Katër vjet prite cubash
Dështon plani kriminal i Berishës. Mit-ingje madhështore të socialistëve në Mirditë
Nga 18 qershori i vitit 1993 në Shkodër, në 18 qershorin e vitit 1997 në Mamurras
Dështon plani kriminal i Berishës. Mit-ingje madhështore të socialistëve në Mirditë
Katër vjet prite cubash
Nga 18 qershori i vitit 1993 në Shkodër, në 18 qershorin e vitit 1997 në Mamurras
Sundimtarët dhe diktaturat janë përpjekur ta copëtojnë Mirditën
Lideri socialist me një nga mitingjet e ditëve të fundit
(ROJTER)
Pranë që i është organizuar dje në Mamurras kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, të kujton një ngjarje që për koindencë ka ndodhur plot katër vjet më parë në Shkodër, kur Fatos Nano nuk u lejua të takohej me anëtarë e simpatizantë të partisë së tij.
Si dje, si atëherë, ka qenë data 18 qershor.
Shqipëria, në prag të zgjedhjeve elektorale të 29 qershorit, po përjeton kështu “politikën e pritave”, një ndër produktet më të shëmtuar të qeverisjes së Partisë së Sali Berishës.
Me këtë ngjarje vërtetohet se kjo politikë cubash me armë në krah, të gatshëm për gjakderdhje shqiptar me shqiptar, që realisht ka filluar katër vjet më parë kur Berisha me sa zë kishte deklaronte se “Shkodra nuk i do socialistët”, e ka kthyer përjashtimin dhe jo bashkëpunimin, konfrontimin dhe jo dialogun, në politikë zyrtare të Partisë së Berishës.
Kanë qenë këto koncepte primitive në bazë të qeverisjes së PD, prandaj armiqësia ndërpartiake e deri përçarja kombëtare, me pasoja tragjike për fatin e vendit e të demokracisë së brishtë shqiptare, kanë qenë dhe janë bashkudhëtare të sundimit të kësaj partie dhe të lidershipit të saj.
Duke e analizuar ngjarjen e djeshme në Mamurras në kontekstin e zhvillimeve aktuale, del se fryma që futi Sali Berisha në politikën shqiptare që prej katër vjetësh me incidentin e Shkodrës, ku vendi i ndërtit u dha cubave të armatosur, nuk mund të ishte një episod i rastit, por shprehje e një koncepti qeverisjeje që të kujton kohën e shëmtuar ka ndodhur dje, paroditë me liderët socialistë Fatos Nano, Rexhep Mejdanin e Pandeli Majko. Bandat e armatosura të Berishës vazhdojnë të zhytën gjithnjë e më thellë në rrugën e krimit.
Ndërsa liderët socialistë po udhëtonin drejt Mirditës ku do të zhvillonin dy takime, në Rrëshen e Rubik, një bandë e armatosur qëndroj në qytetin e Mamurrasit, e përbërë prej afro 20 vetash, e cila ka hapur zjarr duke bërë thirrje: Kthehuni prapa se do t’ju vrasim, çka tregon se banda kishte zënë pritë për qëllime politike.
(Vijon në faqen 4)
Lideri socialist me një nga mitingjet e ditëve të fundit. (ROJTER)