24/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 qershor 1997

Mbështetje e fuqishme për qeverisjen e ardhshme

Romë - Shën Exhidio: Pakt i partive politike shqiptare në prag të zgjedhjeve

NJOFTIM SHTYPI

Sot në Romë, në selinë e Komunitetit Katolik Shën Exhidio, në prani të përfaqësuesve më të lartë të tij, të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës Italiane, Beniamino Andreatta, si dhe të një numri të madh ambasadorësh të akredituar në Romë dhe përfaqësuesish të medias italiane dhe ndërkombëtare, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një deklarate të përbashkët midis disa partive politike të Shqipërisë për zgjedhjet e 29 Qershorit 1997 dhe qeverisjen e përgjegjshme të vendit pas tyre. Gjatë ceremonisë përshëndetën të pranishmit Presidenti i Komunitetit Shën Exhidio Andrea Rikardi, Kryetari i PSSH Fatos Nano, Krye- Kryetari i PDSH Tritan Shehu dhe Kryetari i PSDSH Skender Gjinushi. Për koalicionin e socialistëve dhe socialdemokratëve shqiptarë nënshkruan Kryetarët respektiv Fatos Nano dhe Skender Gjinushi, ndërsa për koalicionin “Bashkimi për Demokracinë” mori pjesë dhe nënshkroi vetëm Kryetari i PD-së Tritan Shehu. Për grupimin “E Djathta e Bashkuar Shqiptare” morën pjesë Kryetari i PR-së Sabri Godo, Kryetari i PDD-së Petrit Kalakulla dhe nënkryetari i Ballit Kombëtar Hysen Selfo, të cilët ende nuk e kanë nënshkruar këtë dokument. Gjatë ceremonive në Shën Exhidio, Kryetari i PSSH, Fatos Nano zhvilloi bisedime të veçanta dhe të hollësishme me Ministrin Italian të Mbrojtjes Benjamino Andreatta, me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane Luciano Violante, pati takime me një numër ambasadorësh të huaj të akredituar në Romë dhe dha një varg intervistash për median. Autoritetet e Qeverisë dhe të Parlamentit të Republikës Italiane në këto takime rikonfirmuan gjithë mbështetjen e tyre për zgjidhjen e krizës dhe mbajtjen e zgjedhjeve korrekte të 29 Qershorit në Shqipëri, si dhe angazhime të reja serioze për të bashkëpunuar në të gjitha fushat me Qeverinë dhe Parlamentin e Republikës së Shqipërisë për rindërtimin institucional dhe ekonomik të vendit dhe integrimin e tij në Europë. Ceremonia dhe takimet e Kryetarit të PSSH Fatos Nano, u zhvilluan në një frymë shumë të ngrohtë, miqësore, të hapur dhe konstruktive. Zyra e Shtypit e PSSH Tiranë, 23/06, 1997

Një Pakt për të ardhmen e Shqipërisë

Ne, përfaqësues të partive politike të Shqipërisë, përballë gjendjes së rëndë të vendit, dhe kur afati i zgjedhjeve të 29 Qershorit 1997 është krejt i afërt, nënshkruajmë sa vijon: 1. Vlerësojmë se angazhimet e marra përsipër dhe masat që duhet të merren më tej nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar, nga Komisionet Elektorale në të gjitha nivelet, si dhe nga OSBE-ja dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare në të gjithë vendin (në çdo zonë të zgjedhjeve), përbëjnë, në tërësinë e tyre, premisat për një proces zgjedhor të plotë (d.m.th të ndershëm, të pa cenuar) më 29 Qershor 1997. 2. Vazhdomme të angazhohemi që partitë tona të zhvillojnë, edhe në këtë fazë të fundit një fushatë elektorale në përputhje me normat e një dialogu politik korrekt, për të shmangur çdo lloj dhune që do të pengonte lirinë e lëvizjes dhe shprehjes së ideve politike. 3. Përballja nga kriza e rëndë që po kalon Sh- Shqipëria, ashtu si edhe themeli për një proces të vazhdueshëm dhe afatgjatë të zhvillimit demokratik dhe për konsolidimin e një demokracie të qëndrueshme, varet nga mbajtja në mënyrë të lirë e të ndershme e zgjedhjeve të 29 Qershorit 1997. Vetëm në këto kushte, rezultatet e zgjedhjeve detyrimisht të konfirmuara nga Bashkësia ndërkombëtare, do të jenë të pakundërshtueshme dhe të pranuara jo vetëm nga partitë tona politike, por, mbi të gjitha, nga populli shqiptar në gjithë territorin e vendit. 4. Angazhohemi që të garantojmë qeverisjen e vendit, duke qenë të ndërgjegjshëm se e mira dhe zhvillimi i vendit përbëjnë prioritetin themelor absolut të programeve dhe të orientimit (ndërgjegjes) politik për cilëndo parti. Në këtë kuptim, gjendja e rëndë në të cilën ndodhet vendi, kërkon kontributin e të gjitha partive të vënë në kuadrin e një bashkëpunimi politik të arritur me mirëkuptim të përbashkët. Prandaj, ne njohim prioritetin që merr një Qeveri koalicioni real, në të cilën partia që ka shumicën të përkrahet nga parti të tjera, që janë thellësisht të interesuara për rindërtimin institucional dhe ekonomik të vendit. Opozita do të ketë të drejtë, midis të tjerash, të marrë poste me përgjegjësi institucionale, si për shembull, kryesimin e një pjese të qenësishme të Komisioneve Parlamentare, një nga nënkryetarët e Parlamentit, kryesimin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit, etj. FATOS NANO d.v. TRITAN SHEHU d.v. SKENDER GJINUSHI d.v. Romë më, 23 Qershor 1997

Po nënshkruhet fitorja e së majtës

Mitingje entuziaste të opozitës progresiste në Pogradec, Korçë, Kolonjë Faqe 4-5

(ROJTER)

Mitingje elektorale të PSSH

SOT: Elbasan: — ora 11.00 Gramsh — ora 13.15 Cërrik — ora 16.00 Belsh — ora 17.00