25/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 maj 1997

26 majl - apel kundër Berishës

Mos e prekni votën e popullit!

26 maji i këtij viti na vjen me apelin e madh: mos e prekni votën e popullit! Përndryshe, do të ndodhë përsëri ajo që ndodhi gjatë tre muajve të fundit në Shqipëri. 26 maji i vitit të kaluar ishte shpresa e shqiptarëve për një kohë të re në rrugën e zhvillimit të demokracisë. Ajo ditë vinte pas katër vjetësh të qeverisjes së Partisë Demokratike. Katër vjet qeverisje së saj ishin të mjaftueshme për të bindur popullin në se ajo kishte qeverisur mirë apo keq Shqipërinë. Ishte e drejta e sovranit që me votën e lirë të jepte “notën” për këtë. Dhe sovrani flet një herë në katër vjet. Ai kishte ditën për të folur më 26 maj të vitit të kaluar. Por zgjedhjet e 26 majit të vitit të kaluar kishin edhe një domethënie tjetër të madhe. Për një parti serioze në një shoqëri demokratike nuk ka rëndësi vetëm mënyra se si e qeveris vendin, por edhe mënyra se si hyn në lojën politike të pushtetit dhe si del prej saj. Domethënë, zgjedhjet e 26 majit të vitit të kaluar ishin shansi për të parë se si mund të realizohet në rrugë paqësore rotacioni i pushtetit në shoqërinë e re demokratike shqiptare. Në vitin 1992 Partia Socialiste e kreu me dinjitet aktin e kalimit në opozitë. Ajo pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe e uroi suksesen Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit. A do të ishte e aftë kjo parti e parë opozitare ta bënte një gjë të tillë? Kjo ishte vlera më e madhe e zgjedhjeve të 26 majit të vitit të kaluar. Fatkeqësisht asnjera nga këto nuk ndodhi. Sovrani popull nuk u lejua të shprehej lirshëm verdiktin e tij në zgjedhje. Ai u frikësua, u kërcënua dhe u dhunua gjatë gjithë fushatës elektorale, veçanërisht në ditën e zgjedhjeve. Kështu populli nuk u lejua të vërë “notën” për partitë politike të vendit, si për atë parti që kishte patur pushtetin, ashtu edhe për ato që ishin në opozitë. PD dhunoi vullnetin e lirë të popullit, duke treguar se nuk ishte e aftë të pranonte verdiktin e tij. Kjo tregonte se kjo parti nuk ishte një parti demokratike siç pretendonte dhe se prej saj, shoqëria shqiptare do të kishte pasoja të rënda. Megallomania e PD çoi jo vetëm në dhunimin e zgjedhjeve, por edhe në një makutëri absurde, duke shpallur veten fituese të 90 përqind të parlamentit shqiptar. Që nga ky moment shoqërisë demokratike shqiptare iu vunë minat. Këto mina do të shpërthenin një ditë. Konflikti midis verdiktit të popullit dhe pushtetit të paligjshëm të PD-së u shpreh shumë qartë në revoltën popullore që çoi deri në rrëmbimin e armëve për t’iu kundërvënë pushtetit. Tani të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se ajo që ndodhi në tre muajt e fundit në Shqipëri, i ka rrënjët te dhunimi i 26 majit. Të tjerat, piramidat, korrupsioni etj, ishin pasojat e dhunimit të 26 majit. Nga kjo që ndodhi del mësimi i madh: Mos e prekni verdiktin e popullit! Populli është sovrani i vetëm, dhe ai nuk lejon që ky sovranitet të nëpërkëmbet. Në se do të ndodhë përsëri një gjë e tillë, atëherë do të përsëri revoltë, do të kemi përsëri krizë dhe Shqipëria nuk do të ketë qetësi kurrë. Është koha ta mbajmë mirë parasysh një gjë të tillë, sepse shenjat janë që 26 maji i vitit të kaluar mund të përsëritet më 29 qershor të këtij viti. Deklaratat e Berishës se “zgjedhjet do të jenë të lira si më 26/5” janë një ironi e furishme me zemërimin e popullit. Kjo tregon se Berisha nuk ka nxjerrë mësime. Prandaj duhet vigjilencë.

Mesazh i Kryetarit të PSSH, Fatos Nano:

“Unë jam i bindur se forca e popullit, forca e politikave të reja, e forcave politike të reja që duan të shkul[in?] përfundimisht totalitarizmin, dhunën, nënshtrimin e njerëzve ndaj shtetit dhe të afirmojnë individualitetin, identitetin, lirinë dhe të drejtat themelore të çdo qytetari të lirë në këtë vend, do të bëjë të mundur që 26 apo 28 maji në Shqipëri, ashtu si datat të tjera të zeza në historinë e Shqipërisë ku janë përplasur masat e njerëzve, të detyruar nga aventurat e politikanëve dhe pushtetarëve, nuk do të ndodhin më” Faqe 3

29 qershor 1997- dita e parë e çlirimit të vërtetë nga diktaturat dhe diktatorët

Ç’rrisku qytet...

Cërriku qytet i fortifikuar

të ndodhin më” Faqe 3 Cërriku qytet i fortifikuar Qytetarët: “Nuk i lëshojmë armët, pa ikur Berisha” Faqe 5