Vlonjatët përsëri në shesh. Rinisին protestat masive kundër Presidentit
Reagimi i menjëhershëm në Vlorë, pas vizitës së dështuar të Berishës në Fier. Dje rreth orës 10 të mëngjesit, mijëra qytetarë janë mbledhur në “Sheshin e Flamurit” e kanë protestuar kundër demagogjisë së atij, atij që pasi vrau e vodhi vlonjatët e gjithë shqiptarët, kërkon t’i rivrasë përsëri me mashtrime e demagogji.
“Berisha nuk ka vend në Vlorë”, është theksuar dje më të madhe, duke i bërë apel gjithë popullit të Vlorës që të marrë masa për të vënë nën kontroll gjithçka.
Protestuesit e shumtë, të zhgënjyer nga tradhtia që Berisha i bëri marrëveshjes politike të 9 marsit dhe kontratës së 9 majit, kanë vendosur t’i rikthehen sërish protestave popullore. Dhe gjithçka do të nisë që sot. Protestuesit, pasi të grumbullohen në “Sheshin e Flamurit” do të marshojnë përgjatë rrugëve të qytetit me parulla kundër Berishës, kundër PD-së, kundër vjedhjes, mashtrimit dhe vrasjes.
Kësisoj, gjithçka me sa duket do të nisë nga e para në Vlorë. Veçse si u shprehën dje në miting organizatorët e protestave, këtë herë nuk do të ndalemi më pa larguar Berishën nga pushteti.
Njerëzit e Berishës që kanë qenë të pranishëm në shesh, pasi kanë qëmtuar gjithçka në detaje, kanë transmetuar informacion mbi gjendjen në Vlorë, ku sipas të gjithë gjasave Berisha ka planifikuar të shkojë të premten, pasi të ketë ndaluar më parë në Levan e Lakatund.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
Kërkohen garanci të plota ndërkombëtare
Takime të partive me kryeministrin Fino
Vranicki të ndikojë në garantimin e monitorimit intensiv në të gjitha nivelet e procesit elektoral në Shqipëri nga Komuniteti Ndërkombëtar
Faqe 3
Kërcënohet korrespondentja e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë
Gjithçka ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 9.30 minuta, teksa korrespondentja e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë Zenepe Luka po shkonte me biçikletë për në shesh, ku do të mbahej mitingu i protestës.
Gjashtë persona të armatosur me kallashnikovë kanë zbritur nga dy makina pa targa dhe i janë drejtuar gazetares me fjalët: “Majft më me këtë punën tënde, duke i përplasur automatikun në fytyrë.
“Ky është takimi ynë i parë dhe i fundit me ty. Ne e dimë se ku të mësojnë fëmijët, dhe do të të vrasim po shkuajte më kundër Berishës”
Ndërkaq, zonja Luka i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, por atje i kanë përcjellë me fjalët: “Ne s’ruajmë dot kokën tonë, jo të të ruajmë ty”.
Të njëjtin shqetësim gazetaria e kërcënuar ia ka paraqitur edhe komandantit të forcave italiane që veprojnë në Vlorë zotit Xhilio, i cili i ka thënë se ne mund të të shoqërojmë gjatë ditës me patrulla që patrullojnë në rrugët e qytetit, ndërsa në shtëpi nuk marrim një përsipër, pasi këtë nuk e bëjmë as për gazetarët italianë.
Rasti në fjalë është njëherësh edhe apel qytetar që askush të mos guxojë t’i prekë gazetarët në kryerjen e punës së tyre.
Hij et e “piramidave” do ta ndjekin Berishën si fantazma
Berisha dhe PD preferoi ta ruante pjellën e vet, qoftë edhe duke sakrifikuar nënshkrimin e marrëveshjes me FMN
Faqe 6
Nuk duhet humbur shansi historik i 29 qershorit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Theodoros Pangallos:
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë z. Theodoros Pangallos, bëri më 21.5.1997, deklaratën e mëposhtme për Shqipërinë:
“Komuniteti Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian në veçanti, kanë nënvizuar së fundi, nevojën e zhvillimit, më 29 Qershor, të zgjedhjeve normale dhe të pakontestueshme në Shqipëri.
Për rregullimin çështjes së ligjit elektoral, të gjitha partitë duhet të demonstrojnë përgjegjësinë që kërkojnë situatat.
Të gjitha forcat politike në Shqipëri e dinë se vendi i tyre nuk duhet të humbasë shansin historik të 29 Qershorit për shkak të qellimeve të ngushta partiake. Përndryshe hapen ‘kacetë e Eolit’ duke i marrë me vete të gjithë.
Kuptohet që në një rast të tillë, Komuniteti Ndërkombëtar do të rishqyrtojë qëndrimin e vet.
Ftojmë të gjitha palët në Shqipëri të ngrihen në (Vijon në faqen 3)
Takime të drejtuesve të PSSH me trupin diplomatik
Gjatë ditëve të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mejdan(i), Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë Maqo Lakrori dhe anëtarët e kryesisë së PSSH Arta Dade, Ethem Ruka e Kastriot Islami, kanë zhvilluar takime të veçanta me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Andrew Tesor(i)ere, me Ambasadorin e Francës Patrick Chrismant, me Ambasadorin e Austrisë Georg Calica, me Ambasadorin e Zvicrës Thomas Feller dhe me të ngarkuarin me punë a.i. të Gjermanisë Gerard Volf. (Vijon në faqen 3)
Gjatë ditëve të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mejdan(i), Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë Maqo Lakrori dhe anëtarët e kryesisë së PSSH Arta Dade, Ethem Ruka e Kastriot Islami, kanë zhvilluar takime të veçanta me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Andrew Tesor(i)ere, me Ambasadorin e Francës Patrick Chrismant, me Ambasadorin e Austrisë Georg Calica, me Ambasadorin e Zvicrës Thomas Feller dhe me të ngarkuarin me punë a.i. të Gjermanisë Gerard Volf.
(Vijon në faqen 3)
Ne foto: Artur Rustemi, i vrare pabesisht nga banditet e SHIK-ut, ne ditet e para te protestave paqesore ne qytetin e Vlores
Mbledhje e KPD të PSSH
Sot më, 22 Maj 1997, ora 10.00, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste.
Do të diskutohet lidhur me situatën politike në vend dhe detyrat e strukturave të PS në këto momente.
Kryesia e PSSH
Mbledhje e KPD të FRESSH
Ditën e Diel dt. 25 Maj 1997 në orën 10.00 në Hotelin e Sindikatave të Minatorëve (ish kampi i punëtorëve) në Durrës, zhvillohet mbledhja e KPD të FRESSH-it.
Lajmërohen anëtarët e KPD të FRESSH-it të marrin pjesë në mbledhje.
Kryesia e FRESSH-it