10/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 qershor 1997

Fitorja merr udhë në Vlorë

“Sheshi i Flamurit” nën pushtetin e qytetarëve të lirë Të nderuar vlonjatë, që kurrë nuk e keni ndarë veten në qytetarë e fshatarë, as më 1912-ën, as më 1920-ën, as në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe as më 1997-ën. E di që jam borxhli ndaj jush, sepse ju vulosët daljen time nga burgu! Por ju vulosët edhe daljen e Shqipërisë nga burgu i Berishës. Së bashku do të bëjmë që sakrificat, gjaku dhe jeta e vlonjatëve kurrsesi të mos shkojnë dëm. Sali Berisha e di qysh tani këtë: 29 Qershori, me votën tuaj, do t’i vërë vulën këtij vendimi, që sot e ka marrë mbarë Shqipëria!

Ky popull i Vlorës, ky shpirt i pamposhtur!

Kemi 90 vjet që jetojmë me historinë e Vlorës si pjesë e historisë sonë dhe ende nuk e kemi njohur plotësisht. Kemi 5 muaj që jetojmë me heroizmin dhe tragjedinë e Vlorës dhe ende nuk e kemi mësuar të gjithën. Sa herë shkojmë në Vlorë, zbulojmë cilësi të reja, energji të pashtershme. Ky popull i Vlorës, ky shpirt i pafund! Si deti që lag brigjet dhe i lëpin plagët me kripën e valëve. Plagët e jetës dhe të rinisë, plagët që iu hapën aq thellë gjatë këtyre pesë muajve të fundit. Ishim edhe dje në Vlorë dhe pamë edhe një herë shpirtin e pamposhtur të këtij populli. Një popull i martirizuar gjatë pesë muajve të fundit nga një pushtet i pashpirt. Pesë muaj pa punë, pa pronë, pa para, pa qeverisje efektive. Pesë muaj me 300 të vrarë e 1000 të plagosur. Vlora ishte dje në Sheshin e Flamurit për të pritur liderët e opozitës. Ajo priti politikanët e Partisë Socialiste dhe Socialdemokrate. Mijëra njerëz në shesh, burra, gra e fëmijë të ndarë, të rinj e të reja, pleq e plaka të veshur me të zeza. Vlora ka pesë muaj që del në Shesh të Flamurit. Del për të fituar lirinë dhe të drejtat e veta. Si nuk u lodh ky popull? Si nuk u shteruan fuqitë për të dalë në shesh? Si nuk u mërzit nga mitingjet? Si nuk u mposht nga dhimbja, si nuk u kërrus nga plagët? Si nuk u tremb nga akuzat dhe kërcënimet? Si nuk u mërzit nga politika? Këto pyetje të lindin natyrshëm kur shikon përtej një benë populli i Vlorës drejtuesve të opozitës së majtë shqiptare. Sheshi i Flamurit është si së majtë shqiptare. Sheshi i Flamurit është si gjithë një histori e shtetit shqiptar. Atje zë fill historia e shtetit shqiptar. Atje janë të mbledhur në se sakrificat lumenësh, betejash e heroizmi për liri e pavarësi. Atje është e grumbulluar e gjithë lufta e popullit të Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë për një demokraci të vërtetë në fundin e shekullit të njëzetë. Atje është Meka e

Nano takon Vranickin

Përveç takimit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste paradite, zoti Vranicki, para largimit, në aeroportin e Rinasit, bëri një takim kokë më kokë me zotin Fatos Nano, ku, sipas deklarimeve, midis të tjerash, dy politikanët shkëmbyen mendime me njeri tjetrin për punimet e Kongresit të Socialistëve Evropian dhe theksi u vu sidomos mbi situatën që kish konstatuar Vranicki gjatë kësaj vizite të tij në Shqipëri dhe takimet me forcat politike. Zëdhënësi i PSSH

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano duke përshëndetur popullin e Vlorës në mitingun e organizuar dje paradite në “Sheshin e Flamurit” (Foto: A. BABANI) Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano duke përshëndetur popullin e Vlorës në mitingun e organizuar dje paradite në “Sheshin e Flamurit” (Foto: A. BABANI)

Të nderuar vlonjatë, që kurrë nuk e keni ndarë veten në qytetarë e fshatarë, as më 1912-ën, as më 1920-ën, as në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe as më 1997-ën.

Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mejdani në Laç, Maliq, Devoll, Elbasan e Peqin

Stuhi elektorale e socialistëve në mbarë Shqipërinë Faqe 2

Mitingje elektorale të Partisë Socialiste

Sot në Gjirokastër, ora 13.00 Sot në Përmet, ora 17.00 Nesër në Kukës, ora 16.00