13/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 prill 1997

Sot në PD: debat me kobure në brez

Distancimi nga shbaktarët e tragjedisë shqiptare, domosdoshmëri, përgjegjësi qytetare Sot zhvillon punimet mbledhja e shtabit drejtues të Partisë Demokratike, Këshilli i saj kombëtar. Sipas burimeve nga gjiri i kësaj partie, janë marrë masa të ethëshme që edhe kësaj radhe të thyhet përpjekja e grupit të deputetëve dhe njëkohësisht anëtarë të këtij këshilli për të goditur udhëheqjen e ngushtë të partisë, duke e bërë atë përgjegjëse për tragjedinë që po përjeton vendi prej disa muajsh. Në funksion të këtij qëllimi rreth Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet mbledhja, qysh dje në darkë është vendosur një rrethim i rreptë me civilë e armatosur, të cilët nuk do ta fshehin prezencën e tyre, përkundrazi do të jenë aty për të demonstruar forcë përballë çdo të papriture. Si pasojë e kësaj situate të rëndë që ndjehet e fortë në këtë ... volver, por shpejt do të getësohet nga njerëzit që do të ketë në krah. Pas këtij incidenti që do të pasohet nga një ngjerrja jashtë sallës e diskutantit rebel dhe arrestimit të tij të menjëhershëm nga njerëzit e armatosur jashtë sallës, situata do të normalizohet, duke shërbyer për këtë edhe një pushim i imponuar me urgjencë nga drejtuesit e mbledhjes. Burimi në fjalë thotë se presidenti Berisha nuk do të qëndrojë gjatë gjithë kohës në mbledhje, por do t’i ndjekë punimet e saj hap pas hapi, deri në momentin që ardhja e tij në sallë dhe ndërhyrja e vendosur ndaj njerëzve prej krerëve të rebelimit, që mendohen se mund të jetë zoti Shehi nëqoftëse ai nuk do të mungojë, do të krijojë animin e ballancës së forcave përfundimisht nga ana e tij, pra të zotit Berisha. Që nga ky moment analiza do të bëhet shumë më ... kritike, duke specifikuar edhe përgjegjësitë personale deri te zoti Berisha. Dhe pastaj do të kërkohet votëbesimi për gjithë kryesinë. Si pasojë e të cilit do të eliminohet vetëm zoti Shehu dhe ndonjë tjetër, do të formulohet një deklaratë e gjerë mbi përgjegjësitë dhe angazhimin e partisë demokratike për nxjerrjen e vendit nga situata. Aty, theksohet riztahi mbështetja për qeverinë e pajtimit kombëtar dhe do të flitet me superlativa për mbështetjen që po i jep Evropa demokratike në Shqipëri edhe përmes dërgimit të forcave ushtarake. Debat do të ngjallë fjalë në këtë deklaratë e idesë së thirrjes së Konferencës së Jashtëzakonshme të partisë, sipas parashtrimit që ka bërë në kërkesën tashmë të publikuar dega e PD Durrës. Përfundimisht do të thuhet edhe në deklaratë se është e nevojshme dhe urgjente që të zhvillohet kjo konferencë, pa përcaktuar afate me qëllim që partia në qendër dhe në bazë ta rimarrë veten deri atëherë. Është interesante: Burimi në fjalë e paraqet të gjithë këtë si një “skenar”, dhe si i tillë ai mund të mos realizohet ashtu siç është parashtruar para këtij shkrimi e paraqitshëm më lart me besnikëri. Si variant i dështimit të këtij plani, pritet një deklaratë e zotit Berisha që në fillim të mbledhjes, sipas së cilës ai thotë se heq dorë nga çdo funksion në Partinë Demokratike. Por siç thotë ky burim, ky variant akoma nuk është e mundur të konfirmohet. civile që ndjehet e fortë në mjediset e selisë së kësaj partie në rikonstruksion, shumë nga anëtarët e këtij këshilli nuk do të jenë të pranishëm në punimet e tij, duke nxjerrë si pretekst vështirësi të udhëtimit, sëmundje apo fatkeqësi në rrethin familjar. Ana më dramatike e kësaj analize të tensionuar, siç pohon burimi në fjalë, do të jetë fakti se shumica e anëtarëve të këshillit do të vijnë në sallën e mbledhjes së armatosur. Drejtuesit e mbledhjes, drejtuesit aktualë të partisë, do të ndërtojnë një rrëfim të tillë pune që shumë vonë pas raportit të zoti Shehu e fjalës së zotit Berisha do të mund ta marrin fjalën ata që janë piketuar se mund të flasin kundër. Pra fjala do t’i jepet vetvetes që përkrah grupin e presidentit. Në mes të mbledhjes do të provokohet një incident, më lehtë të burimi brenda selisë së Partisë Demokratike. Do të kundërshtohet fort një diskutant rebel nga ana e presidentit, duke i kujtuar se ai se po bëjen e armikut, çka ka bërë prej kohësh, që në futjen në marrëdhënie demokratike, dhe për këtë qëllim do të nxjerrë para sallës edhe një dokument që provon se diskutanti është një “poet armikësor të hershëm ndaj Shqipërisë”. Rezerva për këtë variant mbeten edhe publikimi i bujshëm në sallë i disa akteve komprometuese të diskutantit. Në këtë moment ai do të ...

