20/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 qershor 1997

Socialistët ofrojnë bashkëqeverisje

Lideri socialist Fatos Nano, prezanton drejtimet kryesore të qeverisjes së Shqipërisë pas 29 qershorit “Ne jemi për një bashkëqeverisje të gjerë të forcave politike, përfshirë forcat e qendrës dhe të qendrës së djathtë, që kanë mbështetje reale të elektoratit shqiptar” Kryetari i PSSH Fatos Nano në takimin e djeshëm në Pallatin e Kongreseve, ku u prezentuan drejtimet kryesore të programit qeverisës të socialistëve (Foto: A. Rama) “...do të angazhohemi që huadhënësve t’u kthehen në maksimumin e rekuperueshëm paratë e grabitura nga pushteti i Berishës përmes firmave piramidale, si dhe t’u kompensohen nëpërmjet efektit multiplikator të vlerës së re humbjet, duke kaluar nga ekonomia - pazar e Berishës në ekonominë e tregut të standartizuar europian edhe në Shqipëri”

Agimi socialist i 30 qershorit nuk do t’i zhgënjejë shqiptarët

Socialistët dhe social-demokratët “sulmuam” dje me një miting spektakël qendrën e Shqipërisë, Tiranën. Pallati i Kongreseve për 3 orë rresht i pushtuar nga thirrjet “Vlora- Vlora” dhe “E majta do fitojë” ofroi frontin progresist ribashkimin e vet për të shpallur programin që do të qeverisë Shqipërinë pas 29 qershorit. Me një paradë të 15 superkandidatëve kryeqytetas përpara mijëra simpatizantëve tiranas, të majtët shqiptarë theksuan se alternativa e tyre është më e mira që i paraqitet vendit në këto momente të vështira të historisë së vet, dhe për këtë kërkuan nga salla e Pallatit të kongreseve të votohen në shumicë nga mbarë shqiptarët dhe kryeqytetasit. Liderët socialistë bënë apel që Shqipëria të qeveriset ndryshe. “Këtë e kërkojnë njerëzit dhe vota e tyre”, prandaj ata apeluan që këtë shans i cili do të vijë prej votës së tyre njerëzit ta kthejnë në ndryshim. Socialistët kërkuan një qeverisje

Refreni i pjesëmarrësve: “Poshtë Presidenti!”

Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mejdani, takohet me banorë të Krabës Faqe 5

Fatos Nano takon të plagosurit e aktit barbar të Urës Vajgurore

NË SPITALIN USHTARAK Faqe 5

MITING ELEKTORAL I PSSH NË LUSHNJE

Me datë 20.6.1997, ora 10.00, në sheshin qendror të Lushnjes, Partia Socialiste organizon një miting elektoral. Ftohen të marrin pjesë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie.