09/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 korrik 1997

Zgjedhjet të jenë themeli i një sistemi të fortë demokratik

Raporti përfundimtar i OSBE-së mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 29 qershor - 6 korrik 1997 Pjesë dërrmuese të raporteve të vëzhgimit bëjnë të ditur se procedura e votimit është zhvilluar në një mënyrë të mirë dhe shumë të mirë. Votuesit mundën në munden në përgjithësi të votojnë pa u frikësuar dhe kërcënuar Faqe 2 Katerinë Lagumier

Socialistët fitojnë kudo në Shqipëri Në Veri: PS 14, PD 12

Faqe 3

Shkodër: Ali Spahia jashtë Parlamentit të ri

Shkodër: Ali Spahia jashtë Parlamentit të ri

Ali Spahia jashtë Parlamentit të ri

Votat pro kandidatit të PS Lekë Çukaj ishin me shumicë absolute, aq sa përpjekjet për t’i zbritur padrejtësisht nuk dhanë rezultat Faqe 5 . Votat pro kandidatit të PS Lekë Çukaj ishin me shumicë absolute, aq sa përpjekjet për t’i zbritur padrejtësisht nuk dhanë rezultat. Faqe 5

Rol i rëndësishëm i Italisë për zgjedhjet në Shqipëri

OLLIRAJT I SHKRUAN DINIT: Ollbrajt: “SHBA do të ruajnë angazhimin e tyre të fuqishëm në Shqipëri dhe do të punojnë përmes OSBE për të shikuar se përpjekjet për të ndihmuar institucionet demokratike dhe një ekonomi të qëndrueshme do të vazhdojnë në rrugë të mbarë” SHBA vlerësuan Italinë për punën e mirë të kryer në drejtim të forcave paqeruajtëse për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ndihmë që ishte kyç për kalimin relativisht të qetë të zgjedhjeve. “Do të dëshironim të shprehnim dëshmirën për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Italisë ka luajtur duke ndihmuar Shqipërinë për të mbajtur zgjedhje të suksesshme parlamentare”, thuhet në një letër të dërguar ministrit të Jashtëm Italian Lamberto Dini nga sekretarja Amerikane e Shtetit Madlen Ollbrajt. Kjo letër u bë e njohur pasi Italia njoftoi se 7000 trupat e misionit shumëkombësh në Shqipëri do të tërhiqeshin deri më 12 gusht. “Synimi i përpjekjeve ndërkombëtare shumë rolit të lidershipit të treguar nga Italia duke ndihmuar në organizimin e forcës mbrojtëse shumëkombëshe si dhe duke i dhënë një mbështetje të fortë OSBE”, thekson në letrën e saj Ollbrajt. Ajo vëren disa incidente shqetësuese në raundin e parë të votimeve në 29 qershor si dhe dhuna e njoftuar në raundin e dytë, por shton se zgjedhjet kaluan relativisht në mënyrë paqësore në një vend i cili ka qenë për muaj nën kontrollin e armëve. “SHBA do të ruajnë angazhimin e tyre të (Vijon në faqen 4)

Fino takohet me Prodin

DELEGACIONI SHQIPTAR NË SAMITIN E MADRIT Kryeministri italian do të vijë në Shqipëri menjëherë pas krijimit të qeverisë së re. DELEGACIONI SHQIPTAR NË SAMITIN E MADRIDIT Fino takohet me Prodin Kryeministri italian do të vijë në Shqipëri menjëherë pas krijimit të qeverisë së re. Prodi deklaron: Po vjen koha e tërheqjes së trupave dhe e fillimit të bashkëpunimit të mirëfilltë ekonomik. Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re të zhvillimit të saj ku vendin e ushtarakëve duhet ta zërë fillimi i rindërtimit, i bashkëpunimit, i ndihmës në përgjithësi për të rindërtuar vendin. Dita e sotme shënoi fillimin zyrtar të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s, ndërsa për vendet e tjera anëtare të Këshillit të Partneritetit Euroatlantik ishte ditë kontaktesh diplomatike dhe ceremonish protokollare. Sot, Kryeministri Bashkim Fino zhvilloi një takim të përzemërt me Kryeministrin Italian Romano Prodi dhe MPJ Lamberto Dini. Në takim merrte pjesë edhe Sekretari i Shtetit i MPJ z. Pavli Zëri. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth ecurisë së takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Madrid, zhvillimeve paszgjedhore shqiptare dhe konkretizimit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Romës. Në bisedimet e zhvilluara Kryeministri Fino i shprehu bashkëbiseduesve të tij falënderimet për angazhimin serioz të Italisë në realizimin e zgjedhjeve të 29 Qershorit. Fino i deklaroi z. Prodi se suksesi i Qeverisë shqiptare ishte edhe një sukses i Komunitetit Ndërkombëtar dhe në radhë të parë Italisë që dërgoi forcat shumëkombëshe të mbrojtjes. Kryeministri shqiptar duke nënvizuar zhvillimin përgjithësisht të qetë dhe të suksesshëm të zgjedhjeve bëri një ekspoze të situatës politike paszgjedhore të Shqipërisë. Ai nguli këmbë në faktin që me krijimin e qeverisë së re do të fillojë edhe starti i vërtetë i rindërtimit të Shqipërisë dhe në këtë kontekst ai ritheksoi tendencën e konverencës së Romës si një (Vijon në faqen 4)