Romë: Shqipëria nis udhën drejt Evropës
Kryeministri Prodi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë italiane pritën në pallatin qeveritar “Kixhi” delegacionin e nivelit të lartë të Qeverisë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Fatos Nano
Romano Prodi:
“Ne do të jemi bashkë me vendet e tjera që Shqipëria të kapërcejë plotësisht krizën dhe pasojat e saj. Ushtria policia, ekonomia, shëndetësia, investimet e të tjera, sektore pakete do të prioritaret e ndihmës italiane e bashkëpunimit me Komunitetin Ndërkombëtar për Shqipërinë”
Fatos Nano:
“Vizia e sotme është shumë e rëndësishme e tejet frytdhënëse e të tjerëve për fillimin e së qeverisë së re, por dhe për fillimin e ndërmarrjes së sektorë pakete do të prioritaret e ndihmës italiane e bashkëpunimit me Komunitetin Ndërkombëtar për Shqipërinë”
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i akordon kryeministrit italian Romano Prodi Urdhrin “Skënderbej”
Ish kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar Fino i propozon P[r]c [?] Mejdani të dekorojë me Urdhrin e Flamurit zoti Frane Vr. [?]oki
Aeroporoti i Fiumiçinit, kryeministri Nano duke u nisur për në Romë
(Foto: ROTER)
Nga Tirana për në Romë, për t'u pritur nga homologu i vet, kryeministri italian Romano Prodi, janë nisur kryeministri i vendit tonë Fatos Nano dhe delegacioni që e shoqëron, i përbërë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Rendit Arben Malaj, kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi, ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, ministri i Arsimit dhe Kulturës Ethem Ruka, ministja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Ema Andrea, kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka, si dhe pjesëtarë të tjerë.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, zoti Stefano Baldi. Në aeroport ka qenë i pranishëm dhe ambasadori ynë në Romë, zoti Pëllumb Xhufi. Ai shoqërohej nga njerëzit e ambasadës sonë në Itali.
Më tej, kryeministri Nano, para nisjes së tij për në Romë, i ka deklaruar Televizionit Shqiptar se “Vizita në Itali ka rëndësi të veçantë, pasi ajo bëhet në kuadër të ftesës nga homologu im italian, zoti Romano Prodi, por dhe në kuadër të kontakteve dhe të dialogut aktiv me qeverinë italiane dhe vendet e tjera perëndimore, por veçanërisht në kuadër të ndihmës dhe bashkëpunimit me Komunitetin Ndërkombëtar për Shqipërinë. Mendoj se do të gjejmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e duhur për të krijuar dhe garantuar stabilitetin, dhe qetësinë në Shqipëri”. Kryeministri Nano në vazhdim theksoi se “Është një vizitë me rëndësi, që lidhet jo vetëm me situatën e re politike të krijuar pas zgjedhjeve të 29 qershorit, lutur edhe me hapat socialisht zuri [sic][?]. Edhe më tej mendoj se kryeministri Prodi e kryetarët e tjerë italianë e mirëpresin rezultatin e zgjedhjeve, por dhe kuptojnë nevojën e vendit tonë për t'u integruar e për të qenë sa më i afërt me Bashkimin Evropian dhe me Evropën, si dhe me institucionet e vendet e saj. Në këtë kuadër do të diskutojmë dhe mbi nevojën që ka Shqipëria për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, për t'i dhënë jetë ekonomisë dhe për forcimin e rendit publik e të mbrojtjes së vendit”.
Kryeministri Nano u shpreh gjithashtu i bindur se “Në kuadër të operacionit shumëkombësh dhe angazhimit ndërkombëtar për Shqipërinë, ne do të diskutojmë për mundësinë e një koordinimi më të mirë në të gjithë sektorët dhe me përparësi në sektorin e rendit, ushtrisë, shëndetësisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike”.
Duke folur për takimet që do të zhvillohen, kryeministri Nano theksoi: “Do të kemi rastin që krahas takimit dypalësh midis meje dhe kryeministrit italian Romano Prodi, të kemi dhe takime të zgjeruara me ministra të rëndësishëm të kabinetit italian. Midis tyre do të veçoja ministrin e Jashtëm, zoti Dini, ministrin e Mbrojtjes Andreatta dhe ministrin e Rendit të Brendshëm Napolitano, me të cilët do të diskutojmë më konkretisht për nevojat që ka vendi ynë, për ndihmën konkrete dhe për shkallën e ndihmës që Italia është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë. Ne shpresojmë që qeveria italiane dhe vendet e tjera perëndimore të vlerësojnë më mirë qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e këtij programi të ri qeverisës, për t’i mbështetur më tej përpjekjet e shqiptarëve për rindërtimin e gjithanshëm të Shqipërisë”.
Më pas, kryeministri Nano i pyetur nga Televizioni Shqiptar lidhur me çështjen e zgjidhjes së krizës së Kosovës dhe kontributin e Shqipërisë, kryeministri Nano vlerësoi se “Kjo është një çështje me rëndësi jo vetëm në kuadër të problemeve tona kombëtare, por edhe në kuadër të stabilitetit të Ballkanit. Mendoj se ekzistojnë mundësi për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin, kontaktet dhe dialogun tonë me qeverinë italiane dhe me Komunitetin Ndërkombëtar për një zgjidhje të përshpejtuar dhe afatgjatë të problemit të Kosovës, përmes gjetjes së rrugëve dhe mjeteve paqësore e demokratike”.
Aeroporoti i Fiumiçinit, kryeministri Nano duke u nisur për në Romë (Foto: ROTER)