Takime të liderit socialist në Lushnje, Dushk dhe Rrogozhinë
Në një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste
Partitë: të ndryshojë ora e mbylljes së votimit
ORARI NDAN NDESHSHMËRINË E VOTIMIT NGA MANIPULIMI
Përpjekjet e fundit për një pakt social
ORARI NDAN NDESHSHMËRINË E VOTIMIT NGA MANIPULIMI
Partitë: të ndryshojë ora e mbylljes së votimit
Përpjekjet e fundit për një pakt social
Faqe 4
Dopio gjashta e piramidave përsëri në dorë të Berishës
Faqe 7
Kryetari i PSSH Fatos Nano:
Ju, njerëzit e Myzeqesë, ishit nga të parët që u ngritët të revoltuar nga bëmat e diktaturës së korruptuar të Berishës. Ju fituat dhe diktatori u gjunjëzua. Revolta popullore i hapi rrugën zgjidhjes institucionale të krizës shqiptare
Faqe 3
Takim me përfaqësuesit e IDA-s
Faqe 2
Mes nesh, mirëkuptim i plotë
Partia Demokratike - Berat dhe nëntë parti të tjera përgënjeshtrojnë Partinë Demokratike të Berishës
Faqe 5
Partia Demokratike - Berat dhe nëntë parti të tjera përgënjeshtrojnë Partinë Demokratike të Berishës
Mes nesh, mirëkuptim i plotë
Faqe 5
SHËNIM
Ta ruajmë 29 Qershorin nga provokacionet
“Do bëhen zgjedhjet, s’do bëhen zgjedhjet”, kjo dilemë duket se është bërë refren i ditës në shumë mjedise. Aq e vërtetë është kjo sa që ka njerëz, të cilët edhe pasi mësuan se pas komunitetit ndërkombëtar, edhe vetë Presidenti amerikan Klinton u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri duhet të bëhen më 29 qershor, duke njohur realitetin shqiptar dhe natyrën tepër kontradiktore të Berishës, u duket se këto zgjedhje nuk do të bëhen.
Dhe kanë një farë të drejte. Në PD ndihet keq thellë atmosfera e humbjes, saqë nuk po lënë gur pa vënë në përdorim vetëm për të sabotuar zgjedhjet. Një herë thuhet se PD nuk mund të bëjë fushatë në jug, ndërkohë që kurdisin prita antisocialiste në jug e në veri, pastaj thonë se nuk na lënë të bëjmë mitingje e një kohë që i kanë filluar mitingjet pa filluar asgjëkundi fushata elektorale. Ajo që i shqetëson krerët e PD është se barometri i mitingjeve të tyre tregon një humbje katastrofike për ta.
Për pasojë, sa më shumë që afrohet 29 qershori aq më e largët na duket dita kur do të votojmë për parlamentin e ardhshëm, ndonëse tashmë jemi të ndërgjegjshëm se votimet e kësaj date do të (Vijon në faqen 2)
Mitingje elektorale të PSSH
SOT:
Krujë: ora 18.30
Poro (Vlorë) ora 10.00
Selenicë (Vlorë) ora 13.30
NESËR:
Pogradec: ora 11.00
Korçë ora 13.00
Kolonjë ora 15.00