13/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1997

Lironi menjëherë nga burgu shokun tonë Sabit Brokaj

Anëtari i Kryesisë së PSSH Prof. Dr. Sabit Brokaj peng politik i Berishës. Akuzohet për nxitje të ngjarjeve të Vlorës!... Anëtari i Kryesisë së PSSH Prof. Dr. Sabit Brokaj peng politik i Berishës Lironi menjëherë nga burgu shokun tonë Sabit Brokaj Akuzohet për nxitje të ngjarjeve të Vlorës!... PSSH proteston fuqimisht ndaj terrorit sistematik të ushtruar ndaj liderëve të saj nga pushteti aktual. Kryetari i saj Fatos Nano mbahet peng prej katër vjetësh si i burgosur politik. Sekretari i Përgjithshëm Rexhep Mejdani dhe Sekretari i Marrëdhënieve Publike Pandeli Majko mbahen në presion duke u thirrur për hetime në prokurori. Anëtari i kryesisë Eduard Alushi është në arrest shtëpie që prej 15 ditësh. Së fundi, kërkohet të mbahet peng politik me një akuzë tepër absurde, edhe Prof. Dr. Sabit Brokaj me synimin për ta shtrirë edhe më tej deri në eliminimin e plotë të lidershipit të PSSH e të opozitës. Shërbimi Informativ Kombëtar i ka përgjuar telefonin me leje të prokurorit Shkëlqim Gonaj PSSH i bën thirrje Presidentit të Republikës të heq dorë nga ky skenar hakmarrës dhe me dëme të pariparueshme për zhvillimet politike dhe perspektivat e demokracisë në Shqipëri. Faqe 2

Pikëllimi i Ismail Qemalit

Baladë nga Dritëro Agolli Në nderim të trimave vlonjatë, me dashuri nga autori Baladë nga Dritëro Agolli Pikëllimi i Ismail Qemalit Në nderim të trimave vlonjatë, me dashuri nga autori 1. Fill i vetëm Ismail Qemali Ecën nëpër Vlorë i pikëlluar Nata blu përshkatur nga gurkali, Rruga gri me gjak njeriu trazuar. Ecën plak i Vlorës nëpër hënë Zverdhur mjekra, zverdhur ver’ këmishe: “Djemtë e mi ç’mëkat të keq të bënë, Ç’ke me djemtë e mi, Sali Berisha! Ç’patë t’i përkosho me hunjë e gurë, Me nelhitë ç’ke që gëzsh të vatra; Ma shprëvlve gjer në fund flamurë Me shkopinj, me plumba dhe skafandra. Unë e di, flamurit tim në Vlorë Iu grabit hajdutçe natën shtiza; Shtizën ti e mban si shkop në dorë Dhe rreh djemtë e mi, Sali Berisha! Rrahe djemtë me shtizën e flamurit, Mbute djem unë bezen e bajrakut, Shtiza u vërsul në vend të hurit, Bezja u përdrodh në vend të lakut”. 2. Ismail Qemali fill i vetëm Flet me vete rrugës nga Shushica: “Ç’patë pse u nxive djemve jetën, Lëri djemtë e mi, Sali Berisha! Lëri djemtë e mi, se rrugë e malit Është e gjatë e ka çudira shumë: Shkon në këmbë e shkon shaluan kalit, Kali shket, me kalin bie në lumë”. 4. Fill i vetëm Ismail Qemali Rri në Kuzbaba nën katër pisha: “Zogjtë e saj s’i ha një shqipe mali, Mos ha zogjtë e tu, Sali Berisha! Lëre shtizën time të flamurit Në flamurtar që pati nderë, Shtizën mos e ngri në vend të hurit, Huri hyn dhe ndryshe ndonjëherë”. Foli Ismail Qemali i gjorë Dhe në lot përhumbur nëpër heshtje, Dalëngadalë i tretur nëpër Vlorë Shkoi atë në dhomën e përjetshme... 5. Ismail Qemalin, fillikatin S’e zë gjumi, zgjuar pret në Vlorë, Se dëgjon si hedhin sipër hapin Veshur me skafandra tre taborrë. Se mban vesh si ziejnë e dredhen plumbat, Se mban vesh si shfryn kacekun bisha: “Hije dovleti, mos m’i çor’ pëllumbat Nën flamurin tim, Sali Berisha! Ky flamur i madh u ngrit nga unë Dhe kush tallet, dal nga varri vetë, Dal dhe ndez pishtarin në furtunë, S’ka ç’më bën skafandra me helmetë!” 11 shkurt 1997

