11/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 prill 1997

Kriza shqiptare alarmon Prodin, por jo Berishën!...

Parlamenti italian miraton dërgimin e trupave ushtarake në Shqipëri Ndërsa në Romë Prodi ndjek me shqetësim debatin në Parlament për forcat që duhet të vijnë në Shqipëri, në Tiranë Berisha vret mendjen se si mund të përligjë rizgjedhjen president

Zgjedhjet e qershorit, të rrezikuara...

TËRHEQIM VËMËNDJEN Berisha dhe klani që ai përfaqëson në PD nuk janë të interesuar për zhvillimin e shpejtë të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në qershor. Ata po përpiqen me çdo mënyrë për të shtyrë datën e zgjedhjeve të qershorit, me shpresë se me kalimin e kohës, do të mundin të fitojnë pjesërisht në kalimin e humbur krejtësisht në popull pas asaj tragjedie të rëndë që ka ndodhur në Shqipëri. Pas tavolinës së dëshmuar për Kushtetutën: Berisha irriton vlonjatët Berisha është ai që ka qenë dhe do të mbetet ai që është, njeriu që e qeverisi Shqipërinë drejt flakëve, drejt vrasjeve e shkatërrimit, drejt vëllavrasjes, panikut, drejt pasigurisë, është përgjegjësi kryesor i dështimit total të Partisë Demokratike dhe mënyrës së saj të qeverisjes. Faqe 3

Faqe 5

Miratohet një shtesë në ligjin “Për transplantimin e organeve”

Parlamenti mesa duket nuk di më çfarë të merret Dokle proteston: Është censuruar fjala ime në takimin e partive politike me Presidentin Berisha DJE NË PARLAMENT Faqe 2

Terror mbi komisariatin e policisë

Një polic i vrarë dhe një i plagosur SHKODËR Breshëri mitrolozi dhe granada janë shkrehur dje rreth orës 9.30 mbi komisariatin e policisë të Shkodrës. Pasi e këtij terrori fillimisht ishte plagosja e njërit prej shoferëve të mikrobuzit të policisë. Më pas, mbetet i vrarë një polic i ndërrhyrjes së shpejtë. Burimet nga poli[a?] e Shkodrës thonë se personat që kryen këtë akt në fillim erdhën me një veturë duke tentuar të hynin në oborrin e komisariatit. Pasi i ka ndaluar polici-roje, ata janë tërhequr te trotuari. Dy persona kanë dalë nga vetura dhe me mitroloz e granada kanë hyrë në oborrin e komisariatit duke filluar betejën, por pa iu përgjigjur askush nga komisariati, megjithëse në ambientet e tij kishte policë me shumicë. Breshëritë e mitrolozit kanë lënë shenjat e dukshme mbi murin e komisariatit. Ndërkohë (Vijon në faqen 4)

Përfundoi vizitën në Greqi Ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj

Siç është bërë e ditur, të martën, mbërriti në Athinë një delegacion ushtarak, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj. Siç është bërë e ditur, të martën, mbërrriti në Athinë një delegacion ushtarak, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj. Në mbrëmje delegacioni u prit në një takim të veçantë nga ministri grek i Mbrojtjes Co-haxopullos. Më pas dy ministrat e Mbrojtjes zhvilluan një takim kokë më kokë. Të mërkurën në Ministrinë Greke të Mbrojtjes vazhduan bisedimet midis dy delegacioneve ushtarake, të kryesuar nga Ministri Vukaj dhe Co-

haxopullos. Në këto bisedime u përqëndrua vëmendja në çështje të stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal, të forcës shumëkombëshe dhe të kontributit të Greqisë në këtë forcë, si dhe në çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Takimi u karakterizua nga mirëkuptimi i plotë dhe besimi i ndërsjellë në mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Ministria greke mbrojt- (Vijon në faqen 2)