06/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 maj 1997

55 000 000 000

Deficiti në 6 vitet e qeverisjes së korruptuar të gangsterëve të Partisë Demokratike Ndërsa shqiptarët anë e mbanë vendit pushtuan sheshet duke kërkuar paratë e vjedhura dhe largimin e hajdutëve nga pushteti, nga buxheti i shtetit u morën 400 milionë lekë për Gjeneral Gazideden dhe 3 miliardë të tjera për Ministrinë e Brendëshme

Katastrofë financiare

Kriza financiare, që për 5 vjet i pat fshëlur veshët nën kujdesin “atëror” të qeverisë e propagandës zyrtare, i mori kthesat. Në projektbuxhetin e paraqitur në parlament, shqiptarët shohin se duhet të paguajnë më tepër se 55 miliardë mbi mundësitë e kulmet së tamdhe ekonomisë kombëtare, një faturë vërtet tronditëse pas traumave të kaluara. PD-ja që duhet të përgjigjet për këtë katastrofë financiare, bërtiti me të madhe sikur ministri socialist i financave po grabiste shqiptarët! Ky deficit nuk qënkërkej i saj, si “kopil” në derë të kishës. Daleni, zotërinj! Ai është si fëmija nuk mund t’i ngjajë mamisë... që asiston në lindje, por prindërve të saj, edhe kriza e tanishme është pjellë e qeverisjes së PD-së. Qeveria e Pajtimit Kombëtar e gjeti të gatshëm një buxhet që prej Nëntorit ’96 por që asnjëherë nuk u shqyrtua në Parlament. PD-ja vazhdonte të fuste kokën në rërë si struci për të fshehur krizën e gjithanshme. Madje, mungesa e dëshirës për të përballuar efektet sociale të krizës, e spostoi marrëveshjen e re me FMN. Projektbuxheti i parashikuar, për vetë mandatin e kufizuar të kësaj qeverie, është mbështetur mbi të njëjtën strukturë të pagave dhe shpenzimeve operative, sasi të njëjta politika fiskale të hartuara nga PD-ja. Në këtë vështrim, ky projektbuxhet faturë nuk mund të ishte veçse “zbardhja” e krizës komplekse që kaloi vendi, që është, së pari, krizë e qeverisjes së PD-së. Këtë shqiptarët ia kanë “borxh” PD-së e qeverisë së saj, sado të manovrohet e të kërkohen fajtorë të rinj. Grabitja e shqiptarëve dhe varfërimi i tyre real ka ndodhur para se të lindte Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Makroekonomia shqiptare… (Vijon në faqen 6)

Vendi në prag të krizës qeveritare

Dëshmon përsëri takimi PS-PD Fatos Nano Kryetar i PSSH: “Pas qëndrimeve të PD-së, shikojmë përpjekjet për të shtyrë zhvillimin e zgjedhjeve” Fatos Nano Kryetar i PSSH: “Pas qëndrimeve të PD-së, shikojmë përpjekjet për të shtyrë zhvillimin e zgjedhjeve”

Berisha personi i vetëm kundër

Konferencë shtypi e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE

Berisha personi i vetëm kundër kompromisit

kompromisit Kështu deklaroi kryetari i delegacionit të KE, Peter Shider Faqe 3

Kryetari i PSSH Fatos Nano bën homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

5 MAJ 1997 Kryetari i PSSH Fatos Nano bën homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit Sekretarët e PSSH Rexhep Mejdani e Namik Dokle bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve në Vlorë TIRANË - Me rastin e 5 majit, ditës së dëshmorëve, drejtues të partisë socialiste bënë dje vizita në shtëpitë e dëshmorëve dhe vendosën buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në rrethe të ndryshme të vendit. Kryetari i PS Fatos Nano, Sekretari për marrëdhëniet publike Pandeli Majko dhe anëtari i kryesisë Elez Ruka bënë dje homazhe dhe vendosën një buqetë me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Faqe 3

Dogji vendin për të qëndruar në pushtet

BERISHA NË INTERNET Faqe 3

Lista zyrtare e çmimeve fituese të shortit Nr.43 date 02.05.1997 të Lotarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar

Fitojnë një çmim prej 2500 lekë biletat që përfundojnë me 191 Fitojnë një çmim prej 10,000 lekë biletat që përfundojnë me 2258 Fitojnë një çmim prej 20,000 lekë biletat që përfundojnë me 17153 Fiton një çmim prej 300.000 lekë bileta me numër 153879 Fiton një çmim prej 400.000 lekë bileta me numër 181563 Fiton një çmim prej 700.000 lekë bileta me numër 166359 Fiton një çmim prej 3.000.000 lekë bileta me numër 169556