07/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 shtator 1997

Shqipëria në zi për Nënë Terezën

Komision i posaçëm qeveritar për të nderuar Nënë Terezën. Shpallet zi kombëtare në datat 11,12,13 shtator Presidenti i Republikës Rexhep Meidani, Kryeministri Fatos Nano dhe qeveritarë të tjerë të lartë shprehin ngushëllime në shtëpinë e misionareve të “Nënë Terezës” në Tiranë Faqe 5

Të ndryshojmë 555 vjet mentalitet

Kryeministri Nano takohet me eurosocialistët radhëtesaj dhe aspak si një vegël. FRESSH-i, i ka dhënë PS potenciale intelektuale në radhët e saj si deputetë, ministra, sekretarë të përgjithshëm etj. U kërkua që PS të krijojë kushte me qëllim që Forumi të inkorporojë kërkesën ndaj PS për të marrë përsipër realizimin e përgjegjësive përballë elektoratit dhe bashkëmosha-

4 -5 tetor 1997, Kongresi i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar

Dje paradite në drejtimin e kryetarit të FRESSH-it Ilir Meta, u zhvillua mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetari i PSSH-së, Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Financave Arben Malaj. Në fillim të mbledhjes kryetari i FRESSH-it Ilir Meta, i njohu të pranishmit me ecurinë e përgatitjeve për kongresin e III të FRESSH-it dhe zhvillimin e deritanishëm të konferencave të FRESSH-it në rrethe. Më pas KPD i FRESSH-it vendosi që Kongresi i III i FRESSH-it të mbahet më 4-5 tetor 1997 në Tiranë. Po kështu KPD i FRESSH-it vendosi që deri në 20 shtator të përfundojnë të gjitha konferencat në rrethe. KPD miratoi përbërjen e grupeve për raportin politik dhe për ndryshimet në Program e Statut. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për rolin e FRESSH-it në situatën e re të paszgjedhjeve. Kryesia e FRESSH-it

mentalitet

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano në mbledhjen e djeshme të KPD të FRESSH Ecuria përgatitore e punës nga FRESSH-i deri në zhvillimin e punimeve të Kongresit të tretë rinor të kësaj organizate, ajo çfarë është bërë gjatë periudhës 3 vjeçare dhe ajo çfarë synohet të bëhet më tej, ishin disa nga objektet kryesore të mbledhjes së parafundit deri në kongres që KPD i FRESSH-it organizoi dje në selinë e PS. E ndëruan këtë mbledhje me pjesëmarrjen e tyre kryeministri dhe kryetari i PSSH z. Fatos Nano, Ministri i Financave z. Arben Malaj, sekretari i Përgjithshëm i PS z. Pandeli Majko etj. Në fjalën e hapjes, kryetari i FRESSH-it z. Ilir Meta, bëri të qartë qëllimin e këtij takimi të rëndësishëm me drejtuesit e FRESSH-it në rrethe. Pas mbajtjes së dy minutave heshtje në nder-im të figurës të shquar të Nënë Terezës, propozuar nga kryeministri Nano dhe humbjes së njeriut prej aktivistëve të organizatës rinore socialiste Sh. Lulja propozuar nga kryetari i FRESSH-it Ilir Meta, u kalua në trajtimin e gjerë dhe të gjithanshëm të objektivave të caktuara të forumit. Mbledhjen e djeshme, Meta e cilësoi shumë të rëndësishme. Ai nuk la pa përmendur rolin aktiv që luajtën rinia socialiste në kushtet e një territori të egër diktatorial dhe vendin madh që zë puna e saj si fitore e alternativës së majtë. Nënkryetari i FRESSH-it z. Gjergj Koja u përqendrua në raportet e FRESSH-it me PS. Më pas, diskutantë të ndryshëm eurosocialistë, në fjalën e tyre kërkuan që rinia të konsiderohet si një partner i drejtë me potencial në të përgjithshmen që Forumi të konceptojë përballë elektoratit dhe bashkëmoshatarëve të rinj. Krijimi i hapësirave të reja për integrim, vënia e saj në qendër të politikës, besimi ndaj rinisë etj., u trajtuan nga shumica e diskutantëve. Sekretari i Përgjithshëm i PS z. Pandeli Majko theksoi problemin e mënyrës së ndërtimit të politikës së re si dhe të integrimit të FRESSH-it në të. “Kjo - tha ai - nuk bëhet me shtrëngim fjalësh, Qeveria nuk sjell diferencime ligjore përballë rinisë”. Mënyra e integrimit të rinisë - tha Majko, nuk zgjidhet me takime minutash. Ne duhet të tensionojmë ... . Pushteti këtu ... ne të jemi ... njeritjetrin. ... para PS dhe FRESSH ... shtrohet sida ... politike të re, të integruar të FRESSH-it me mënyrën e reja e të fjalëve. Detyrat e forumit janë rritur tani. Na duhen zëra edhe brenda PS për të dalë dobësitë tona”. Në këtë mbledhje të rëndësishme të eurosocialistëve folën gjatë edhe kryeministri dhe kryetari i PS z. Fatos Nano si dhe Ministri i Financave z. Arben Malaj.

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Merituar i Sportit” Refik Resmja

Faqe 15 Refik Resmja

Konsultë me akademikët për çështjen kombëtare

Takim në Presidencë: Faqe 4

Kriza e ujit të pijshëm mbledh përfaqësuesit e pushtetit lokal

Faqe 8