Regjimi i Berishës kërkon të “mbulojë” krimin me krim
Kërbaç politika
Editorial
Një valë arrestimesh ka shpërthyer në të gjithë vendin. Burime të ndryshme nga brenda policisë bëjnë fjalë për mbi 500 të arrestuar nga policia, sidomos në rrethet ku ditët e fundit ka patur një valë të gjërë protestash, që u shoqëruan edhe me djegie e shkatërrime të institucioneve kryesore. Ndërkohë pushteti, përmes një fushate të gjërë propagandistike, përpiqet të bëjë fajtore opozitën për kolapsin e thellë ekonomik dhe për krizën shumë dimensionale që ka mbërthyer vendin. Mendjet e fandaksura të PD-së, në pamundësi për të argumentuar përse mbi Sh- Shqipëri kaloi kjo valë e egër dhune që në mitingjet masive popullore u stigmatizua se ka për protagoniste qeverisjen e mbrapshtë të saj, edhe firmat piramidë po përpiqen t’i paraqesin si paskan patur bekimin e Partisë Socialiste dhe qenkan organizuar nga ajo! Ndërkohë, pas nxjerrjes në rrugë të ushtrisë, në Shqipëri është vendosur “Ora policore”, ndonëse dihet se vetëm në vendet diktatoriale dhe vetëm kur një regjim është duke dhënë shpirt operohet me të tilla metoda. Sot më shumë se kurrë, çdo opozitar, çdo përfaqësues i organizatës së shtypit opozitar, por edhe çdo njeri, në kushtet e krijuara të një terrori të gjerë psikologjik dhe dhunë mbi kundërshtarët politikë, e ndjen veten nën kërcënimin e një jete koke, të lufes në birucat e policisë, të kthetrave fizike. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, krejtësisht jashtë standardeve demokratike. Ky është konfirmimi më i plotë se në vend është vendosur një regjim diktatorial. Kështu, pushteti i Partisë Demokratike, pasi provoi se sa shumë e paska patur populli në zemër, pasi tregoi se sa e fortë ishte kontrata e saj e lidhur në 2O [sic] majt e 20 tetorit, tani skërmit dhëmbët. Ai në dukje tregon forcë, por në fakt shpreh frikë. Atij nuk i dhimbsen aq ndërtesat e shkatërruara në mënyrë vandale nga provokatorë të gjithëfarëllojshëm, por shqetësohet se pas tërmetit që ka kaluar disa qytete të vendit, ai e ndjen qytetarin e vetin, ai e ndjen i dridhet toka nën këmbë.
Deri tani rezultojnë mbi 500 të arrestuar në të gjithë vendin
Krijohet Forumi për Demokracinë
Tryezë e partive politike për situatën e rëndë që po kalon vendi
Partitë PDD, PLL, PSD, PRD, PAD, PS, PID, mbështesin propozimin e bërë nga z.Kurt Kola në emër të Shoqatës së të Përndjekurve politikë për nxjerrjen e vendit nga kriza. Shoqata dhe partitë tona ranë dakord për sa më poshtë vijon:
1- Dorëheqja e Qeverisë,
2- Krijimin e një Qeverie teknike të mbështetur nga partitë politike
3- Krijimin e një komisioni për kontrollin e pasurive të qeveritarëve, privatizimit, të parave të popullit shqiptar të kredituar në firmat rentiere,
4- Krijimin e një komisioni për përmirësimin e ligjit elektoral dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme,
5- Përcaktimi i procedurës për hartimin e kushtetutës së re që përfshin referendumim për formën e regjimit,
6- Krijimin e Forumit për Demokracinë ku aderojnë këto parti dhe hartimin e platformës programatike të tij të mbështetur në qëllimet e lartpërmendura.
1. Partia e Djath[të] Demokratike
Pranga për kryetarin e PS të Vlorës Eduart Alushi
Lajm nga Dega e Brendëshme Vlorë:
Faqe 5
Qeveria e PD është përgjegjëse direkte për gjendjen e krijuar
Deklaratë drejtuar mjeteve të informimit
Faqe 5
Arrestohet korrespondenti i “Zërit të popullit” në Korçë, Muharrem Meko
Kolektivi i gazetës “Zëri i Popullit” proteston pranë organeve më të larta shtetërore, Presidentit të Republikës Sali Berisha, Ministrit të Brendshëm Halit Shamata, Prokurorisë së Rrethit të Korçës dhe Komisariatit të policisë së këtij rrethi, për arrestimin dhe në mungesë në banesën e tij të korrespondentit të gazetës sonë në këtë rreth, Muharrem Meko.
Gjatë gjithë ditës së djeshme me gjithë përpjekjet për t’u informuar për shkaqet e ndalimit të kolegut tonë, nuk arritëm të marrim dot asnjë të dhënë. Ndalimi i gazetarit M. Meko vjen menjëherë pas kërcënimeve që u janë bërë gazetarëve të “Zërit të Popullit” se “do t’ju djegim si minj”.
Të shqetësuar për fatin e kolegut tonë Muharrem Meko, i cili në veprimtarinë e tij nuk ka bërë asnjë veprim të kundraligjshëm dhe e vetmja “armë” e tij është pena e gazetarit, apelojmë pranë organeve shtetërore që të ndalet dora e policisë në veprimet ndaj përfaqësuesve të shtypit opozitar dhe kolegun ynë të lihet menjëherë i lirë dhe i qetë në punën e tij.
Bashkë me policët edhe “civilë” ndihmojnë në arrestimin e qytetarëve të pafajshëm (ROJTER)
Thirrje e të Djathtës
Ejani me ne në mitingun që do të mbahet sot para stadiumit “Selman Stërmasi”, në orën 11.00,
“Selman Stërmasi”, në orën 11.00,
Të manifestojmë për të drejtat tona, për vendosjen e demokracisë së vërtetë
Qytetarë të Tiranës!
Motra dhe Vëllezër!
Pushteti arbitrar, policor dhe i korruptuar i PD-së, ju vodhi dhe ju la në mes të rrugës.
Është koha që të çoheni kundër instalimit të neodiktaturës dhe dhunës së shtetit policor. para Stadiumit tona, për vendosjen e demokracisë së vërtetë.
Shoqata e të Përndjekurve Politikë,
Partia e Djathtë Demokratike, Partia Republikane e Djathtë, Partia Ideali Demokratik. Tiranë më 29.01.1997