10/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 gusht 1997

Nano: emërimet vetëm mbi bazën e aftësisë

Mbledhje e KPD të PSSH: Në qendër të debatit forcimi organizativ i partisë dhe ndërtimi i një administrate mbi kriteret e meritokracisë “Kush do të na kuptojë le të luftojë dhe punojë me ne. Kush nuk na kupton le të na shajë por do të mbetet prapa” “Kush do të na kuptojë le të luftojë dhe punojë me ne. Kush nuk na kupton le të na shajë por do të mbetet prapa” Plotësime në udhëheqjen e PSSH: Pandeli Majko Sekretar i Përgjithshëm, Musa Ulqini Sekretar i Marrëdhënieve Publike, Petro Koçi Sekretar për Organizim - Koordinimin Anëtarë të rinj të Kryesisë: Bashkim Fino, Arben Malaj, Luan M. Rama, Ilir Meta, Ilir Zela Lexoni në faqen 2-3 fjalën e Kryetarit të PS-së në mbledhjen e djeshme të KPD

Socialistët të përgjegjshëm për misionin e tyre

Në qendër të punimeve të mbledhjes së djeshme të KPD, ishte marrja masive të gjithëshmëve të partisë për t’u vënë në ballë të situatave për të justifikuar besimin e dhënë nga populli në votimin plebishitar të 29 qershorit. Në këtë kuadër, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano në fjalimin e tij, bëri një vlerësim të përgjithshëm të situatës politike në vend duke vënë theksin tek domosdoshmëria e kapërcimit nga partia të përgjegjësive të mëdha që ajo ka tani që është në pushtet dhe që qeveris në koalicion me parti të tjera. Programin e qeverisë, Fatos Nano e quajti një Bibël në bazë të së cilës duhet të veprojë partia. Kjo punë fillon së pari nga zhbërthimi i këtij programi për ta bërë atë të qartë e të kuptueshëm për njerëzit. Forcimi organizativ i partisë, domosdoshmëri e kohës Jo rastësisht vëmendja kryesore e mbledhjes u fokusua në problemet e forcimit organizativ të partisë i cili diktohet nga situata e re. Në emër të kryesisë së partisë, Fatos Nano [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës] propozoi që në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm të partisë të mbetur bosh nga zgjedhja e Rexhep Meidanit në postin e presidentit të Republikës, të zgjidhet Pandeli Majko, si dhe shtimin e kryesisë së partisë me 6 anëtarë të tjerë duke e çuar numrin e saj në 21 nga 15 që ishte. Nevojën e shtimit të kryesisë së partisë Nano e argumentoi me domosdoshmërinë e forcimit të rolit të udhëheqjes ekzekutive të partisë tani që në një pjesë e madhe e saj është në qeveri, me domosdoshmërinë e ruajtjes së vazhdimësisë së kontakteve të forumeve të zgjedhura me pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër rritja e efektivit të partisë, sot e në vazhdimësi, dikton një rritje të ekzekutivit politik të partisë. Kryetari i partisë theksoi se në forcimin e kryesisë së partisë, është pasur parasysh edhe përvoja e partive të tjera socialiste dhe social demokrate që kanë kaluar nga opozita në pushtet siç është Partia Demokratike e së Majtës në Itali, PASOK-u në Greqi etj. Brenda këtij konceptimi u shtrua me forcë edhe nevoja e rinconceptimit e rritjes së rolit të Departamenteve që veprojnë pranë kryesisë së partisë për t’i ngritur ato në rolin e tyre të vërtetë si zyra politike ekzekutive. Funksionimi organik i partisë në kushtet e reja, kër[?] që përfaqësuesit e saj të ngarkuar me detyra [?] mos e mendojnë dhe shikuesin veten nga [?] shtrirë dhe kontaktet me institucion[?] ... midis kë[?] tyre drejtuese shitorëve dhe forum[?] partisë. Me konsensus, KPD zgjodhi [?]li Majkon në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe zgjodhi në kryesi Bashkim Finon në [?] të Rexhep Meidanit. Mbledhjen pranoi dhe [?] rikutoi gjithashtu kërkesën e Namik Dokles për lirimin e tij nga funksioni i sekretarit për organizimi koordinimin. Kërkesën e tij Dokle e motivoi me faktin se është njëkohësisht edhe në postin e nën kryetarit të kryesisë Kuvendit Popullor dhe sekretar i organizimi koor-dinimit duhet të jet në kontakt të vazhdueshëm si me bazën e partisë edhe me forumet e saj. Në vendin e lënë bosh nga Dokle u zgjodh Petro Koçi, deputet, kryetar i PS Fier. Në funksionin sekretarit të marrëdhënieve publike, KPD zgjodhi Musa Ulqinin, deputet, kryetar i PS i qytetit të Tiranës. Me votim të fshehtë dhe me kandidatura alternative, KPD zgjodhi në kryesinë e partisë edhe Luan Ramën, Ilir

Dosja e krimit

Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar bombardimin me avionë luftarakë të URES së Mifolit në Vlorë. Për gjithçka kanë patur dijeni edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sheme Kosova dhe Këshilltari i Presidentit Adem Çopani. Po Berisha? Faqe 9

Qeveria shqiptare denoncon kontrabandën e cigareve

Faqe 9

Kryetari i PSSH Fatos Nano dhe Sekretari i Përgjithshëm Pandeli Majko (Fotot: A. Rama) Kryetari i PSSH Fatos Nano dhe Sekretari i Përgjithshëm Pandeli Majko (Fotot: A. Rama)