Patericat e tradhëtuan presidentin
Nga lartësitë e vizionit - 2000:
“Me ne fitojnë të gjithë”
Patericat e tradhëtuan presidentin
Berisha rrëzohet
Nga lartësitë e vizionit - 2000:
“Me ne fitojnë të gjithë”
[Karikaturë]
Gjithçka ndodhi, nuk qe e papritur. Sepse rrëzimin ai ia kishte përgatitur vetes me kohë. Madje, kështu qe rrëzuar edhe herë të tjera. Nuk e kemi fjalën për “këputjet” e herëpashershme të tij nëpër korridoret e presidencës, që aq shumë përfliten më pas nga ata që i qëndrojnë pranë, por për rrëzimin e tij politik.
Patericat komuniste me të cilat ai arriti të marrë pushtetin, që herët lanë të kuptohej se mbi to Berisha nuk do të mund të qëndronte gjatë. Shtabi i tij gjatësia komuniste dogmatik, nuk mundi t’i shërbente më në kushtet e reja. Sepse ai përveç kostumit dhe modelit të flokëve të llakosura, nuk kish ndërruar asgjë tjetër. Prandaj ato u thyen dhe ai u rrëzua.
Mirëpo Berisha, duke ndjerë rrezikun, vrapoi menjëherë e u kap pas piramidave, u rit bashkë me to e hipi në majë. Që andej projektoi “vizionin 2000” e ua servir shqiptarëve si zbulimin më të madh të shekullit, të cilin gjithnjë sipas tij, shqiptarët nuk do të mund ta preknin dot pa Berishën.
Sigurisht që as patericat dhe as piramidat nuk do ta kishin rrëzuar Salin, nëse nuk do të kish qenë “IO”-ja popullore e referendumit dhe revolta masive e fillimit të 1997.
Populli tashmë është totalisht kundër tij. Dhe ai i rrëzuar jo vetëm nga Vlora, Tepelena, Saranda, Gjirokastra, por edhe nga Shkodra, Dibra, Tropoja, nga gjithë Shqipëria, nuk do të mund të ngrihet më. Ai nuk do t’ia arrijë më t’i gënjejë shqiptarët, sepse ata tashmë e provuan se ç’do të thotë berishizëm, ata e dinë se kush është berishizmi.
MBLEDHJE E KRYESISË SE PSSH
Dje, nën drejtimin e kryetarit Fatos Nano, Kryesia e PSSH zhvilloi një mbledhje, në të cilën mernin pjesë edhe përfaqësuesit socialistë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Kryeministri Fino dhe anëtarët socialistë të qeverisë së tij, raportuan për punën e kryer deri më sot, në përmbushjen e detyrave të sejcilit prej tyre në procesin e zbatimit të Programit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe në kuadrin e angazhimeve të marra në takimet me marrjen në parti politike.
Kryesia e PSSH analizoi posaçërisht situatën në vend, problemet që dalin për punën përgatitore të mëtejshme për zgjedhjet parlamentare të qershorit 1997 dhe përkapk- vazhdim për të gjitha strukturat partiake në nivele qendrore e lokale. Ajo vlerësoi gjithashtu konsensusin e arritur me partitë e tjera për përgatitjen e kuadrit ligjor të këtyre zgjedhjeve dhe njëkohësisht shprehu keqardhjen për pengesat artificiale tensionuese që vazhdon të krijojë PD, e cila tashmë në tavolinën e dhjetë partive ka mbetur e vetme në opsionet e saj, përballë konsensusit të nëntë partive të tjera. Kryesia e PSSH vendosi të ndërmarrë iniciativat e nevojshme për vazhdimin e dialogut ndërpartiak për çbllokimin e shpejtë të problemeve që i hapin rrugë mbajtjes së zgjedhjeve brenda qershorit 1997.
Zëdhënësi i PSSH
Madhështia dhe kultura bashkuar në një emër: Skënder Luarasi
NE 15 VJETORIN E VDEKJES
Madhështia dhe kultura bashkuar në një emër:
Skënder Luarasi
[Fotografi]
Faqe 8 - 9
“Gjetëm mirëkuptim në shërbim të zgjidhjes së krizës”
Kryetari i PSSH Fatos Nano priti delegacionin e EDU
Dje, Kryetari i PSSH, Fatos Nano, priti në selinë e KPD të PSSH, Sekretarin e Ekzekutivit të EDU, Aleksis Wintoniak dhe personat që e shoqëronin. Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime mbi situatën në Shqipëri dhe mbi punën që po bëhet për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 1997.
Pas takimit lideri socialist deklaroi për “Zërin e popullit”:
Çfarë do të thotë për ju takimi në selinë e PS me një delegacion të së Djathtës Europiane?
Pritja e delegacionit të EDU-së në selinë e Partisë Socialiste, është një hap i rëndësishëm në kontaktet politike të Partisë Socialiste me faktorët ndërkombëtarë.
Është hera e parë që përfaqësues të EDU-së zhvillojnë bisedime zyrtare me ne këtu në Tiranë. Ky takim pason një bashkëbisedim të frytshëm që ne patëm para disa ditësh me të njëjtin organizëm politik, të përfaqësuar nga kryetari Alois Mock në Vjenë.
Për çfarë bashkëbiseduat me delegacionin e EDU-së?
Tema e bashkëbisedimit ishte situata politike në Shqipëri dhe qëndrimet e partive në tryezën e partive politike për të përgatitur zgjedhjet dhe për të gjetur zgjidhjet e nevojshme të kompromisit për ligjin elektoral e për përgatitjet e tjera që do të çojnë në çbllokimin e situatës.
Në bashkëbisedim gjetëm mirëkuptim për të kontribuar reciprokisht në zhvillimin e frymës së dialogut dhe gatishmërisë së palëve që të bëjnë lëshimet e nevojshme për të arritur konsensusin midis ligjit mazhoritar dhe atij proporcional. Në këtë kuadër një rast i mirë sipas nesh është projekti i paraqitur nga përfaqësuesit e ODHR-it për t’u kthyer tek ligji mazhoritar i korrektuar i vitit 1992.
Po tjetër përse ishin të interesuar anëtarët e delegacionit?
Misioni i EDU-së është një mision faktmbledhës rreth situatës politike, qëndrimeve të faktorëve të ndryshëm politikë, realitetit që paraqesin Komitetet e qytetarëve në rajone të ndryshme të vendit dhe mundësisë për t’i integruar ato në proceset e dialogut politik dhe të zgjedhjeve institucionale të krizës etj.
Çfarë shpresoni të arrijë Partia Socialiste nga këto kontakte me të Djathtën Europiane?
Mendojmë se duke iu paraqitur qëndrimet që buronin nga analizat tona politike, ne mendojmë se kontribuojmë për të ekuilibruar qëndrimet, gjykimet e shpresojmë dhe veprimet politike të përfaqësuesve të EDU-së, për t’i kontribuar një ndërmjetësimi si faktor ndërkombëtar në kapërcimin e krizës.
Ne nuk kemi paragjykime, por përmjet bashkëbisedimeve me të gjithë ata faktorë që mund t’i kontribuojnë daljes së Shqipërisë nga gjendja ekzistuese.
Nga përfaqësuesit e EDU-së, mëmorëm garanci që kontakte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Beqir Skreli