03/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 qershor 1997

Berisha, hiq dorë nga krimi politik!

Gazeta presidenciale “Albania” i paraprin vendosjes së eksplozivit në qendër të Tiranës. Rreth 20 të plagosur. Ja ç’ shkruante gazeta e Berishës një ditë para shpërthimit:

Deklaratë e Kryesisë së PSSH: Berisha dhe klani i tij, kërkon ta bëjë Tiranën e Shqipërinë tokë të djegur

Më datën 2 qershor 1997 në Kafe-Bar “Freskia”, në orën 12.40 të drekës, shpërtheu një lëndë e fuqishme plasëse, si rezultat i së cilës u plagosën 20 klientë të këtij lokali dhe të personelit të shërbimit si dhe u shkatërrua plotësisht lokali. Bomba në mes të Tiranës, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë qendrore të PSSH-së, në lokalin që preferohet nga anëtarë, simpatizantë dhe drejtues të PSSH-së, është një akt i rëndë kriminal i paralajmëruar për dy ditë rresht nga gazeta e Presidentit Berisha: “AL- “ALBANIA”, si kundërpërgjigje ndaj anëtarit të Kryesisë së PSSH dhe Sekretarit i Shtetit i Ministrisë së Brendshme, zoti Lush Përpali. Berisha dhe klani i tij, duke ndërprerë fundin e tij të turpshëm kërkon ta bëjë Tiranën e Shqipërinë tokë të djegur. Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi makabër, nuk është mjaftuar me dhunën dhe terrorin e egër disa-vjeçar kundër opozitës dhe liderëve të saj, por tani kërkon që të bëjë dhe vrasje kriminale të papara në historinë e këtij vendi. Pasi është dërrmuar si politikan i dialogut dhe pasi është kthyer në kartë të djegur politike, organizon dhe drejton krimin politik kundër fitimtarëve politikë të opozitës socialiste. Kryesia e PSSH-së i bën thirrje drejtpërdrejt Berishës si frymëzues, drejtues e organizator i krimit politik në Shqipëri, që të heqë dorë nga kjo praktikë makabre që s’ka asgjë të mirë as për Shqipërinë e as për demokracinë shqiptare dhe as për vetë Berishën, jo vetëm si president, por thjesht si njeri, nëse i ka ngelur në vetëdijen e tij ende diçka njerëzore e shqiptare, të tërheq bandat e tij të inkriminuara nga krimi i realizuar nga dora e zezë. I bëjmë thirrje që pa qenë vonë që të heqë dorë nga skenari e terrorit të vrasjeve politike, të cilët ka kohë që gatuhen dhe testohen. PSSH i bën thirrje popullit shqiptar, gjithë partive politike, anëtarëve të PSSH-së e të PD-së dhe të çdo partie tjetër, që të distancohen nga këta kriminelë e krime të rënda dhe të bëjnë ç’është e mundur të mos i lejojnë ato ndaj asnjë shqiptari. Boll janë vrarë nga dora e zezë e Berishës mijëra shqiptarë që nga Tropoja e në Sarandë, që nga Korça e në Vlorë, boll janë përgjakuar shqiptarët. Tani të gjithë kemi nevojë për paqe e qetësi, për votime të lira e të drejta! Kryesia e PSSH-së Tiranë, 2.6.1996

Kryetari i PSSH Fatos Nano, uron për fitoren, Kryetarin e PS të Francës Lionel Zhospen

Shkëlqesisë së Tij Zoti Lionel Jospin Kryetar i Partisë Socialiste Franceze, Paris Shkëlqesi, Ju uroj nga zemra për fitoren e thellë të Partisë Socialiste Franceze dhe ju siguroj se kjo fitore përbën një hap madhësh- të Shqipërisë vëndosmërinë tonë për një intensifikim të mëtejshëm dhe të gjithanshëm të bashkëpunimit midis dy partive tona simotra, të cilat do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të lidhjeve tradicionale historike midis dy popujve dhe vendeve tona dhe të të gjitha forcave që aspirojnë sinqerisht për paqen dhe integrimin në Evropë. I Juaji, Fatos Nano Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë

Kam njoftuar policinë para shpërthimit

LUSH PERPALI REAGON: Dje, pas botimit të njoftimit se “Do hidhet në erë restoranti i Lush Përpalit” kam marrë në telefon drejtorin e saj, Ylli Rakipi dhe i kam kërkuar të marrë masa të mos ndodhë një gjë e tillë. Kam marrë në telefon komandantin e Gardës së Republikës të cilit gjë e tillë, pasi shkrimi te gazeta në fjalë e delegon aktin tek ushtarët e Gardës. Kam marrë në telefon edhe komisariatin e Policisë Nr.3. Këto telefonata janë bërë disa orë para se të ndodhte shpërthimi. Të hënën në mëngjes kam dorëzuar edhe padinë përkatëse në organin e Prokurorisë. Faqe 8-9

Do të rindërtojmë gjithçka të shkatërruar nga Berisha

Mitingje të socialistëve në Korçë e Fushë - Krujë: Faqe 2-3

Pak caste pas shpërthimit (Foto: ROJTER)