19/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 korrik 1997

Sali Berisha mbeturina e fundit e pushtetit të vjetër

Lideri socialist Fatos Nano, prononcohet për vonesën e shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “Në qoftë se do të mbetet President, ne e kemi thënë: do ta ndihmojmë të mbajë premtimet e dhëna nëpërmjet 2/3-ve të vendeve në parlament që na dha vota plebishitare e popullit, duke e larguar përfundimisht këtë faktor të politikës së vjetër dhe të krizës nga skena politike shqiptare” “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i lirë të zgjidhë me koshiencë të plotë juridike konfliktin në fjalë, dhe ne jemi të qartë dhe të vendosur që ditën e parë të konstituimit të parlamentit, nëpërmjet komisionit të mandateve, përfundimisht t’i kërkojmë një përgjigje të prerë zyrtare, tepër luajale dhe shqiptare zotit Berisha” Faqe 2

Berisha përgjegjës i bllokimit të situatës

Skënder Gjinushi Kryetar i PSD:

Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin

Neritan Ceka, President i PAD

Situatë absurde që duhet zgjidhur menjëherë

Sabri Godo, Kryetar i PR:

Ankthi dhe servilët e korridoreve të ministrive

NEPUNËSIT NË PRITJE TË NDRYSHIMIT LEXOJNË GAZETËN... “ZËRI I POPULLIT” Lexoni në faqen 6 nga Rudina Xhunga

2 Prill, kur lindi Hajdari

Kur dëgjohen thirrje kundër qeverisë së ardhshme Faqe 5

Me delegacionin e Institutit Demokratik Amerikan

TAKIM NË SELINË E PS Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë Maqo Lakrori dhe anëtari i kryesisë Ylli Bufi pritën dje delegacionin e Institutit Demokratik Amerikan, të kryesuar nga zonja Suzan J. ATWOOD, Drejtore për Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila shoqërohej nga zyrtarët e lartë të këtij instituti, Z. Tomas Melia, z. Patric Merlo dhe zn. Erin Saberi, përfaqësuese e këtij Instituti në Shqipëri. Drejtuesit e Partisë Socialiste u ndalën në situatën aktuale në vend, për angazhimin e Partisë Socialiste dhe të partive të tjera anëtare të koalicionit qeveritar për realizimin e qeverisjes së ardhshme në dobi të normalizimit të situatës në vend dhe zhvillimit të pandërprerë të proceseve demokratike. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore. Zëdhënësi i PSSH.