10/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 shtator 1997

Dosja e krimit që shkatërroi ushtrinë është hapur...

Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj për prononcimet e fundit të Zhualit dhe Vinçanit Aty janë njerëzit që komanduan ushtrinë, që komanduan SHIK-un dhe rendin, është vetë ish Komandanti i Përgjithshëm Faqe 5

Së shpejti, kushtetutë e re për të gjithë shqiptarët

Tryezë e rrumbullakët e forcave politike shqiptare për hartimin e kushtetutës së re PD-ja bojkoton tryezën e partive. Përfaqësues të forcave politike, kritikojnë veprimin absurd të PD-së Faqe 3

Vranicki pret Nanon në Vjenë

I ngarkuari special i OSBE-së për Shqipërinë ish Kancelari i Austrisë Vranicki, i uron mirëseardhjen në Vjenë kryeministrit shqiptar Fatos Nano (Foto: [?])

Mik i vërtetë i Shqipërisë së...

Dorëzimi i urdhërit të Lartë “Skënderbej” për Franc Vranickin ishte një fillim domethënës i turneut të tanishëm europian të kryeministrit Fatos Nano. Franc Vranicki hyn në radhën e burrave më të njohur të shtetit të politikës së sotme ndërkombëtare. I doktoruar në ekonomi dhe biznes, ai punoi për gati 15 vjet si ekspert dhe drejtues kryesor i dy bankave më të mëdha austriake me emër në botë. Ndërkohë, ishte bërë mjaft i njohur si “star” i ekipit kombëtar të basketbollit austriak. Ndryshimet qeveritare të fillimit të viteve ’80 e gjetën atë këshilltar dhe ministër të Financave, dhe më 16 qershor 1986 emërohet Kancelar Federal i Austrisë. Këtë post të lartë e mbajti për mbi 10 vjet rresht, deri në janar 1997. Këtë vite është pak të cilësohen të suksesshme, ndaj do të mbahen mend gjatë. Austria doli më në pah si partner i rëndësishëm i besueshëm politik, diplomatik dhe ekonomik ndërkombëtar. Ajo u rreshtua në 24 vendet më të pasura të botës. Padëshiruar rritja më e madhe e kësaj kohe ishte pranimi i saj në Bashkimin Europian më 1 Janar 1995. Në krye të Partisë Social-demokrate që nga viti 1987, Vranicki ka bërë shumë për përpunimin e koncepteve bashkëkohore të socialdemokracisë, sidomos atë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social, solidariteti dhe ndihma për vendet më të prapambetura, respektimi i vlerave të Luftës Anti-fashiste dhe antinaziste, lufta kundër diskriminimit shoqëror etj. Universi Jeruzalemi i ka dhënë atij titullin Doktor honoris për ndërlidhjen e vlerës dhe demon... [?] e fuqishëm të genocidit ndaj hebrejve. Shquhen mjaft deklarata të forta të Vranickit kundër politikës së konfrontimit të së djathtës ekstreme austriake që kërkonte evokimin e periudhës së nazizmit, p[r?]shpjegjen institucionale të krijuara me aq mund gjatë pasluftës si dhe në favor të shtresave të privilegjuara. Gjatë kësaj periudhe, ish Partia Socialiste austriake, u kthye në Parti Socialdemokrate ndër më të fuqishmet në botë. Fitorja e bujshme e PSD në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit 1996, ishte e posta rad-hazi mbi opozitën e djathtë gjatë kohës që Vranicki ishte kryetar i saj. Si një ndër zëvendëspresidentët e Internacionales Socialiste, ai është sot një pikë e rëndësishme referimi për elitën e socialdemokracisë botërore. Drejtimi nga ana e tij për një periudhë që të gjatë kohë i një vendi si Austria, e kanë bërë Franc Vranickin një figurë të jetës së njohur dhe të respektuar në majat e politikës botërore. Ndaj, nuk është rastësi që pa kaluar as dy javë nga dorëheqja e tij e vullnetshme, kryetari i radhës i OSBE-së, në konsensus të plotë me gjithë bashkësinë dhe qarqet drejtuese politike ndërkombëtare, i besuan atij detyrën delikate të mediatorit të zgjidhjes së krizës së parë shqiptare. (Vijon në faqen 12)

U nis për në Athinë delegacioni i PSSH

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PA-SOK-ut, u nis për në Athinë për vizitë zyrtare një delegacion i PSSH i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PSSH, Pandeli Majko. Në përbërje të delegacionit janë edhe Luan M. Rama, anëtar i Kryesisë së PSSH dhe deputetët Anastas Angjeli, Jonuz Bega dhe Vangjel Tavo Zedhenesi i PSSH

Presidenti Meidani në Universitetin Bujqësor

Faqe 6

Policia të flasë vetëm me gjuhën e ligjit

Faqe 4

Skandal: Qeveria e PD-së ka regjistruar në fakultete studentë pa arsimin e mesëm

Faqe 6