07/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 gusht 1997

SHIK-u vëzhdi depot e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes Prof. Dr. Sabit Brokaj u përgjigjet deputetëve për gjendjen në ushtri Gjenden planet e veprimeve të ushtrisë kundër popullit. Në ushtri ka Gjeneralë të implikuar drejtpërdrejtë në krime

Rikthehen në depo raketat e vjedhura në Gjirokastër

Në Gardën e Republikës gjenden raketa antitanke

Ishin marrë nga ushtria me urdhër të Berishës

Kontrolli i Shtetit në dorë të opozitës

PARLAMENTI VENDOS: Faqe 3

Silva, rërë në vend të lekëve

Kur pritet të fillojë transparenca e kompanive huamarrëse Sipas zyrës së tatimeve, tatim-f itimi i kompanisë “Silva” për vitet 1994, 1995, 1996 është 114.350 lekë, pra fitimi vetëm 381.166 lekë Sipas zyrës së tatimeve, tatim-fitimi i kompanisë “Silva” për vitet 1994, 1995, 1996 është 114.350 lekë, pra fitimi vetëm 381.166 lekë Dega e Tatimeve të Vlorës: kapitali i nënshkruar dhe i paraqitur në bilanc për firmën “Silva” për vitin 1995, është 2.500.000 lekë. Faqe 3

Berisha drejt Këshillit Kombëtar të PD

Vlora pret të bëhet...

Nuk është e rastit që Vlora në historinë shqiptare ka zënë vend si simbol i luftës për liri. Ajo, në momentet më delikate dhe më tragjike të historisë së vendit, ka përcaktuar fatin e tij. Shteti i Berishës që lamë pas, u përpoq ta përdorte Vlorën si fasadë, tentoi ta fyej e ta vrasë kur ajo dhe populli i saj i mrekullueshëm parandjenë rrezikun e u ngritën në revoltë për të shpëtuar Shqipërinë. Tani, Vlora në anë të detit pret të bëhet. Në të bandat e Berishës shkatërruan gjithçka. Hallët e problemet që duhet të zgjidhë e t’i zgjidhën janë shumë të rënda. Qindra jetë njerëzore të këputura në mes janë një akuzë për qeverinë që ra, por edhe një obligim i madh për të rënë që lindi 29 Qershorin. Rreth 7 mijë familje ose 31% e popullsisë së Vlorës ndodhet në nivelin kritik të jetesës dhe aktualisht rron me ndihmë sociale. 3600 familje janë të pastrehë nga ku 887 prej tyre mbajnë faturën “Gjallica”. Papunësia është një zgjedhje ... [?] që revolta ... [?] ka dëmtuar ... [?] është 34% të ... [?] Bashkisë. Pa ... [?] për rendin e tronditur rëndë. Për të gjitha këto e të tjera, Vlora pret të bëhet. Të nisë pa humbur kohë rindërtimi. Çdo orë që kalon nga kjo nisje thellon mosdurimin njerëzor. Nuk ka më pse të vonojë. Vlora pret bashkëkërcënimin e punëve në shtetin. Qeveri! Syte dhe shpresat tek ti janë mbërthyer.

Shkatërrimi i Ushtrisë Shqiptare, i kësaj force me vlera kombëtare, është shërbimi më i mirë që mund t’u bëhet armiqve të shqiptarizmit dhe tradhëtia më e madhe ndaj shqiptarëve e Shqipërisë.

Kërkohen gazetarë të rinj

Redaksia e gazetës “ZËRI I POPULLIT”, në kuadrin e ristrukturimit të saj kërkon të punësojë 10 gazetarë të rinj. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten në redaksi për të regjistruar, për të marrë pjesë në konkurrimin përzgjedhës, çdo ditë nga ora 10.00 deri në 12.00, nga data 8 gusht deri në 15 gusht 1997. KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËTO KRITERE: 1. Të kenë përfunduar ose të jenë në përfundim të studimeve të larta në degët gazetari, filozofi-sociologji, në degës e fakultetit filologjik, juridik dhe ekonomik. Ky kriter nuk e kufizon të drejtën e paraqitjes edhe nga fakultetet e tjera. 2. Preferohen kandidatët që të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj. 3. Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit. 4. Të mos jenë më shumë se 28 vjeç. REDAKSIA