Protesta përfshin gjithë Shqipërinë

Këshilli kombëtar i PD i bën thirrje popullit. Asnjë masë, asnjë vendim për të qetësuar situatën. Nuk mbrohet promemoria e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar për dorëheqjen e qeverisë Gjimnazistët e Tiranës braktisin mësimin Këshilli kombëtar i PD i bën thirrje popullit. Asnjë masë, asnjë vendim për të qetësuar situatën. Nuk mbrohet promemoria e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar për dorëheqjen e qeverisë Protesta përfshin gjithë Shqipërinë Gjimnazistët e Tiranës braktisin mësimin Dje, ditë pas shpërthimit të protestave masive në Vlorë kur numri i të plagosurve shënohet “me qindra” ndërsa tre vetë kanë humbur jetën, njëri nga të cilët nga plumbat e policisë, qeveria e doktor Berishës as që e ka prishur terezinë. Do të ishte naive të pritej prej saj një ndryshim i rëndësishëm. Berisha dhe partia e tij kanë shkuar aq shumë përpara në rrugën e së keqes, saqë i zë lemeria të kthejnë kokën pas për të ndrequr diçka. Por, nëse nuk pritet ndonjë ndryshim politik, të paktën mund të mendohej se ata do të bënin diçka për të treguar se sidoqoftë ruanin një shenjë humanizmi. Por, tek ata ka humbur njeriu. Prandaj s’thënë asnjë fjalë ngushëllimi, qoftë edhe për hipokrizi, për viktimat e dhunës shtetërore në Vlorë. Për më tepër, pushteti i Berishës nuk lejon as përfaqësuesit e opozitës të shkojnë në Vlorë. Në kanunin veri-oriental që ai vë në veprën e vet, të gë aq shumë e ka bërë Presidenti ynë, zoti Sali Berisha! Edhe gjakasi e shikon në derën e mortit, jo më kryetari i bajrakut, por le të kthehemi se… [pjesë e paqartë] Në Tiranë u vërejt një ndryshim i rëndësishëm. Berisha dhe partia e tij kanë shkuar aq shumë përpara në rrugën e së keqes, saqë i lemeria të kthejnë kokën pas për të ndrequr diçka. Por, nëse nuk pritet ndonjë ndryshim politik, të paktën mund të mendohej se ata do të bënin diçka për të treguar se sidoqoftë ruanin një shenjë humanizmi. Por, tek ata ka humbur njeriu. Prandaj s’thanë asnjë fjalë ngushëllimi, qoftë edhe për hipokrizi, për viktimat e dhunës shtetërore në Vlorë. Në shembullin e Vlorës mijëra vetë kanë demonstr(u)ar dje edhe në Tiranë, Fier, Tepelenë, Skrapar, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër etj. Dje në Tiranë Faqe 4,5,8

Miting pagësor proteste në “Sheshin Skënderbej dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot në ora 12.00

Thirrje e Forumit për Demokraci drejtuar qytetarëve të Tiranës Demonstrim paqësor në bulevardin e Durrësit Ditën e Premte, datë 14.2.1997, ora 12.00 Forumi për Demokraci Durrës, fton qytetarët e Durrësit të zhvillojnë nëpër bulevardin kryesor të qytetit një demonstrim paqësor proteste, kundër mashtrimit, dhunës e terrorit shtetëror dhe në mbështetje të protestës së popullit të Vlorës.

Miting paqësor proteste në Elbasan

Ditën e premte, datë 14 shkurt, në orën 12.00, Partitë dhe Shoqatat e përfshira në degën e Forumit për Demokraci, organizojnë në sheshin para Stadiumit të qytetit një miting paqësor proteste me moton “Në vend të gurëve lule”.