Hapi i PSSH-së drejt Parlamentit aktual është një hap para drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme të qershorit 1997
Platforma politike dhe organizative e grupit parlamentar të PS
Hapi i PSSH-së drejt Parlamentit aktual është një hap para drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme të qershorit 1997
PSSH - misionare e paqes dhe stabilitetit
Platforma politike dhe organizative e grupit parlamentar të PS
Deputetët e Partisë Socialiste si zëdhënës të saj në parlament, shprehin angazhimin e tyre të plotë dhe solemn për zbatimin e qëndrimeve parimore dhe përgjegjësive politike të PS në mbështetje të
Hyrja në Parlament në këto momente është e lidhur ngushtë me ekzistencën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Ata janë “dy binjakë” që nuk do të bëjnë dot pa
Simitis njofton zyrtarisht kredinë prej 80 milionë dollarë për Shqipërinë
Kryeministri Fino takohet me Vranickin dhe Van Mierlon
NGA TAKIMET E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR NË GREQI
Kryeministri Bashkim Fino dhe delegacioni që ai kryeson bëri një vizitë dyditëshe në Greqi. Ai u takua dhe zhvilloi bisedime me kryeministrin grek Kostas Simitis dhe me pas me presidentin Stefanopulos. Të enjten ai u takua dhe zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, Ministrin e Jashtëm Holandez, Hans Van Mierlo dhe ish kancelarin austriak Franz Vranitzki, i dërguar i posaçëm i OSBE-së për Shqipërinë. Bisedimet u zhvilluan me ministrin e Jashtëm të Greqisë, njofton Rojter.
Ndërkaq ministrat e tjerë që shoqërojnë Finon zhvilluan bisedime me homologët e tyre grekë.
Në qendër të bisedimeve të kryeministrit Fino me të dërguarit e posaçëm të BE dhe të OSBE ishte shqyrtimi i problemeve që lidhen me vendosjen e një prania ushtarake shumëkombëshe në Shqipëri në mungesën e rendit në vend.
Nënzyrtari i ministrisë së Jashtme të Greqisë theksoi se “Të tre miqtë dhe ministri i jashtëm Teodoros Pangalos u takuan për të shqyrtuar shpërndarjen e ndihmave dhe vendosjen në Shqipëri të forcës së miratuar nga Kombet e Bashkuara”. “Kaosi në Shqipëri duhet të frenohët në mënyrë imediate në qofte se duam që të kemi paqe në Ballkan,” shtoi zyrtari grek.
“Delegacioni shqiptar ndodhet këtu për ndihmë. Kjo është ajo që Fino i tha Simitisit dhe që Fino i tha Vas Mierlos dhe Vranickit. Ata duan çdo gjë që nga paratë, ushqimet dhe specialistët për të ristrukturuar makinen e tyre shteterore te shkaterruar,” i deklaroi zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Rojterit.
Pas takimit me kryeministrin grek Simitis kryeministri shqiptar Fino theksoi se ai kishte siguruar një hua prej 80 milionë dollarësh dhe se kishte mirepritur një pjesëmarrje të paqeruajtëseve greke në Shqipëri.
“Ne siguruam një hua krediti prej afro 80 miliono dollarësh e cila është shumë e mire. Në gjithashtu i kërkuam qeverisë greke të na ndihmoje në mes specialiste per zgjidhjet e gershorit,” theksoi Fino.
Ai shtoi se forca shumëkombëshe do te sigurojë shpërndarjen e ndihmave humanitare në aeroportin e Tiranes, ne portet dhe ne rrugët kryesore.
Parlamenti kundër vetes
PAS NJË DEBATI PARLAMENTAR
Debati i ditës së mërkurë në Parlament drejtohej në thelb kundër Qeverisë së pajtimit kombëtar. Deputetët e dëshpëruar të PD-së bëhen xhelozë që kjo qeveri po mbështetet gjerësisht nga populli dhe nga opinioni ndërkombëtar. Prandaj ata gjetën rastin të sulmojnë qeverinë, duke e akuzuar atë se po bashkëpunon me komitetet e Jugut.
Në programin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, të miratuar nga parlamenti ndër të tjera thuhet shprehimisht:
“Qeveria është e hapur të presë, të diskutojë e të mundësojë zgjidhjet më optimale për problemet shqetësuese që paraqesin shtabet e shpëtimit lokal, bashkimet intelektuale dhe shoqatat ekzistuese... Për këtë në bashkëpunim me partitë politike dhe tryezën e tyre, organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetarëve, qeveria do të caktojë drejtuesit kryesorë të këtyre shërbimeve në secilin rreth”.
Faqe 3
Qeveria e Pajtimit Kombëtar është qeveri e pajtimit dhe jo e urrejtjes
Takim entuziast i Kryeministrit Bashkim Fino me emigrantë shqiptarë në Athinë
Faqe 4