26/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 prill 1997

Asamblea Parlamentare e KE rrëzon propozimin e Berishës

Kriza shqiptare objek[t] debati në Strasburg. Mbështetet procesi i pajtimit kombëtar Misionarët e Berishës Pollo e Spahia kërkuan nëpërmjet një amendamenti që Këshilli i Evropës të kryejë rolin kryesor për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri Votuan pro: Genc Pollo, Ali Spahia dhe një deputet nga ish republika jugosllave e Maqedonisë Faqe 3

Ushtrinë shqiptare e shkatërroi PD

. Ajo në vend të zgjidhjes politike përdori represionin. Faqe 4

Banditët i bllokojnë rrugën Gjinushit

Dje, paradite një bandë fondamentaliste ka vendosur një pritë në Qafën e Koshovicës, në rrugën kombëtare që të çon për në Vlorë. Banda që drejtohej nga Nikollë Ndoci, ish oficer i shërbimit të rendit (SHIR), ka penguar duke kërcënuar kalimin për në Vlorë të Skënder Gjinushit, Kryetar i Partisë Social-demokrate dhe ka marrë kalimtarët e rastit. Pas kësaj, Skënder Gjinushi shkoi në Degën e Rendit ku mësoi se atje nuk dinin gjë për këtë pritë. Dega e Rendit Fier, nuk kishte dhënë asnjë detyrë e nuk kishte asnjë njoftim për një gjë të tillë. Kalimi i Gjinushit për në Vlorë, u bë i mundur vetëm me ndërhyrjen e Komisarit të policisë së këtij rrethi. (Vijon në faqen 5)

Ministri Shaqir Vukaj priti misionin e BEP-it

Dje në mesditë në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vukaj priti një mision të veçantë ushtarak të Bashkimit Euro Perëndimor, me përfaqësues nga 10 vende europiane si Franca (kryetare BEP), Danimarka (Kryetare e OSBE), Holanda (Kryetare e BE). Në mision bëjnë pjesë edhe ekspertë civilë për politikën. Ministri Vukaj pas përshëndetjes, u foli të pranishmëve për situatën që ka përjetuar e po përjeton aktualisht ushtria, për masat e marra dhe synimet në interes të përmirësimit të gjendjes. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e misionit kërkuan sqarime për situatën në ushtri dhe kërkuan mendimin e palës shqiptare për elementët të lidhur me politikën ushtarake. Duke folur për armatosjen e popullsisë me armët e marra në depot ushtarake, ministri Vukaj theksoi se populli është i interesuar për t’i mbrojtur nga bandat e armatosura. Ai siguroi se Shqipëria nuk ka pasur luftë civile dhe dhe as ka për të pasur luftë të tillë. Duke iu referuar forcës shumëkombëshe në Shqipëri, Vukaj theksoi se ushtria do përfitojë shumë prej përkrahjes së saj. Përfaqësuesit e BEP pasi falënderuan për ekspozimin e hollësishëm të palës shqiptare, ofruan rekomandimet e nevojshme për ristabilizimin e policisë ushtarake, në bazat më arritjet më të mira në vendet e tyre. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Takim me Ambasadorin e Finlandës, Saarela

NË SELINË E PSSH Dje, Kryetari i PSSH, Fatos Nano dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PSSH, Maqo Lakrori, pritën në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Ambasadorin e Finlandës, Tapio Saarela. Zoti Nano dhe zoti Lakrori e vunë në dijeni zotin Saarela, për pikëpamjet dhe qëndrimet e PSSH lidhur me krizën politike në Shqipëri, për realizimin në kohën e parashikuar në marrëveshjen e 9 marsit, të zgjedhjeve të reja parlamentare të lira e të ndershme dhe për konceptin që ka PSSH për qeverisjen e ardhshme të vendit, mbi një bazë sa më të gjerë politike. Takimi u zhvillua në frymë të ngrohtë e miqësore. Zëdhënësi i PSSH

Politika e Berishës e lë Shqipërinë jashtë NATO-s

. Faqe 11

Shqipëria ka më shumë nevojë për demokraci, se sa për bukë

Komisionerja e BE për ndihmat humanitare Ema Bonino deklaron : Shqipëria ka më shumë nevojë për demokraci, se sa për bukë. Faqe 12