20/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 korrik 1997

Nano: Do të mbledhim Parlamentin

Pas vonesave të Presidentit Berisha për të thirrur Parlamentin Të gjithë shqiptarët, veçanërisht maxhoranca e re që mori më shumë se 2/3 e vendeve në parlament, po pret që zoti Berisha të kryejë detyrën e tij të fundit institucionale: thirrjen e parlamentit. Më pas gjithçka kalon tek pushteti i ri legjislativ, tek maxhoranca e re që kontrollon parlamentin e ri. Duhet që të mblidhet parlamenti i ri. Në qoftë se Berisha nuk bashkëpunon ne do ta mbledhim parlamentin e ri dhe kundër dëshirës së vjetër - pra primitivë - të Berishës për ta bllokuar. Dhe përfundimisht, që në mbledhjen e parë të Parlamentit të ri edhe pa bashkëpunimin e Berishës do të ftojmë Berishën të vendosë, do të mbetet deputet - dhe në këtë rast ka fatin të intergohet në filozofinë e bashkëjetesës - apo, do të mbetet edhe për pak orë të parlamentit të ri, President. Intervistë e liderit të maxhorancës Fatos Nano Faqe 2

Ikje pa kthim e Berishës

Editorial Berishës tani nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë dorëzimet e fundit të zyrës presidenciale dhe të largohet prej saj. Kjo është një ikje pa kthim e Berishës. Ai largohet nga posti të cilin e shpërdoroi për pesë vjet duke humbur gjithashtu mundësinë për të trokitur përsëri në atë derë. Ikja e një presidenti nga posti i tij në rrethana normale do të përbënte një ngjarje solemne në jetën e vendit. Në vendet të tjera demokratike, kur ndërrohen presidentët, ngjarje të tilla shoqërohen me ceremoni festive dhe nderime që i përkasin institucionit më të lartë të vendit. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Shqipëri. Nuk do të ndodhë sepse Berisha largohet nga detyra me turp. Ai largohet i imponuar nga verdikti i qartë i popullit për ta larguar atë nga skena politike. Ai largohet për faktin se shumica absolute e ulëse shqiptare nuk e durojnë dot më qëndrimin e tij. Berisha largohet nga posti pas një tragjedie të rëndë të popullit shqiptar. Rreth tre mijë të vrarë, rreth dhjetë mijë të plagosur, shteti goditur rëndë në çdo qelizë të tij, ushtria e shkatërruar, financat e shtetit në ditët të zeza, prestigji i vendit në një gjendje të tillë që do të duhen vite për t'u rregulluar. Këto janë frytet të qeverisjes së mbrapshtë të Berishës gjatë pesë vjetëve të qëndrimit të tij në pushtet. Pesë vjet më parë Berisha erdhi në postin e presidentit si lider i partisë kryesore të opozitës. Me një të kaluar komprometuese komuniste, ai arriti të manipulojë opinionin e vendit dhe të huaj duke marrë pasaportën e kryedemokratit. Kjo ishte edhe një nga arsyet që populli i dha votat më 1992 dhe që opinioni ndërkombëtar e toleroi atë për një kohë më të gjatë se sa duhej. Megjithëse me një të kaluar komprometuese si shërbëtor i bindur i nomenklaturës komuniste, me votbesimin e popullit Berisha e kishte shansin historik ta conte vendin drejt asaj që aspironin shqiptarët, drejt një shoqërie demokratike civile, me shpresë për rritjen e mirëqenies së pandërprerë, me mundësinë për t'u integruar në të gjitha organizmat dhe forumet ndërkombëtare. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kjo për faj të Berishës. Në vend që të përqafonte reformimin, ai u kthye krejtësisht metodave totalitariste klasike në marrëdhëniet e tij me forcat politike dhe institucionet e tjera të shtetit demokratik. Gjithë shtetin ai e vuri në funksion të egos së tij për pu[?]et. Kur ky shtet u desh të përballej me revolta të gjera popullore të ngritura në protesta, ai shkri si kripa në ujë. Berisha e vuri kështu veten në konflikt të hapur me popullin. Urrejtja e popullit ndaj tij arriti atë shkallë që coi në revoltën e armatosur. Me zgjedhjet e [?-?], qershorit u zgjidh përfundimisht konflikti midis Berishës dhe popullit. Tani Berisha duhet të ndërrojë zyrë, duke u kthyer në selinë e partisë së tij. Në të vërtetë kjo zyrë e re nuk është më ajo e vitit 1991, kur ai ishte lider i opozitës. Shqipëria nuk është kështu ajo e vitit 1991. Nuk janë më as shqiptarët si 6 vjet më parë. Edhe loja politike e Berishës nuk do të ketë më ato efekte që ka pasur. E mira e vendit do të ishte që Berisha të largohej përfundimisht nga politika. Kështu ai do të kishte lënë të qetë popullin shqiptar dhe vetë Partinë Demokratike. Por ai nuk mund të rrijë pa një karrige. Kjo është sëmundje e gjithë diktatorëve. Kështu, Berisha mund ta gëzojë karrigen e liderit të PD-së në se do ta lejojnë. Por ai nuk ka për t'u kthyer më në karrigen e kryetarit të shtetit shqiptar. Ai nuk do të kthehet, sepse shqiptarët nuk do të lejojnë më që të vijnë në pushtet mbeturinat e fundit të komunizmit, në formën më bastarde të tyre siç është Berisha.

Sot, PD në luftë me vetveten

Faqe X