21/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 shtator 1997

Hapësira të reja bashkëpunimi dhe ndihme për policinë shqiptare

Vizitë e suksesshme e delegacionit shqiptar të Ministrisë së Brendshme në Itali Faqe 2

Berisha ka “nxitur” Mazrekun

Sekuenca filmike të seancave parlamentare të ditës së martë dhe të mërkurë akuzojnë ish Presidentin Hakmarrje kriminale e frymëzuar në rregullat makabre të Kanunit Glorifikimi që i bëri Berisha kanunit në kulmin e veprimit të tij duke sjellë masakër në të gjithë Veriun e Shqipërisë, ishte thirrja shtetërore për të vazhduar “ligjin” e vjetër Do të ndodhte e njëjta gjë, në rast se do të ishin të njëjta kushte sherri të cilat shqiptarët i panë përmes ekranit hollësisht, edhe nëse Hajdari e Mazreku do të ishin të veshur me tirqe, në kokë do të mbanin qeleshtë e bardha. Faqe 4

Politikanizmi parlamentar

Nga Neshat Tozaj: Deputetëve u duhet shqipëruar veçanërisht si ta kuptojnë shprehjen “taksative”: “Parlamentari nuk mban përgjegjësi për ato që thotë në Parlament”. Kjo nuk do të thotë kursesi që parlamentari të mbajë nga nënshkrimi shprehje ta dëgjojë gjithë populli, kjo nuk do të thotë që kur flet kolegu yt të bësh “ham-ham”; kjo nuk do të thotë as të përdeshesh me grushta, kjo nuk do të thotë të thotë të marrësh fjalën për çështjen që diskutohet në seancë dhe ta shfrytëzosh dalliazhin në drejtim e fjalës për të sharë gjithë kohën. Faqe 2

Provokacione të turpshme kundër SHBA

Në fokus: Kushdo e ka të qartë se fajin Berishes dhe partisë që përfaqëson për ato marrëdhënie jo normale që krijuan me administraten amerikane, nuk ia ka patur një apo disa diplomate amerikane ne Tirane, por qëndrimet e tij antidemokratike prej një politikani aventuresk. Faqe 3

Lindja dhe fundi i qeverisë së Stabilitetit

Nga Agim Mero: “Ata që nuk janë në gjendje të kujtojnë përvojën, janë të dënuar ta përsërisin atë.” Faqe 8