23/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 mars 1997

Berisha shet Meksin

Pasi vranë Vlorën dhe shkatërruan gjithë Shqipërinë: Zgjidhja e propozuar nga Presidenti është në kundërshtim të plotë me kërkesat mbarëpopullore Pasi vranë Vlorën dhe shkatërruan gjithë Shqipërinë: Berisha shet Meksin Zgjidhja e propozuar nga Presidenti është në kundërshtim të plotë me kërkesat mbarëpopullore

Qeveri të re, jashtë diktatit të PD-së

Forumi për Demokraci reagon pas dorëheqjes së Meksit Forumi për Demokraci pas lajmit me prononcimin në RTV të Presidentit të Republikës Sali Berisha për dorëheqjen e qeverisë Meksi dhe synimin për krijimin e një qeverie tjetër të Partisë Demokratike deklaron: Formula e propozuar është demagogji e mashtrim për të fituar kohë e Partisë Demokratike dhe jo për të zgjidhur realisht krizën shumëplanëshe të thelluar veçanërisht me ngjarjet tragjike në qytetin e Vlorës dy ditët e fundit. Kjo e ashtuquajtur zgjidhje e propozuar nga Berisha është në kundërshtim të plotë me kërkesat mbarëpopullore për dorëheqjen e qeverisë, krijimin e qeverisë teknike dhe plotësimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme. Ajo shkel mbi gjakun e derdhur të njerëzve të pafajshëm apo sakrificën sublime të studentëve të Vlorës, të Gjirokastrës e të gjithë Universiteteve të vendit, të cilët protestojnë jo për ndërrimin e maskave të PD, por kërkojnë një qeveri të re jashtë diktatit të PD, që të ndalë gra[?] grabitjen e djersës e të mundit të tyre shumëvjeçar. Forumi për Demokraci denoncon këtë tentativë të Presidentit Berisha e të PD për të mashtruar edhe një herë popullin shqiptar dhe për të ruajtur pushtetin e ngritur mbi vjedhjen e votës së lirë, mbi sistemin e fajdeve, mbi dhunën e terrorin. Ai njëherësh hedh poshtë spekullimet për gjoja mbështetje nga opozita për këto manovra. Forumi ripërsërit edhe një herë opsionin e tij se Shqipëria mund të dalë nga kriza e rëndë institucionale, politike dhe ekonomike vetëm përmes zgjidhjes së re politike: dorëheqje e qeverisë, qeveri teknike, zgjedhje të reja, të lira e të barabarta. Forumi deklaron se do të vazhdojë të kërkojë realizimin e kërkesave të parashtruara përmes protestave paqësore dhe dialogut me të gjitha forcat e tjera politike që janë realisht të interesuara për ta shpëtuar vendin nga pragu i katastrofës ku e ka çuar regjimi i Berishës.

Vlora shpall zi deri më 5 mars 1997

PSSH u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

PSSH u shpreh ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave, dhe bashkohet me shqetësimin mbarëpopullor për plotësimin e kërkesave të studentëve grevistë në Vlorë e tërë Shqipërinë, që përcaktojnë rrugën optimale të zgjidhjes së krizës shumëplanëshe dhe vendosjen e qetësisë e të transparencës në procesin demokratik shqiptar. Faqe 3

Protestë paqësore në “Sheshin Skënderbej”

Partitë e opozitës ftojnë qytetarët e Tiranës, sot në ora 12.00 Ejani të bashkojmë protestën tonë të ligjshme, me studentët e grevës së urisë në Vlorë e Gjirokastër. Ejani t’i themi ndal dhunës së kriminelëve mbi studentët, gjimnazistët dhe qytetarët e Tiranës

Forumi për Demokraci fton në takim urgjent partitë politike

Forumi për Demokraci, duke ndjekur me shqetësim të madh situatën tepër kritike që po precipiton çdo orë, sidomos pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës ku deri tani numërohen 9 të vdekur, dhe ngjarjeve të Tiranës e sheh tepër të domosdoshëm organizimin e një takimi urgjent midis të gjitha partive politike. Për këtë qëllim ju fton të takohemi sot më datë 2/3/1997, ora 11.00, në ambientet e hotel ROGNER, për të diskutuar opsionet e të gjithëve. Duke e konsideruar tepër alarmante këtë situatë, mirëpresim ardhjen Tuaj në këtë tryezë. Nga ana e Forumit për Demokraci në takim do të marrin pjesë disa të deleguar në nivel kryetar partie. Për Forumin për Demokraci Sekretari për Marrëdhëniet Publike Blendi Gonxhja

Tërë qyteti përçolli me dhimbje dhe nderim të thellë bijtë e vet të vrarë nga dora kriminale

Përgjigjet Kryeqyteti

Faqe 4