05/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 qershor 1997

Përcaktohen kandidaturat

U mblodh Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSH: Mobilizim total për mbrojtjen e votës së lirë të popullit U mblodh Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSH: Përcaktohen kandidaturat Mobilizim total për mbrojtjen e votës së lirë të popullit Fatos Nano: Përgatitjet e deritanishme synojnë në fitoren e Partisë Socialiste, së bashku me opozitën progresiste dhe demokratike shqiptare Faqe 2 1991 Disa nga emrat e njohur të listës së kandidaturave të miratuara dhe zonat e tyre janë: Fatos Nano në Tepelenë, Rexhep Mejdani në Elbasan, Namik Dokle në Kukës, Pandeli Majko në Korçë, Maqo Lakrori në Devoll, Bashkim Fino në Kuçovë, Servet Pëllumbi në Korçë, Ilir Meta në Skrapar, etj. Shkrimtari Dritëro Agolli është i dyti në renditjen e listës shumemërore të kandidatëve të partisë.

Koalicion para dhe paselektoral midis Partisë Socialiste dhe Socialdemokrate

MARREVESHJE POLITIKE HISTORIKE TË FORCAVE SOCIALDEMOKRATE Koalicion para dhe paselektoral midis Partisë Socialiste dhe Socialdemokrate Së bashku në zgjedhjet e 29 qershorit duke u paraqitur me kandidatë të përbashkët në rreth gjysmën e zonave të vendit Faqe 2

Marrëveshje paraelektorale midis PSSH dhe PBDNJ

Me kandidatë të përbashkët në katër zona Faqe 2

Kapet “rob” ditari i një majori të policisë

Faqe 4

Konsolidimi i një fronti të majtë-domosdoshmëri

PARTIA E UNITETIT KOMBËTAR: Faqe 5

Me ç’armë do të fitojnë socialistët

I vetmi kusht që ka vënë PS për 29 qershorin është të zbatohen rregullat e demokracisë, pra të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standartet e botës demokratike Faqe 3

DBSH: Shqipërinë e shkatërroi politika e Sali Berishës

SHKODËR Faqe 10

Bombë ndaj Presidentit të Republikës

DURRËS, LAJMI I FUNDIT Ka dështuar dje në Shkallnur të qytetit të Durrësit gjatë një mitingu elektoral një tentativë për atentat ndaj Presidentit të Republikës Sali Berisha. Atentatori ka hedhur drejt tribunës së improvizuar në qendër të fshatit ku ishte duke folur presidenti Berisha një bombë dore e cila nuk ka shpërthyer dhe është çaktivizuar nga forcat speciale që shoqëronin Berishën. Gjithnjë sipas agjencive të lajmeve, personi që tentoi të godiste presidentin shqiptar është qëlluar nga rojet presidenciale me synimin për ta neutralizuar dhe është transportuar menjëherë për në spitalet e kryeqytetit.