07/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 shkurt 1997

Vlora përsëri në shesh

Mbi 30 mijë protestues bëhen zot të “Sheshit të Flamurit” dhe qytetit të tyre Vlonjatët: Duam paratë tona! Poshtë qeveria! Qeveria: Dhunë ndaj qytetarëve: “Jeni terroristë!” Vlonjatët: Duam paratë tona! Poshtë qeveria! Qeveria: Dhunë ndaj qytetarëve: “Jeni terroristë!” Dje në Vlorë (ROJTER)

Forumi për Demokraci drejtohet Presidentit Berisha

Forumi për Demokraci shpreh shqetësimin e thellë për tensionimin e mëtejshëm të situatës në vend dhe për thellimin e krizës që po jetojmë. I bindur se vetëm dialogu politik i sinqertë midis të gjitha forcave politike të vendit mund të gjejë rrugëzgjidhjen më të përshtatshme, Forumi për Demokraci, si përfaqësues i 10 partive politike të opozitës, ngulmon që dialogu duhet të fillojë sa më shpejt, dhe kërkon prej jush një takim me përfaqësinë e tij që do të shërbente si dëshmi e vullnetit për këtë dialog. Përfaqësia e Forumit për Demokraci - Kurt Kola, Daut Gumen, Fatos Lubonja (Shoqata të Përndjekurve, PDD, PRD, PSD, PID, PAD, PS, PA, PDK, PUK, PLP) Tiranë 7 shkurt 1997

Mbështeten kërkesat legjitime të banorëve të Vlorës

Mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së PSSH PSSH, duke vepruar në kuadrin e Forumit për Demokraci, do të vazhdojë të mbështesë të gjitha protestat paqësore në mbarë vendin, dhe do të jetë në krah të tyre Faqe 3

SHBA janë tepër të shqetësuara lidhur me trazirat në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon përsëri Faqe 4

Miting paqësor proteste

Të shtunë më 8 shkurt ora 12.00 në Sheshin Skënderbej Forumi për Demokracinë dhe anëtarët e tij Shoqata të Përndjekurve, PDD, PRD, PSD, PID, PAD, PS, PA, PDK, PUK, PLP, ftojnë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në protestën paqësore

Hije dyshimi mbi qeverinë shqiptare

Ramieri, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë i PDS të Italisë pas vizitës në Shqipëri Ditët e fundit Shqipërinë e vizitoi një delegacion i PDS të Italisë, i kryesuar nga Umberto Ranieri, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të kësaj partie. Ai ka takuar shumë nga forcat politike shqiptare dhe përfaqësues të qeverisë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm, Tritan Shehu. Pas kthimit në Romë, zoti Ranieri i bën të njohura shtypit konkluzionet lidhur me vizitën, në çfarë ka qenë konstatues në Shqipëri. - Konstatimet? [pjesërisht e palexueshme] Gjigandët të një cinizmi të papare në dëm të popullit shqiptar, ushprehen në konferencën për shtyp zoti Ranieri. Vitet e fundit, një regjim mjerisht ushqeu idenë se ky ishte kapitalizmi dhe ekonomia e tregut, idenë se ekzistonte një farë magjie që thonte në mrekullueshmëri imë e kapitalëve me anë të përqindjeve të interesit të tyre. Është e qartë se e gjitha kjo nuk ishte veçse një perde tymi për të mashtruar njerëzit. Forca e caktuar e të fuqishme janë përgjegjëse për gjendjen që kemi dhe... [pjesërisht e palexueshme] Këtyre shoqërive financiare, ashtu siç kanë përgjegjësi të mëdha edhe ato organe që duhet të kishin ushtruar kontroll, por nuk e bënë një gjë të tillë. Të të dalë nga gjendja, e vetmja rrugë është një marrëveshje e forcave politike shqiptare me kontributin, ndihmën dhe mbështetjen e Komunitetit Ndërkombëtar dhe të socialistëve të FPMN kah Bankës Botërore. I pyetur se ç’mendon lidhur me qeverinë aktuale në pushtet, zoti Ranieri u përgjigj: “Mbi qeverinë shqiptare rëndon më se një hije, qoftë për zgjedhjet e majit të kaluar gjatë të cilave pati manipulime të rënda, qoftë për ndjenjën e mosbesimit që rritet në gjirin e popullsisë për shkak të mungesës së kontrollit të këtyre shoqërive financiare. Dhe siç është tashmë e qartë, edhe për shpërfytyrimin e imazhit të këtyre shoqërive gjatë ushtrimit elektoral nga kandidatët e partisë Demokratike, për të krijuar idenë e pasurimit të lehtë, në rast se kjo parti fitonte zgjedhjet”.

Në selinë e PSSH

Takim me Ambasadorin e Austrisë Dje paradite, Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori pritën në Selinë e PSSH, Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, zotin Georg Calice. Zotërinjtë Mejdani e Lakrori ranë dakord për vlerësimet e PSSH dhe zgjedhjet e propozuara prej saj, për kapërcimin e krizës politike e ekonomike dhe normalizimin e zhvillimeve në vendin tonë. Takim me të Ngarkuarin me Punë, a.i. të Britanisë së Madhe Po dje, Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori pritën në Selinë e PSSH, të Ngarkuarin me Punë a.i. të Britanisë së Madhe, zotin Geoffrey Briggs. Në këtë takim, drejtuesit socialistë paraqitën vlerësimet e PSSH për situatën që po kalon vendi dhe alternativën e propozuar prej saj, për zgjidhjen e krizës aktuale politike dhe ekonomike. Takim me zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së SHBA Dje pasdite, Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori, pritën në Selinë e PSSH, Zëvendëshefin e Misionit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, zotin Robert F. Cekuta. Në takim merrnin pjesë Sekretarja Politike e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Lynn Gurian dhe Aentarja e Kryesisë së PSSH, Arta Dade. U shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të rënduar politike dhe ekonomike në vend. Drejtuesit socialistë folën mbi opsionet që ofron PSSH për daljen nga kjo krizë. Gjithashtu, në këtë takim drejtuesit socialistë shprehën vlerësimin e tyre të lartë për deklaratën e djeshme të Departamentit të SHtetit lidhur me situatën në Shqipëri.