Berisha - e keqja e madhe që shkatërroi Shqipërinë
Gjaku i të vrarëve, lotët e dhimbjes dhe plagët e pathara akuzojnë:
Njeriu që armatosi PD-në kundër pjesës tjetër të popullit, në vend që të largohët një herë e mirë nga skena politike si shembëlltërë e turpit, vazhdon t’i “vrasë” shqiptarët duke marrë në mbrojtje njerëz të inkriminuar
Paturpësisht vazhdon të qëndrojë akoma në krye të shtetit, sado që e rrënoi dhe turpëroi Shqipërinë si askush tjetër në historinë e saj. I vrau jetën, i shkatërroi ushtrinë, policisë, bankat, shtetin pra gjithçka.
Dhe ende ka kurajo të flasë për pajtim kombëtar, ai që ideol dhe ndezi përçarjen. Mburrët me deklaratën e 9 marsit a thuaj se e bëri nga qejfi, ndërkohë që shqiptarët tashmë janë të bindur përfundimisht se Berisha është e keqja më e madhe që shkatërroi Shqipërinë. Prandaj thirrja “Poshtë Berisha!” vazhdon të jehojë si refren gjithshqiptar nga Jugu në Veri, jo më si dëshirë, por si domosdoshmëri.
Formalisht Sali Berisha është Presidenti i Shqipërisë. Mirëpo shumica e popullit nuk e do, pjesa e painkriminuar e Partisë Demokratike është distancuar e vazhdon të distancohet gjithnjë e më shumë prej tij, intelektualët, pavarësisht bindjeve politike, a përkatësisë partiake nuk duan t’i dëgjojnë emrin e as t’i shohin fytyrën.
Nënat që nuk i kanë më djemtë e vajzat, motrat që vajtojnë vëllezërit e vranë, fëmijët e mbetur pa prindër e prindërit me fëmijë të vrarë, ushtarakët e urdhëruar ta braktisin repartet e t’ua japin armët “rezervistëve të PD-së”, policët e urdhëruar të vrasin njerëz të pafajshëm e të prirë nga gjenerali përversë, drejtuesit të cilëve nuk arrin as të këmbët e karriges së gjakosur, fëmijët e mbetur pa shkollë e të rinjtë endërrvarë, nuk do ta harrojnë në jetë të jetëvve op-eracionin famëkeq të prirë nga gjenerali i krimit Bashkim Gazidede, mbi të cilin qëndron vetëm Sali Berisha.
Të gjithë ata njerëz të mirë falën për hir të pajtimit kombëtar. Mirëpo, kur afër u bën karrillëk, kur u shet “trimëri”, kur i provokon, kur u shkel mbi plagë, ndjehen të fyer. Dhe pajtim nuk ka më, falje nuk ka pajtim. Gjaku i të vrarëve, lotët e dhimbjes njerëzore, plagët e pathara akuzojnë. Dhe njëherë kush është i akuzuar i popullit, mer kush fiton urrjetjen e tij.