18/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 shkurt 1997

Genjeshtër në mes të ditës

Editorial Qeveria vendos të japë kredi, pa patur asnjë lekë në arkë Qeveria shqiptare vendosi dje t’u servirë një gënjeshtër të madhe shqiptarëve fatkeqë që kanë humbur paratë e shtëpive të tyre në skemat piramidë të falimentuara. Me një vendim të saj të djeshëm, ajo vendosi të konsiderojë si të pastrehë dhe të trajtohen me kredi nga shteti të gjithë ata persona që, sipas saj, kanë shitur shtëpitë dhe i kanë futur paratë e tyre në skemat e falimentuara. Ky vendim i fundit i qeverisë Meksi është një gënjeshtër në mes të ditës për mijëra shqiptarë fatkeqë të mbetur pa strehë. Qeveria zgjidh qesen për të dhënë kredi për shtëpi, ndërkohë që ajo nuk ka asnjë lek në qesen e saj. Në një intervistë dhënë mbrëmë BBC-së, kryeministri Meksi tha se fondet për këto kredi do të dalin nga Buxheti i Shtetit dhe nga Banka e Kursimeve. Pikërisht në këtë deklaratë të tij duket falsiteti i vendimit të fundit të qeverisë së drejtuar nga Meksi. Dihet se Buxheti i Shtetit për vitin e kaluar i ka lënë qeverisë një deficit prej 260 milionë dollarësh. Kjo ka ardhur si rezultat i politikës së dështuar ekonomike të qeverisë Meksi, si dhe i shpenzimeve kolosale që bëri ajo për dy fushatat elektorale të vitit të kaluar. Këtë dështim financiar e kanë pranuar edhe vetë pushtetarët e sotëm, të cilët kanë bërë fajtor për këtë gjendje “mosmbledhjen e taksave dhe tatimeve”. Kjo gjendje e mjeruar financiare e shtetit ka çuar në atë që shteti shqiptar të mos miratojë dot ende Buxhetin për këtë vit, kur dihet se sipas ligjit Buxheti duhet të ishte miratuar brenda muajit dhjetor të vitit të kaluar. Po kështu gjendja e depozitave në Bankën e Kursimit është e mjerruar. Ajo bankë aktualisht po paguan me vështirësi paratë e depozituesve të Fondacionit të falimentuar Populli. Për të kuptuar gjendjen financiare të Bankës së Kursimeve, mjafton të kujtojmë se vetëm nga bashkia e Tiranës është miratuar një listë prej 600 vetësh që duhet të marrin kredi nga kjo bankë për shtëpi. Megjithatë deri tani këtë kredi nuk e kanë marrë as 100 vetë prej tyre. Arsyeja është se Banka e Kursimeve nuk ka asnjë pagesë për kredi për të pastrehët e deklaruar nga Bashkia. Kryeministri Meksi foli edhe për ndihma financiare të premtuara nga qeveria greke dhe italiane për kapërcimin e krizës së tanishme. Por me gjithë premtimet e tyre, kjo ndihmë nuk pritet të vijë pa u sqaruar plotësisht problemi i piramidave shqiptare si dhe çështje të tjera të situatës politike në vend. Kjo tashmë është bërë e qartë prej qeverive të këtyre vendeve. Atëherë, përse qeveria e merr një vendim të tillë kur nuk ka asnjë mundësi për ta realizuar atë? Përgjigjja është e qartë. Në kuadrin e manovrave për të qetësuar njerëzit e revoltuar, qeveria po përpiqet t’i mashtrojë ata me vendime shtërpe. Ky vendim i ngjan si dy pika uji ligjit që miratua vitin e kaluar në prag të zgjedhjeve të 26 majit dhe ku flitej për trajtimin me kredi të të pastrehëve. Atëherë ky ligj synonte të mashtronte shqiptarët për të marrë votat e tyre në zgjedhjet që afronin. Ndërsa vendimi i tanishëm i qeverisë synon të ulë, qoftë edhe përkohësisht, zemërimin e shqiptarëve të ngritur në protestat për paratë e tyre të humbura. Qeveria mendon se njerëzit fatkeqë do të besojnë përsëri në zbatimin e vendimit të qeverisë për përkohësisht në zbatimin e vendimit të qeverisë për kredi për shtëpitë. Atëherë, do të jetë shuar ndjenja e këtij vendimi, atëherë do të jetë shuar ndjenja e protestës së tyre. Kështu mendon qeveria Meksi, e protestës së tyre. Kështu mendon qeveria Meksi, ndërkohë që propagandon me të madhe vendimin për kredi për shtëpitë. Por njerëzit e sotëm nuk kanë kohë që nuk besojnë më në vendimet e qeverisë. Prandaj ata do ta marrin vendimin e fundit të qeverisë ashtu siç është në të vërtetë, si një gënjeshtër e re në mes të ditës.

