13/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 gusht 1997

Berisha ose hajdut, ose prijës i hajdutëve

Pas deklarimit në Këshillin Kombëtar të PD-së se BE i ka dhënë Shqipërisë 800 milionë dollarë ndihmë falas: Deklarata e bujshme e Shqipërisë vetëm nga Bashkimi Europian i janë dhënë gjetë 5 [?] vite të fundit 800 milionë dollarë ndihmë falas, pa llogaritur këtu qindra milionë të tjera të ardhura përmes programeve bilaterale nga Italia, Gjermania, Austria, Britania e Madhe, Franca, Holanda etj, ka dalë nga goja e Sali Berishës në Këshillin Kombëtar të PD-së. Pas kësaj lind pyetja: ku kanë shkuar këto miliona dollarë të dhëna ndihmë për popullin shqiptar? Në përpjekje për të sqaruar qeverinë e re koalicionit që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve plebishitare të 29 qershorit, Sali Berisha duke folur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike pranoi publikisht se Shqipërisë i janë dhënë 800 milionë dollarë ndihma falas vetëm nga Bashkimi Evropian. Shumë mirë, po ku kanë shkuar këto para? Po a ndihma milionë të tjerë që i gjithnjë sipas Berishës i kanë ardhur Shqipërisë nga marrëveshjet bilaterale ku kanë përfunduar? Fjala është për mbi 1 miliard dollarë, të cilët populli nuk i mori kurrë. Atëherë kush i ka vjedhur? Berisha apo njerëzit e tij? Apo të gjithë sëbashku? E po t’u shtojmë këtyre milionave edhe qindra milionë të tjerë të vjedhura përmes firmave piramidale, merret lehtë me mend se ç’është bërë me këtë vend. Prandaj, duke marrë shkas nga pohimi i Berishës, qeveria dhe gjithë organet e specializuara duhet të nisin menjëherë punën për gjetjen e vendmbërritjes së këtyre parave. Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, dëshmitar më të mirë nga Berisha nuk mund të ketë. Ose në të kundërt, del se ish-presidenti i fundit komunist i Shqipërisë ka qenë aktivin kombëtar të partisë së vet, të cilën pa dyshim do ta ndihë e ta posterojë nga dita në ditë, duke ta udhëheqë me vendosmëri drejt shkatërrimit të plotë. Gjithësesi, cilado që të jetë përfundimi, Berisha do të dalë o hajdut, ose prijës i hajdutëve, përkatësisht, ose kriminel, ose prijës i kriminelëve.

Bomba mbi Bënçë

Synohej likuidimi i liderit socialist Fatos Nano Me gjithë urdhërat e pëherapëshëm, aviatorët nuk pranuan të ngrihen në ajër, sepse kishin marrë vesh që po vritej populli e pafajshme. Për gjithçka kishte dijeni edhe Leonard Demi, aktualisht Sekretar i PD-së. Aviatorët Arian Elezi dhe Agron Daci për të mos zbatuar urdhërat e kriminelëve në pushtet bashkë me avionin ikën për në Itali. Ndryshe nga ç’farë u tha nëpërmjet komunikatës zyrtare, sipas të cilës ata ishin ngritur për stërvitje mesimore, avioni “UT-MIG” kishte në bord 1 mitraloz 12.7 mm dhe një top avioni 28 mm me 80 predha. (Faqe 3) Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, iu rikthen titullin “Oficerë në Rezervë” 30 ish ushtarakëve të lartë që në mënyrë absurde iu ishte hequr më 1992 nga Safet Zhulali, Bashkim Kopliku dhe Bashkim Gazidede Faqe 4 Aviatorët Arian Elezi dhe Agron Daci pas mbërritjes në Brindizi, 4 mars 1997 (Foto: ROJTER)

Korçë: Goditet krimi

Korçë: Goditet krimi Panik midis bandave, qytetarëve iu rikthehet shpresa për vendosjen e qetësisë Faqe 8 Ku kanë shkuar paratë e “Gjallicës” 40 mijë dollarë tek gazeta “Albania” Personi që i ka marrë Enver Bytyçi Faqe 6

Kërkohen gazetarë të rinj

Redaksia e gazetës “ZËRI I POPULLIT”, në kuadrin e ristrukturimit tërësor të saj kërkon të punësojë 10 gazetarë të rinj. Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin në redaksi për tu regjistruar, për të marrë pjesë në konkursin përzgjedhës që do të zhvillohet nga ora 10.00 deri në 12 [?], nga data 8 gusht deri në 15 gusht. KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËTO KRITERE: 1. Të kenë përfunduar ose të jenë në përfundim të studimeve të larta në degët gazetari, filozofi-sociologji, në degët e fakultetit filologjik, juridik dhe ekonomik. Ky kriter nuk e kufizon të drejtën e paraqitjes edhe nga fakultetet e tjera. 2. Preferohen kandidatë që të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj. 3. Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit. 4. Të mos jenë më shumë se 28 vjeç. REDAKSIA

(Vijon në faqen 2) Faqet 2 REDAKSIA