30/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 prill 1997

Mercenarët e Berishës

Çarmatosja e PD-së - kusht për t’i kthyer vendit paqe dhe siguri

Nuk është e rastit që Berisha ka vënë si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve çarmatosjen sipas tij të “komiteteve rebele”, duke lënë mënjanë çarmatosjen e Partisë Demokratike të cilën ai e armatosi vetë. Duke e ditur që nuk fiton në një garë të ndershme elektorale, Berisha synon t’i shkojë në fund aventurës me forca të armatosura. Dhe këtë e tregojnë më së miri dokumentat e shumtë që disponon jo vetëm komitetet, por edhe qytetarët e ndershëm. Një gjë është e vërtetë; shumicën e armëve e kanë militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike. Prandaj që andej duhet filluar çarmatimi. Sepse janë edhe listat emërore, është edhe sasia dhe lloji i armëve që kanë marrë. Nga burime tejet të sigurta dhe që disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mësohet se operacioni të armatosjes së PD-së në Fier i ka prise vetë ish-kryetari i degës së PD të këtij rrethi Belul Çelo, aktualisht Ministër i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Të jetë e vërtetë? Listat thonë po. Por nëse ministri Çelo dhe partia e tij janë realisht të interesuar për çarmatimin e popullsisë dhe mbledhjen e armëve, le ta japin vetë shembullin të parët. Për ta parë me të lehtë ne po i ndihmojmë me njërën nga listat, të cilën nuk e kanë më në kasafortat e tyre. Në të bien në sy edhe kuadro të tjerë “Gjeneralë” të PD-së si prefekti Haki Mustafa, ish prefekti i Durrësit Vikor Margjilaj, sekretari i prefekturës Edmond Gjoleka etj. Ndërkohë ndër këto të “zgjedhur” janë emra e organizatorëve të krimeve elektorale, qofte të kërcënimeve, qofte të Libofshës, parlamentare të zgjedhjeve parlamentare të 26 Majit, si Behar Plaka (çuditërisht ishte furnizuar me 2 automatike e 2 mitralozë), Enver Plaka me 21 automatike, Agim Qejvani me 104 automatike, Aleksandër Bardhi me 45 automatike, Xhemal Xhemali me 41 automatike. Armatosja është bërë edhe me fisë ku ndërrë besuarit janë kandiduar Fisi Zyka (Peshat), Fisi Shkreta (Libofshë) Fisi Mucaj etj. D.P.

Kryepolici i TVSH-së

Rikthehet Qemal Sakajeva Faqe 4

Jam optimist për zgjedhjet e ardhshme

TAKIMI I KRYEMINISTRIT FINO ME GAZETARËT “Nuk do të pranoj të jem një kryeministër formal” Do t’i bëj Presidentit propozimin e fundit për drejtuesit e rinj të SHIK-ut Faqe 3