Paralajmërohet grevë urie

Protesta e vlonjatëve në ditën e 14-të. Përgjigje për një shqetësim të banorëve të Vlorës: Djemtë e Vlorës mbahen në burgun e Burrelit?... Përgjigje për një shqetësim të banorëve të Vlorës: Djemtë e Vlorës mbahen në burgun e Burrelit?...

PS është e hapur për dialog

Pas ftesës së PD-së për takim me PS, më 19.02.1997 PSSH si pjesëtare e Forumit për Demokraci shpreh në radhë të parë optimizmin e saj lidhur me fillimin e dialogut në tavolinën e rrumbullakët të thirrur nga Forumi për Demokraci, i cili do të zhvillohet në datën 18.02.1997, dhe ku janë ftuar pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare. Faqe 2

Reagon kryetari i PS të rrethit: “Berisha, pasi më mori flokët, kërkon të më marrë edhe kokën”

Fier: opozita në krye të demonstratave Faqe 5

Të protestojmë së bashku

Forumi për Demokraci fton gjithë qytetarët e Tiranës Në mitingun e madh në përvjetorin e rënies së diktaturës komuniste, ditën e enjte, më 20 shkurt 1997, ora 13.00 në “Sheshin Skënderbej”. Ditën e enjte, më 20 shkurt 1997, ora 13 Forumi për Demokraci organizon një tubim në sheshin “Skënderbej” me rastin e përvjetorit të rënies së simbolit të diktaturës komuniste. Për këtë është kërkuar leja përkatëse. Forumi për Demokraci i bën thirrje gjithë popullit, studentëve, nxënësve, intelektualëve, të papunëve, sindikalistëve, tregtarëve që të mblidhemi në shesh në këtë përvjetor simbolik për të përkujtuar por edhe protestuar ndaj çdo forme totalitariste të qeverisjes, ndaj çdo shkeljeje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndaj mashtrimit, vjedhjes dhe dhunës. Forumi për Demokraci

Komunikatë e Forumit për Demokraci

Forumi për Demokraci bëri thirrje ditën e enjte për një miting në sheshin përpara stadiumit “Selman Stërmasi” në orën 12.00. Reshje të dendura shiu praktikisht e bënë të pamundur mitingun. Megjithatë kjo nuk e pengoi policinë të rrethojë sheshin dhe të lejojë grupet nga qindra të zeza të PD të hyjnë në kafenetë dhe kioskët përreth këtij sheshi dhe të rrahin, kërcënojnë dhe të nxjerrin jashtë njerëz. Po ashtu të gjithë liderët e Forumit dhe të partive të opozitës u bllokuan në pika të ndryshme ku ata ndodheshin para orës 12.00 dhe nuk u lanë të lëvizin prej andej. Forumi denoncon edhe njëherë TVSH i cili i paraqet këto shtetrrethime antikushtetuese si një triumf të partisë në pushtet në luftë me opozitën. Forumi nuk ka as armë, as pandërekë dhe as para për të paguar gangstërit e rrugës. Ai kërkon të ushtroje të drejtën kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor. Forumi denoncon edhe korrespondentin e Zërit të Amerikës i cili nuk informoi publikun për ndalimin e liderëve të tij nga policia, por dha lajmin sikur në orën e mitingut, këta ndodheshin nga qejfi duke pirë kafe në vendet ku i kishte ndaluar policia. Forumi për Demokraci paralajmëron me shqetësim se çdo ditë që shtohen veprimet e dhunshme të bandave të paligjshme të PD-së, shkelja e vazhdueshme e të drejtave dhe lirive të njeriut nga pushteti, po akumulon urrejtjen popullore që nesër do të shpërthejë duke krijuar probleme të rënda sociale, juridike dhe morale. E hënë 17 shkurt 1997

Tepelenë

Më datë 19-20 shkurt, ora 11, në sheshin kryesor të qytetit të Tepelenës organizohet miting i madh paqësor proteste për rrëzimin e neodiktaturës.

Faqe 3