Andreata në Tiranë

Me ftesë të Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Shaqir Vukaj, dje mbasdite mbriti në Tiranë, Ministri i Mbrojtjes i Italisë Beniamino Andreata. Takimin e tij të parë zoti Andreata e zhvilloi me homologun e tij shqiptar, ministrin Shaqir Vukaj. Në takim morën pjesë anëtarë të të dy delegacioneve dhe ambasadori italian në Tiranë Paolo Foresti, si dhe ushtarakë të lartë të të dy vendeve. Takimi në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili u zhvillua pa praninë e gazetarëve, u pasua po dje edhe me dy takime të tjera të Zotit Andreata me dhe Kryeministrin Bashkim Fino dhe Presidentin Berisha. Në përfundim takimeve ministrat Vukaj dhe Andreata dhanë një konferencë shtypi. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Mbështetje për Qeverinë e Pajtimit kombëtar

Rezolutë mbi Shqipërinë nga Parlamenti Europian Parlamenti Europian duke marrë parasysh rezolutat e mëparshme për gjendjen në Shqipëri, si dhe angazhimin e vendeve Europiane për ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës shqiptare, duke kërkuar zbatimin dhe respektimin e ligjit: 1. Dënon fuqimisht dhunën e vazhdueshme të grupeve të armatosura në Shqipëri kundër qytetarëve paqësorë në vend dhe u bën thirrje atyre që të gjithë të dorëzojnë armët dhe të respektojnë ligjin dhe rregullin, 2. Mirëpret dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta të të gjitha forcave demokratike, politike në Shqipëri për vendosjen e rendit publik dhe respektimin e rregullit e ligjit në vend, 3. Është i mendimit se një politikë aktive e BE-së ndaj ngjarjeve në Shqipëri është esenciale me qëllim mbështetjen me ndihma humanitare të nevojshme, vendosjen e sigurisë në vend dhe parandalimin e konflikteve dhe shtrirjen e tyre në vendet fqinje të rajonit, 4. Mirëpret vendimet e OKB-së, duke ndjekur iniciativat e disa vendeve, për dërgimin e një force shumëkombëshe mbrojtëse në shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri dhe u bën thirrje atyre, në mënyrë të veçantë, të gjitha vendeve anëtare të kësaj organizate, të kontribuojnë në suksesin e saj, dhe të ndajnë barrën e pranimit të refugjatëve të përkohshëm që largohen nga vendi i tyre, 5. Kritikon fuqishëm Këshillin për paaftësinë e tij për marrjen e vendimit për një veprim të përbashkët sipas nenit I.3. të Traktatit të BE-së në kuadrin e Bashkimit Europian dhe i bën thirrje atij që të risikojë këtë vendim, 6. Shpreh hidhërimin e thellë për viktimat e aksidentit tragjik në Adriatik dhe u ripërsërit letënim mbi aksidentin që do të zhvillohen nga autoritetet italiane në bashkëpunim të ngushtë me ato shqiptare, 7. Shpreson se shumë shpejt do të krijohen kushtet për rindërtimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë dhe një komision, këshillin dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare që të japin kontributin e nevojshëm në këtë proces, duke u dhënë prioritet bashkëpunimit të ngushtë me organizatat jo qeveritare tashmë aktive në këtë fushë, 8. Mbështet përpjekjet e Qeverisë Shqiptare të Pajtimit për vendosjen e stabilitetit në vend dhe përgatitjen e Shqipërisë për zgjedhje të lira e të barabarta; ndërkohë që nxit Këshillin që të vendosë për një aksion të përbashkët sipas nenit I.3. të Traktatit të BE-së për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri, të cilat duhet të jenë larg praktikave mashtruese dhe manipuluesve, duke marrë parasysh nevojën jo vetëm për të qenë prezent gjatë ditës së zgjedhjeve, por duke ndjekur nga afër edhe fushatën elektorale, 9. Nxit Këshillin dhe Komisionin t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë dhe të mbështesë Shqipërinë e lirë dhe të pavarur në Shqipëri, i cili do të garantojë një angazhim të të gjithë forcave demokratike në vend, duke patur parasysh veçanërisht televizionin dhe radion kombëtare, 10. I bën thirrje Këshillit dhe Komisionit që të përcaktojnë dhe të zbatojnë në mënyrë urgjente, brenda kontekstit të angazhimit rajonal të BE-së në Europën Juglindore, një plan të veçantë afatgjatë për Shqipërinë, duke e kushtuar një vëmendje të veçantë programit PHARE për demokracinë, me qëllim konsolidimin e institucioneve demokratike, të një sistemi juridik të lirë dhe mbështetjen për zhvillimin e shoqërisë civile, 11. Sugjeron që BE të ofrojë asistencën e vet teknike ndaj autoriteteve shqiptare me idenë e përgatitjes së dokumentacionit elektoral, i cili raportohet që të jetë dëmtuar në shumë zona të vendit, 12. Mirëpret deklaratën e kryeministrit shqiptar që policia sekrete, SHIK, e cila në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte kur kishte kritika ndaj shtetit, është shpërndarë dhe bën thirrje autoriteteve shqiptare të vazhdojnë rrugën e tyre për depolitizimin e policisë, 13. Rithekson kërkesën e saj për një hetim të plotë mbi skemat piramidale ekzistuese në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare financiare siç ka bërë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore apo në rajonin e Ballkanit, me idenë e parandalimit sa të jetë e mundur e konsekencave destabilizuese që sisteme të tilla përhapin në këto rajone, 14. Nxit qeverinë shqiptare dhe presidentin për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për menjëherë për pengesave në rrugën e integrimit të politikanëve demokratë në rindërtimin e demokracisë në Shqipëri, 15. Udhëzon presidentin e vet t’ia transmetojë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit, OSBE-së dhe Parlamentit dhe Qeverisë shqiptare.

FONDI I INVESTIMENTO [?] Faqe 2 - 3