15/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 gusht 1997

Pollo, dorëzo armët!

Në piramidat e krimit shtetëror: Ish Presidenca e Berishës, bandë e armatosur Në shkurt - mars janë armatosur lideri i PD-së Genc Pollo, Sekretari i Presidencës Kolec Topalli, djali i Berishës Shkëlzen Berisha TIRANË-Në shkurt-mars të këtij viti Presidencia shqiptare ka qenë bunkeri më i madh në vend. Kjo jo vetëm nga mitrolozat e rëndë të vendosur në çdo cep të saj. Por për shkak të armatosjes së të gjithë personelit të saj. Xhahit Xhaferri, komandant i Gardës së Republikës ka urdhëruar armatosjen e personelit të Presidencës Shqiptare. Sipas urdhërit të tij janë armatosur të gjithë nëpunësit, këshilltarët me të afërt të Presidentit Berisha. Pas zbatimit të këtij urdhëri këta nuk kanë qenë më zyrtarët e institucionit më të lartë shqiptar por thjeshtë, njerëzit kallashnikov. Në këtë kohë këta kanë qenë të parët shqiptarë të armatosur. Lista hapet me këshilltarin politik të Ndre Legisi: Nëse në këtë parlament ka deputetë të kallashnikovëve, ata janë deputetët e PD-së. Ne disponojmë dokumenta të plota që me urdhër të Sali Berishës, ata janë armatosur dhe në krye të listës është emri i Genc Pollos [Dokument në fotografi: REPUBLIKA E SHQIPËRISË; PRESIDENCA; ...; GENC POLLO; KARTA DEMOKRATIKE; MIRATOHET; Me bazë të ligjit nr. 7556, datë 25.5.1992, Neni 5 “Për armët”] cionit hapet me këshilltarin politik të Presidentit Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Genc Pollo. Vazhdon me sekretarin e përgjithshëm të presidencës, Kolec Topalli. Kallashnikov kanë marrë edhe këshilltari për ndërtimin, këshilltari për bujqësinë dhe të gjithë me radhës këshilltari juridik deri daktilografiste të presidencës. Mes të armatosurve kanë marrë kallashnikov edhe, si Dja[?]na Ngresi, Lidra Glozhe[?]ni, Odeta Zhegu, Eda Sejko, Valdete Vorpsi. Por komandanti i Gardës së Republikës ka armatosur dhe dërguar adoleshent të Presidentit të Republikës Shkëlzen Berisha. Kjo armatosje e zyrtarëve të presidencës konfirmohet nga Ministria e Brendshme. Ish komandanti i Gardës së Republikës ika kërkuar në datën 5 gusht 1997 zoti Genc Pollo dorëzimin e armëve personelit të presidencës, ku përcaktohet si afat i fundit data 12 gusht 1997. Por burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se Genc Pollo, Kolec Topalli e plot zyrtarë të tjerë të presidencës nuk i janë përgjigjur këtij urdhëri karizmatik. Ish këshilltari politik i presidentit Berisha, sot (Vijon në faqen 2)

Nis debati për Kushtetutën e re

DJE NË PARLAMENT: Nis debati për Kushtetutën e re. PD kundër dhe largohet nga salla. Pas këtij qëndrimi PS vendos të mos marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të propozuar nga PD. Faqe 2

Do të jem gjithmonë në shërbim të besimit që më dha Parlamenti

Mesazh falenderimi i Presidentit të Republikës Prof. Dr. Rexhep Meidani Me rastin e zgjedhjes sime në postin e lartë të Presidentit të Republikës, më kanë ardhur një numur shumë i madh telegramësh dhe mesazhesh urimi nga parti politike, organizata joqeveritare, institucione arsimore, kulturore e shkencore, autoritete lokale, këshilla bashkiak e të komunave, firma dhe ndërmarrje prodhimi, shoqata bamirësie e fetare, klube sportive, veçanërisht personalitete të shquara dhe bashkëpunëtorë të hershëm. ... bashkëpunim e bashkëjetesë në dobi të Atdheut. Mbështetjen tuaj e çmoj jo si ndarje përgjegjësish, por si vetëpërfshirje të gjithëve shqiptarëve në përkushtim për të ndihmuar sipas mundësive në ndërtimin e një shoqërie civile, pa armiq, pa dhunë, pa përçarje, pa dallime krahinore, fetare apo kulturore. Besimin tek personi im e shikoj si mirëkuptimin tuaj në angazhimin tim për të lënë mënjanë të kaluarën me objektiv të ardhmen, ku pozita dhe opozita, me luajalitetin që rrjedh nga detyrimi për momentet e vështira nëpër të cilat kalon vendi, nga angazhimi ndërkombëtar për daljen tonë nga kriza, nga vullneti që populli të shohë një ditë më të mirë, të bashkëjetojë për hir të interesave të larta të atdheut dhe të kombit shqiptar. Së bashku me mirënjohjen time, ju siguroj se do të jeni gjithmonë në shërbim të besimit që më dha vendi shqiptar. … [pjesë e dëmtuar dhe e palexueshme]

KARTA DEKLARATE

MIRATIM Në bazë të ligjit nr. 7566, datë 25.5.1992, Neni 5 “Për armët” dhe urdhërit të Ministrit të Brendshëm nr. 160 datë 2.10.1993 “Mbi kriteret e dhënies, heqjen dhe administrimin e armëve”, Garda e Republikës pajis me armët funksionet e mëposhtme: anëtarët e kryesisë së Kuvendit Popullor e të Qeverisë; kryetarët e Partive politike dhe persona të tjerë të barazuar me ata, si dhe shoferët e tyre. Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme me urdhër të Komandantit të Gardës së Republikës janë pajisur me armë personale i Presidenti. Por me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme personat e poshtëshënuar duhet të dorëzojnë armët e marra nga Garda e Republikës brenda dt. 12.8.97: 1. Genci Pollo 2. Theodhosi Sallaku 3. Ilirjan Tufina 4. Kolec Topalli 5. Orhan Sakali 6. Fatos Haxhiazi 7. Agim Sakalli 8. Liana Ngresi 9. Lidra Glozhani 10. Josif Nadi 11. Odeta Zhegu 12. Lirim Dedi 13. Eda Sejko 14. Geziz Jorgani 15. Sherri Kaloçi 16. Alban Alibani 17. Monor Ilko 18. Valdete Vorpsi 19. Kolel Tiraka 20. Tanush Frasheri 21. Fatbardh Avazi 22. Shkëlzen Berisha 23. Urim Çoja 24. Theodhoz Collaku 25. Ilir Rrumbullaku. KOMANDANTI I GARDËS SË REPUBLIKËS

NJOFTIM

Ditën e Hënë, datë 18 gusht 1997, ora 12.00 në selinë e KPD të PSSH, do të zhvillohet një takim me kryetarët e KD të PS të rretheve, për disa probleme organizative. KRYESIA E PSSH

Mblidhet Këshilli i Mbrojtjes

— Faqe 2