Berisha pushtoi Banken Qendrore se po afrojnë zgjedhjet

Shkruan gazeta britanike “The Financial Times” e datës 27 prill 1997 Gazeta britanike “The Financial Times” botoi të dielen një artikull në faqen 2 për shkarkimin e Kristaq Luniku, Guvernator i Bankes Qendrore të Shqipërisë. Qeveria, sipas artikullit, është cilin midis të tjerash thuhet se: Presidenti Shqiptar Sali Berisha nënshkroi një dekret për shkarkimin e Guvernatorit te pergjithshem te Bankes se Shqipërisë, z. Kristaq Luniku, levizje e cila e godet me tej kredibilitetin e pergjegjjeve te vendit per te rindertuar ekonomine e tij te shkatërruar. Z. Luniku thu se heqja e tij ishte e “paligjshme”. Ai e sulmoi kete dekret si nje “pushtim te Bankes Qendrore” nga z. Berisha “i cili po minon pavarësine e bankes se Shqipërisë”. “Banka ishte i vetmi institucion i cili nuk ishte nen urdherat e Berishes, por tani ai e do kete institucion nen kontrollin e tij, sepse zgjedhjet po afrojnë”, tha Luniku. Shqiperia është duke kerkuar mbeshtetje financiare nga FMN, se ajo eshte duke luftuar me nje anar ki dhe shthurje nga kolapsi i nje numri skemash piramidale mashtruese. Shkarkimi i Lunikut pritet te komplikojë bisedimet (me FMN). Z. Luniku është zevendesuar nga z. Qamil Thusha, zevendesdrejtor i Bankes Kombetare Tregtare. Banka e Shqipërisë nën drejtimin e Lunikut ishte shfaqur si nje nga institucionet e pakta te pavarura ne vend. Pozicioni i tij kishtë ardhur duke u bere me i ekspozuar dhe me i qarte muajt e fundit, se ai (Luniku) e kishte paralajmeruar z. Berisha dhe qeverine qe ne fund te 1995-es, per rritjen e rreziqeve nga zhvillimi i tregut financiar jo formal dhe nga shtimi i skemave mashtruese financiare. Qeveria nuk ndermori asnje veprim lidhur me projektligjet e propozuara nga Banka Qendrore per fajdet dhe larjen e parave, ndersa autoritetet qeveresore nuk bene asgje per te forcuar legjislacionin bankar, i cili perfshinte rregullimet per te ndaluar cdo organizate tjeter pervec bankave te licensuara per marrjen e depozitave.

Lista e disa prej të armatosurve nga PD në Fier

Në krye të saj është ish kryetari i PD të Fierit Belul Çelo, sot Ministër i Brendshëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar 1 Belul Çelo | Kryetar i PD-së | automatik | copë 1 2 Kiço Daka | instruktor i PD-së | automatik | copë 1 3 Sotiraq Aleksi | ish kryetari i Bashkisë (PD) | automatik | copë 1 4 Durim Lektudi | kryetar i K.Bashkiak (PD) | automatik | copë 1 5 Nikoll Margjilaj | aktivist | automatik | copë 1 6 Viktor Margjilaj | ish prefekt i Durrësit (PD) | mitraloz | copë 1 7 Mario Margjilaj | aktivist i PD | automatik | copë 5 8 Xhemal Goro | aktivist i PD | automatik | copë 1 9 Adem Latifi | aktivist i PD | automatik | copë 1 10 Daut Hoxha | aktivist i PD | automatik | copë 1 11 Kozma Gjata | aktivist i PD | automatik | copë 1 12 Arben Margjilaj | aktivist i PD | automatik | copë 1 13 Haki Mustafa | Prefekt i Fierit | automatik | copë 1 14 Kujtim Lamçe | Aktivist i PD | automatik | copë 1 15 Esat Ferko | Aktivist i PD | automatik | copë 1 16 Edmond Gjoleka | sekretar i prefekturës | automatik | copë 1 17 Fatos Sala | nëpunës në prefekturë | automatik | copë 1 18 Ferit Gremi | nëpunës në prefekturë | automatik | copë 1 19 Astrit Xhemali | ish kryetar Komisioni (Kurjan) | automatik | copë 3 20 Fisi Zyka | Fshati Peshtan | automatik | copë 12 21 Fisi Shkrela | Fshati Libofshë | automatik | copë 6 22 Fisi Mucaj | | automatik | copë 5 23 Xhemal Xhemali | (fshati Kurjan) | automatik | copë 41 24 Petrit Çepele | aktivist i PD-së | automatik | copë 10 25 Fatmir Plaka | aktivist i PD-së | automatik | copë 20 26 Aleksandër Bardhi | aktivist i PD-së | automatik | copë 45 27 Enver Plaka | aktivist i PD-së | automatik | copë 21 28 Behar Plaka | aktivist i PD-së | automatik, mitraloz | copë 31, copë 2 29 Agim Qejvani | aktivist i PD-së | automatik | copë 104