Pas tragjedisë në kanalin e Otrantos ku humbën jetën 85 vetë
Ndjenjë e solidaritetit të thellë njerëzor
Deklaratë e Kryetarit të PSSH, Fatos Nano në ditën e zisë kombëtare
tragjedi të tilla. Janë të nje-\njëjtë faktorë të lidhur me\nqeverisjen e mbrapshtë të\nkëtyre viteve, që sjellin\ntragjedi, veprime në pan-\nik, humbje jetë njerëzish.\nVlora është goditur\ndhe vazhdon të goditet\nrëndë. Ne jemi në krye të\npërgjegjësive tona poli-\ntike, për të ndaluar që kjo\nçështje të mos përsëritet\nmë.\nUnë do të uroja që\npartnerët tanë, që po na\nmbështesin në kapër-
Në këtë ditë të zisë kombëtare, të përsëritur, Shqipëria po përjeton kaq shumë ditë zie, me përgjegjësinë time njerëzore dhe politike, do të desha në radhë të parë t’u adresoj të gjitha familjeve të viktimave të incidentit tragjik në Otranto para dy ditëve një ndjenjë solidariteti të thellë njerëzor. Mbi këtë bazë unë shpreh në emër të PS tërë angazhimin tim dhe tonin politik, për të përjashtuar çdo ngjarje e mirë nga skena shqiptare faktorët që po shkaktojnë drama dhe [teksti i prerë] Unë do të uroja që partnerët tanë, që po na mbështesin në kapërcimin e krizës, të mos vepronin në panik dhe të ndalnin panikun e strukturave të tyre, që po mbytin në Adriatik, para se të zbresin në tokë jetë njerëzish, të cilët i duhen Shqipërisë, i duhen Evropës, i duhen komunitetit të popujve të qytetëruar.
Vlorë: Lot e dhimbje për të dashurit e humbur
Kryeministri Bashkim Fino në Greqi
Kryeministri shqiptar Bashkim Fino filloi sot një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të kryeministrit grek Kostas Simitis.
Gjatë vizitës së tij dy ditore, kryeministri Fino do të takohet me personalitetet më të larta të vendit fqinj dhe do të diskutojë rreth marrëdhënieve dy palëshe dhe ndihmës që Greqia do t’i japë Shqipërisë për kapërcimin e krizës aktuale.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, kryeministri i qeverisë së Pajtim Kombëtar do të takohet me Presidentin e Republikës së Greqisë, z. Stefanopulos dhe do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Kostas Simitis. Sipas burimeve zyrtare nga Athina dhe Tirana, tema e bisedimeve Simitis - Fino, do të jetë këmbimi i lirë i urinë e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke si dhe mbi kontributin që do të japë fqinj i ynë jugor, në kuadrin e Bashkimit Europian, OSBE dhe Forca mbrojtëse shumëkombëshe, e cila do të vijë në vendin tonë për sigurimin dhe mbrojtjen e ndihmave humanitare ndërkombëtare, që parashikohet të vinë në Shqipëri së afërmi. Qeveria e Pajtim Kombëtar i ka vënë një theks të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve me vendet fqinje dhe ato europiane, në kuadrin e përpjekjeve për qetësimin e situatës dhe çuarjen e vendit në zgjedhje parlamentare, brenda afatit të përcaktuar ndërkombëtarisht. Vizita në Athinë është vizita e dytë që kryeministri Bashkim Fino zhvillon jashtë vendit, pas asaj në Romë.
Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Fino, bëjnë pjesë edhe Ministri i Jashtëm Arian Starova, Sekretari i Shtetit Pavli Zëri, Ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela, Ministri i Brendshëm Belul Çelo si dhe Ministri i Financave Arben Malaj. Gjatë kësaj vizite parashikohet që ata të zhvillojnë bisedime të veçanta me ministrat homologë të Republikës së Greqisë.
Lexoni në faqet 4, 5, 8
PSSH - besnikë e bashkëpunimit me të gjitha forcat politike shqiptare
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë
3. I qëndrojmë besnik bashkëpunimit me të gjitha forca politike shqiptare dhe organizmat ndërkombëtare, në radhë të parë OSBE-në për të përgatitur sa më parë kushtet ligjore dhe organizative për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta e të barabarta brenda muajit qershor 1997.
Faqe 2
SHËNIM I REDAKSISË:
Të respektuar lexues
Pas një muaji ndërprerje për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, “Zëri i popullit” po vjen përsëri midis jush, me synimin që t’i shërbejë edhe në këto kushte pajtimit kombëtar, kapërcimit të krizës së përgjithshme ku ndodhet vendi. Po, për shkak të kohës së kufizuar në të cilën jemi të detyruar të punojmë, imponohen mi ta botojmë gazetën vetëm me tetë faqe. Për këtë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe njëherësh ju ftojmë të kontribuoni me mesazhet, opinionet dhe gjykimet tuaja nëpërmjet faqeve të gazetës sonë.