18/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 shtator 1997

Do të dëshmojmë që shqiptarët kanë bërë zgjedhjen më të mirë me votën e tyre të lirë

Konferencë shtypi e ministrit të Financave, Arben Malaj: Të këmbëngulim sot, për të arritur diçka të mirë nesër Faqe 1

Kërkohet ndjekje penale për

Mbërrin denoncimi i parë për autorët e tragjedisë shqiptare

Penale për shtetasin Sali Berisha

Në emër të drejtësisë së vërtetë, në emër të gjakut të derdhur nga të gjithë të vrarët e të plagosurit në qytetin e Vlorës, në emër të sakrificave e vuajtjeve të panumërta të popullit trim e heroik të këtij qyteti, në emër të torturave dhe dhunës fizike e psikike që pësoi ky popull, në emër të shqetësimit qytetar për të gjitha shkatërrimet, degët, vjedhjet, humbjet e pronës e pasurisë së përbashkët dhe asaj private, për periudhën janar-qershor 1997, bazuar edhe në Nenin 281 të K.Pr.Penale, bëjmë këtë kallëzim penal për fillimin e ndjekjes penale nga organi i juaj ndaj shtetasit Sali Berisha, ish-President i vendit, dhe bashkëpunëtorëve të tij, si përgjegjës dhe shkaktar kryesor përsa më sipër në qytetin e Vlorës në veçanti dhe në të gjithë Shqipërinë në përgjithësi. Kështu shprehen disa qytetarë të Vlorës në një kallëzim për ndjekje penale në ngarkim të shtetasit Sali Ram Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij, i cili ka mbërritur në adresë të prokurorit të përgjithshëm. I kallëzuari nga ana jonë, frikëson çdo vend të denoncuesit, me dashje direkte dhe indirekte, për mendimin e veprimet e tij, ka konsumuar plotësisht në bashkëpunim me Bashkim Gazideden, Agim Shehun, Sokol Mulosmanin etj., veprat penale të genocidit, krime kundër njerëzimit, shpërdorimit të detyrës etj., vepra penale këto të parashikuara nga nenet 73, 74, 248 dhe 25 të K.Penal. Më konkretisht: - Më dt.10 shkurt 1997, personat e mësipërm, të udhëhequr nga qëllimi politik për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, hodhën kundër popullit paqësor të Vlorës, mbi 5000 forca të policisë, nga konfrontimi i tyre me këtë popull u vranë nga policia qytetarët e pafajshëm vlonjatë Artur Rustemi, Estref Llahaj dhe Maliq Banushi, konfrontim ky që përfundoi me shkatërrimin plotësisht të policisë së ardhur nga Tirana dhe asaj të Vlorës. Më dt.28.02.1997 forcat e SHIK-ut të dërguara nga personat e mësipërm në Vlorë, në lagjen “10 Korriku”, qëlluan me armë zjarri mbi popullin e protestave paqësore duke vrarë tre qytetarë të tjerë, të quajtur Fatmir Tozaj, Shkëlqim Bogdani dhe Artur Zotaj. Si rezultat i këtyre tragjedive populli i Vlorës, për t’u vetëmbrojtur, mori nga depot e armatimit të repartit ushtarak të Divizionit të Vlorës, armatim teknik dhe municion, që qëllësoi shkatërrimin plotësisht në njerëz dhe mjete të këtyre reparteve. Atë nuk e karritën dot me forcat e policisë dhe SHIK-un, personat e mësipërm menduan ta realizonin duke aktivizuar bandat kriminale, në radhët e të cilëve ata aktivizuan elementë të dënuar për krime nga më të rëndat, të cilët nxorën nga burgu dhe cilët i sulen për të mbajtur të rrethuar Vlorën në një gjendje tmerri dhe pasigurie, në një gjendje pa shtet, në mëshirë të fatit, gjë që bëri që populli i Vlorës për rreth 6 muaj të mbyllej në shtëpi me armë në dorë, në pritje të trokitjeve të padëshiruara, duke kaluar një gjendje stresi të pazakontë. Janë këto banda të cilat kryen në qytet si vrasje, grabitje, marrje peng, vjedhje etj., gjatë kohës së mësipërme dhe shteti fantazmë i S.Berishës jo vetëm që i organizoi, por e nxiste në mënyrë të paskrupullt aktivitetin e tyre kriminal. U vranë e u plagosën rreth 1.100 vlonjatë të pafajshëm, ndër të cilët përmendim policët vlonjatë Spiro Toshi, Gezím Shabani, Besim Manolli dhe Vlorën Rrapi, qytetarët Kozma Mata, Veledin Tafili, Sinan Lika, Petrit Lloj, Hajri Tahiri, Arben Osmani, eqindra të tjerë. Dhuna, terrori fizik dhe psikik i Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, detyroi qindra qytetarë vlonjatë të emigrojnë për në Itali me det, emigrim ky që më datë 28 mars 1997, shënoi në historinë e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë tragjedinë e Otrantos, më të madha, me 104 viktima, burra, gra e fëmijë, tragjedi kjo, që tronditi jo vetëm qytetin tonë. Sali Berisha, me firmat piramidale që lejoi, është hajduti më i madh i pasurisë së shqiptarëve gjatë gjithë ekzistencës së këtij populli, i gjakut dhe djersës së tyre. Z.Prokuror i Përgjithshëm! Vënia para përgjegjësisë penale e S.Berishës dhe bandës së tij është krahas të tjerave edhe një detyrim moral, jo vetëm detyrim ligjor. Pasojat e kësaj veprimtarie kriminale janë kolektive dhe nga ana juaj edhe kryesisht mund të veprohet. Tashmë është bërë e qartë se kaq e madhe e keqja në vendin tonë është S.Berisha dhe banda e tij. Ne duhet ta shkulim nga rrënjët këtë të keqe, pasi nuk kemi kohë më për të humbur, për të ndërtuar një shoqëri me të vërtetë demokratike, civile dhe rendimore, shoqëri kjo që po pengohet dhe aktualisht nga veprimet e të kallëzuarit prej nesh, përfundon kallëzimi i qytetarëve vlonjatë.

Racist, Sexist, Fascist BERISHA GO AWAY Racist, Sexist, Fascist / BERISHA GO AWAY

Manifestim i madh kulturor e sportiv në Ditën e Paqes e të Lirisë

Faqe 2

“Vlerësoj platformën e qeverisë së re shqiptare për çështjen kombëtare”

Rugova në selinë e PSSH Faqe 2