps politik dhe ekonomik, ai nuk po mund të përballojë protestën paqësore të njerëzve të grumbulluar nga bashkëautorësia e shtetit në firmat fajde, ai nuk po i përgjigjet dot duke u kthyer paratë. Gjithë njerëzit po ndërgjegjësohen me shpejtësi se autorët e vjedhjes së votave janë edhe vjedhës të parave e të pasurisë kombëtare, të krijuar me djersën shumëvjeçare të gjithë popullit. Ky regjim nuk po mund të përballojë protestën gjithnjë në rritje. Pandershmëria në veprime dhe paaftësia për zgjidhjen e problemeve nuk mund të mbulohen me procese gjyqësore si ai që u zhvilluan ndaj mbi 54 pjesëmarrësve të protestës së dt.19 janar, e aq më pak duke inkriminuar drejtuesit e PSSH. Partitë politike, përfshirë edhe PSSH, kanë obligime ndaj popullit dhe veprimtaria e tyre duhet të jetë në shërbim të interesave të tij. saj. Tiranë, 22.01.1997