12/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 shtator 1997

Ollbrajt fton Nanon

Pas turit politik në Evropë Kryeministri shqiptar do të udhëtojë për në Uashington UASHINGTON-Uashingtoni do të presë kryeministrin shqiptar. Më 26 shtator kryeministri shqiptar Fatos Nano do të takohet me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madlen Ollbrajt. Takimi do të zhvillohet gjatë ditëve të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kanë qenë vetë zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikane të Shtetit që kanë konfirmuar ftesën e Sekretares Amerikane për kryeministrin shqiptar. Sekretarja e Shtetit Ollbrajt dhe kryeministri shqiptar Nano do të diskutojnë gjatë takimit të tyre rreth perspektivave për rikthimin e stabilitetit në Shqipëri dhe sigurimin e ndihmave të huaja. Vizita e Nanos në Shtetet e Bashkuara do të shoqërohet edhe nga një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Uashingtonit. Madlen Ollbrajt

Më pranë Evropës

Sa larg është Brukseli nga Tirana? E shtrojnë këtë pyetje sepse Brukseli njihet sot si kryeqyteti i Evropës së Bashkuar. Me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptar Fatos Nano atje, ku u prit përzemërsisht nga personalitetet më të lartë të Bashkimit Evropian, pyetja e mësipërme e humbi nocionin e saj gjeografik dhe fitoi një përmbajtje të re politike. Si pasojë pas vizitës shumë të suksesshme të Nanos në Bruksel vjen e qartë përgjigjja: Tirana nuk ka qenë kurrë më afër se sa sot nga Brukseli. Kjo është pasojë e mbështetjes së gjerë konkrete që gjeti Fatos Nano dhe qeveria që ai përfaqëson në Bruksel. Disa qindra miliona dollarë përbëjnë shumë që i akordohet Shqipërisë për të hyrë në rrugën pa kthim të stabilitetit e të normalitetit. Mësimi i parë që vjen nga kjo është se Evropa demokratike tregon me këtë rast se e quan të kapërcyer krizën e thellë e të jashtëzakonshme që mbërtheu Shqipërinë në muajt që kaluan. Ajo pasi i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit dramatike në vendin tonë, ku veç të tjerave u zbeh edhe koncepti që po krijohej se Shqipëria i përket Evropës, gjen rastin të pohojë mbështetjen e saj për qeverinë e Fatos Nanos që ajo të ecë në rrugën e nisur. Por mbështetja nga Evropa nuk do të thotë kurrsesi se ajo na thotë të kryqëzojmë duart e të mos punojmë. Ky koncept krejtësisht i gabuar kishte zënë vend në gjithë programin e qeveritarëve të kaluar, të cilët duke shpërdoruar parullën me të cilën erdhën në pushtet “Ne qeverisim, bota na ndihmon”, krijuan një [eje?] iluzive të shqiptarëve drejt Evropës. Kjo [eje?] ka qenë shpesh plot trauma, ka qenë e mbarsur edhe me tragjedi njerëzore, ka qenë edhe një [eje?] si në tym, si pasojë e disekuilibrave të shfaqura kur në politikën tonë të jashtme fabrikoheshin më shumë miq se armiq. Evropa na do që ne shqiptarët të përveshim llërët këtu në Shqipëri e jo t’u hipim barkave për të zënë brigjet e Italisë mike. Evropa na do që ne shqiptarët të heqim dorë nga gjuha e urrejtjes dhe e ndasive politike, duke gjetur mirëkuptimin e frymën e bashkëpunimit për kaq ribërje demokratike aq shumë të dëshiruar. Evropa na do që ne të integrohemi natyrshëm e pa sforcime, pa propagandë e pompozitet, kur pas çdo vizite thuhej se sot na u hapën dyert e saj, si të ishim në përrallën e Ali Babait. Kishte në fjalët plot ndjenjë të zotit Santer, kryetarit të Komisionit të Bashkimit Evropian një ndjenjë zhgënjimi për ndihmën që iu dha vitet e kaluara Shqipërisë, ndihmë që për fatin e keq të shqiptarëve vajti dëm. Por ky “episod” zinte fare pak vend në atë frymë miqësore besimi të lartë që u manifestua nga ai dhe gjithë personalitetet e kësaj organizate të fuqishme duke pritur kryeministrin shqiptar. Jo për të thënë “Të shkuara, të harruara”, por sepse qeveria e re shqiptare i ka të gjitha kualitetet, garancitë dhe ambiciet se do të dijë të drejtojë Shqipërinë drejt ndërtimit të ekonomisë së tregut, shtetit ligjor e të një demokracie të zhvilluar nga lloji evropian. Kryeministri shqiptar takon në BE, Zhak Santer, në Luksemburg Kryeministrin Zhan Klod Jukner, Presidentin e Bankës Evropiane të Investimeve Ganimatas Kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Jukner dhe Kryeministri Nano

Kryeministri shqiptar takon në BE, Zhak Santer, në Luksemburg Kryeministrin Zhan Klod Jukner, Presidentin e Bankës Evropiane të Investimeve Ganimatas

Madlen Ollbrajt

Kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Jukner dhe Kryeministri Nano

NANO NE TIRANE ME 250 MILIONE DOLLARE

Faqe 3