Vlora nderon Shqipërinë
Kryeministri shqiptar Bashkim Fino dhe Kryeministri italian Romanò Prodi midis vlonjatëve
60 mijë vetë i shprehën kryeministrit italian mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi
Kryeministri shqiptar Bashkim Fino dhe Kryeministri italian Romanò Prodi midis vlonjatëve
Vlora nderon Shqipërinë
60 mijë vetë i shprehën kryeministrit italian mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi
Prodi: “Dhimbja që po kalon vendi juaj është dhimbja ime personale. Kemi marrë përsipër një mision që do të jetë rilindja e këtij kombi” Fino: “Pritja e vlonjatëve është në traditën e shqiptarit, në traditën e qytetërimit shqiptar, i cili di të pres mikun, për më tepër-mikun e mirë, që i gjendet në ditë të vështirë”. Faqe 2 - 3
Takime në Strasburg dhe në Vjenë
Strasburg.- Me ftesë të grupit parlamentar të partisë së Socialisteve Europiane, kryetari i PSSH, Fatos Nano, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PSSH, Majo Lakrori, kryetari i PSDSH, Skënder Gjinushi dhe Presidenti i PADSH, Neritan Ceka, zhvilluan vizitë pune në dt.8 dhe 9 prill 1997, në Parlamentin Europian të mbledhur në Strasburg, Francë.
Përfaqësuesit e lartë të PS, PSD dhe PAD zhvilluan takime në grupet parlamentare të Partisë së Socialisteve Europiane, të Partive Popullore të Eu- Catherine Lalumiere, e Aleancës së radikalëve Europianë, Rothl, e grupit të të Gjelbërve, magdalene Hoff dhe Inbeni nënkryetarë të Grupit të PSE, Hannes Swoboda, nënkryetar i Grupit të PSE dhe përgjegjës për Çështjet e Jashtme, me drejtuesit e Komisionit të Jashtëm të Grupit parlamentar të PSE, Luigi Colajani dhe Janis Rübatis. Gjithashtu Nano, Lakrori, Gjinushi e Ceka, u takuan e biseduan edhe me Van den Broek, Komisioner për Çështjet e Jashtme, dhe me Emma Bonino komisionere për çështjet e Refugjatëve dhe Liberal-Demokratëve, Doris Pack, e grupit të Partive Popullore Europiane, Janis Ribatis, edhe me Ivan Bonino komisionere për çështjet e Refugjatëve dhe të Ndihmave Humanitare. Në të gjitha takimet u bisedua për zgjidhjen e krizës aktuale që kalon vendi ynë, për kontrollin e vendeve të Bashkimit Europian në këtë proces dhe për bashkëpunimin edhe me institucionet e tjera ndërkombëtare, e në radhë të parë me OSBE, për realizimin në kohën e parashikuar të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Drejtuesit e PS, PSD dhe PAD asistuan edhe në Seancën Plenare të parlamentit Europian, gjatë debatit të posaçëm për Shqipërinë. Gjithashtu, ata dhanë një konferencë shtypi. VJENË Në dt.10 dhe 11 prill 1997, i PSSH, Maqo Neritan Ceka, zhvilluan disa takime në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Ata biseduan mbi gjendjen në Shqipëri me mjaft personalitete të larta politike të Partisë Socialdemokrate të Austrisë dhe të Partisë Popullore të Austrisë. U zhvilluan takime me Heinz Fischer, Nënkryetari i PSDA, nën-president i PSE dhe President i parlamentit të Austrisë, me Peter Schlieder, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Austrisë dhe kryetar i Grupit Socialdemokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me Albrecht Koneçny, Sekretar Ndërkombëtar i PSDA dhe Kryetar i Grupit të PSDA në Këshillin Federal të Parlamentit të Austrisë, me Erich Frosch. Drejtor i Institutit Karl Renner të PSDA, me Alois Mock, anëtar i Parlamentit, ish Ministër i Jashtëm i Austrisë dhe President i EDU, me Walter Schwimmer, anëtar i parlamentit të Austrisë, Kryetar i Grupit të Konservatorëve në Këshillin e Europës, me Maria Rauch-Kallath, anëtare e Parlamentit dhe Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore të Austrisë, me Friedrich König dhe Spindlegger, anëtarë të Parlamentit të Austrisë. Në këtë kuadër u zhvillua një takim miqësor edhe me Franc Vranitzky, ish Kancelar i Austrisë, personalitet i mirënjohur dhe i respektuar në arenën ndërkombëtare. Zëdhënësi i PSSH
PD ndahet
Vetëm pak orë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ajo është çarë në dysh.
Njëri prej anëtarëve të kryesisë së saj, deputet dhe ish-qeveritar i lartë gjatë 5 viteve të shkuara, tha dje se grupi që ai përfaqësonte, deklaron ndarjen me Partinë Demokratike.
Ish-zëvendëskryeministri, Dashamir Shehi, tha në emër të një grupi deputetësh të pakënaqur me PD-në aktuale, ajo që për ta ishte e mbyllur. Ka mbërritur koha për një shans të ri politik, për një alternativë të re,- tha Shehi. Ai shtoi se politikisht nuk mund të qëndronin më të lidhur me këtë tërheqje zvarrë që ka përfshirë Partinë Demokratike. Dashamir Shehi pasi deklaron shkëputjen nga PD, tha se grupi tij po del më i madh se sa hyri në këtë debat. Ai la të hapur mundësinë e krijimit të një Partie të vërtetë Demokratike që do të ketë si bërthamë këtë grup deputetësh.
Forcat e komanduara nga Bashkim Gazidedë kanë bombarduar Delvinën
Bisedë me një oficer të ushtrisë, dëshmitar okular dhe pjesëmarrës në ngjarjet e zhvilluara në qytetin e Delvinës
Faqe 5
Kryeministri italian Romano Prodi dje në qytetin e Vlorës (Foto A. Babani)